Autor: TV News

Partitë politike të Luginës së Preshevës: Partia për Veprim Demokratik (PVD) Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) Partia Demokratike (PD) dolën me deklaratë të përbashkët për kandidaturën e Faton Bislimit për president të Republikës së Kosovës “Ne, përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, duke u nisur nga përgjegjësia jonë politike dhe kombëtare ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe nga nevoja për forcimin e lidhjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës, shprehim përkrahjen tonë për z. Faton Bislimi si kandidat për President të Republikës së Kosovës. Ne e konsiderojmë z. Bislimi një figurë me profil…

Read More

Forcat Ajrore Greke u vunë menjëherë në gatishmëri pasi një avion turk pa pilot (UAV) u zbulua duke hyrë në Rajonin e Informacionit të Fluturimit të Athinës (FIR) dhe duke shkelur hapësirën ajrore kombëtare greke. Raportohet se droni turk fluturoi mbi zonën më të gjerë detare midis Samothrakisë dhe Lemnos, duke shkaktuar aktivizimin e menjëhershëm të procedurave të përcaktuara të mbikëqyrjes dhe përgjimit. Përgjigja greke ishte e shpejtë. Një palë avionë luftarakë F-16 nga Forcat Ajrore u ngritën në ajër, të ngarkuar me gjetjen, identifikimin dhe kapjen e UAV-it turk. Ngritja e avionit grek nxjerr në pah gatishmërinë operacionale të…

Read More

Në luftën për medalje, Gjakova mposhti turkun Bilal Çiloglu, duke triumfuar me Ippon, pasi më herët realizoi edhe një Yuko. Më herët, në repasazh, Gjakova kishte mposhtur kroatin Robert Klacar, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë. Kjo është medalja e dytë e Kosovës gjatë ditës së sotme, pas medaljes së bronztë të fituar nga Fatjona Kasapi. Në total, Kosova tashmë ka tri medalje në Taranto 2026: dy të bronzta në xhudo dhe medaljen e artë të Donjeta Sadikut në boks.

Read More

Të paktën 10 mbetje kockore të gjetura nga gërmimet në tri lokacione në Zubin-Potok së fundmi, janë dërguar në laboratorin e ADN-së në Hagë, ndërsa identifikimi përfundimtar pritet të bëhet pas përfundimit të të gjitha ekzaminimeve mjekoligjore. Autoritetet vizituan gjatë ditës lokacionet në Kalludër dhe Jabukë bashkë me familjarët e “grupit të intelektualëve”, mbetjet mortore të të cilëve dyshohet se ishin në këto lokacione. Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se familjarët tashmë janë më afër së vërtetës dhe drejtësisë, por kërkoi durim deri në përfundimin e të gjitha procedurave. Hoti tha…

Read More

Katastrofa e rrëshqitjes së dheut që shkaktoi një numër të madh viktimash në anën Nepalit si edhe persona të zhdukur në pikën kufitare Gyirong në Xizang, ka bërë që drejtuesit e niveleve më të larta të Kinës të angazhohen për përballimin dhe minimizimin e fatkeqësisë .Presidenti kinez Xi Jinping ka shprehur kërkesa të qarta për përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës dhe reagimin emergjent. Li Qiang, kryeministër i vendit, shkoi në zonën e goditur për të vizituar e inkurajuar njerëzit e prekur dhe punonjësit e shpëtimit, si edhe për të ofruar udhëzime në vend për punën e ndihmës dhe shpëtimit e…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministrin në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çekun, për situatën me furnizimin e nxënësve me tekste shkollore, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Rama ka thënë se Çeku, gjatë kohës sa ishte ministër i Kulturës, ka shkaktuar probleme me disa institucione kulturore, ndërsa tani, sipas tij, si ministër i Arsimit, ka dështuar të sigurojë librat për nxënësit. “1 shtatori po vjen dhe nuk arriti me ua siguru nxënësve mjetin bazë të mësimit, LIBRAT”, ka shkruar Rama. Ai ka përmendur edhe Teatrin Kombëtar dhe Muzeun Kombëtar, duke pretenduar se këto institucione kanë…

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se do të kërkojë bisedime në të gjitha nivelet në Shtetet e Bashkuara, për të garantuar, siç thotë, sigurinë e serbëve në Kosovë. Teksa theksoi se Uashingtoni dhe Beogradi kanë qëndrime të ndryshme sa i përket Kosovës, ai shprehu mirënjohjen për angazhimin në parandalimin e tensioneve të mëtejshme. Duke komentuar mundësinë e rihapjes së urës mbi lumin Ibër, Vuçiç tha se kjo nuk është vetëm çështje e interesave kombëtare serbe, por edhe çështje e sigurisë dhe mbijetesës së njerëzve. “Para së gjithash, është çështje e jetës së njerëzve, e mbijetesës së tyre në veri të…

Read More

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe akuzave të drejtuara ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i cilësuar ato si pjesë të një propagande të organizuar politike e mediatike. Geci ka bërë një paralelizëm me sulmet e dikurshme ndaj presidentit historik Ibrahim Rugova, duke vlerësuar se pas narrativave të sotme kundër Kurtit qëndrojnë, sipas tij, të njëjtat qarqe që në të kaluarën e akuzonin Rugovën për tradhti e spiunazh, përcjell “Bota sot”. Ai ka përmendur gjithashtu ndikime ruse, serbe dhe qarqe të caktuara politike shqiptare, duke kërkuar që akuzat për cenim të interesit shtetëror të hetohen dhe faktet…

Read More

Kryeprokurori i Shtetit i ka kërkuar kryeprokurores së Prokurorisë në Pejë raport lidhur me kronologjinë e veprimeve të marra nga kjo Prokurori për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. Kjo pasi Gjykata në Pejë ka marrë aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarve. “Në bazë të kompetencave të tij ligjore, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan, pasi që Gjykata Themelore në Pejë, më datë 24 gusht 2026, ka marrë…

Read More

Rreth 370 fëmijë palestinezë vijojnë të jenë të burgosur në qendrat izraelite të paraburgimit, sipas një raporti të ri të Qendrës Palestineze për Avokatinë e të Burgosurve. “Që nga fillimi i gushtit 2026, rreth 370 fëmijë palestinezë mbaheshin në burgjet izraelite, shumica e tyre në burgjet Megiddo dhe Ofer, mes më shumë se 9 mijë e 400 të burgosurve dhe të ndaluarve palestinezë, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra Palestineze për Avokatinë e të Burgosurve”, thuhet në raport. Raporti shton se ndalimi i fëmijëve palestinezë në burgjet izraelite nuk është më një rast i jashtëzakonshëm apo i kufizuar në…

Read More