Autor: TV News
Një lajm i trisht ka ardhur nga artisti dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, i cili pak minuta më parë ndau një moment të dhimbshëm me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Përmes një postimi prekës, ai njoftoi se ka ndërruar jetë një nga fansat e tij më besnikë, të cilin e kishte konsideruar gjithmonë si një mbështetës të palëkundur në rrugëtimin e tij artistik dhe personal. “U prehsh në paqe”, ka shkruar këngëtari.
Imazhet më të fundit në rrjetet sociale tregojnë pamje të qytetit të Ankarasë me rrugë dhe bulevarde të përmbytura. Në disa zona të qytetin shihen automjetet teksa rrëmbehen nga uji. Disa banorë mbetën të bllokuar në pozicionet e tyre dhe u shpëtuan nga kalimtarët. Disa njerëz u evakuuan duke përdorur ekskavatorët. /vizionplus.tv
Mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi është shumë pranë transferimit te ekipi i Rizespori. Së fundmi, 29-vjeçari ka udhëtuar për në Turqi ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të bëhet prezantimi. Laçi prej vitit 2023 i është bashkuar ekipit të Spartës së Pragës, por duket se aventura në Çeki ka përfunduar. Mesfushori i kuqezinjëve është në gjendje të ndryshojë tempin e lojës, të përfshihet në zonën e penalltisë dhe të finalizojë. Në takimin kundër Kroacisë në Kampionatin Europian, Laçi shënoi gol të bukur për Shqipërinë, duke treguar nivel të lartë edhe në vazhdimësi të kompeticionit. Kartoni i…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin së shpejti disa “marrëveshje të mëdha tregtare”. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një projektligji që synon krijimin e një kuadri rregullator për kriptomonedhat e lidhura me dollarin amerikan (të ashtuquajturat stablecoins), Trump theksoi qasjen e tij të fortë në negociatat tregtare. “Kur dërgoj një dokument ku thuhet se do të paguajnë tarifa doganore prej 35% apo 40%, kjo është një marrëveshje më vete”, u shpreh ai. Trump shtoi se këto masa ndikuese bëjnë që palët e tjera të kërkojnë marrëveshje alternative. “Më pas ata telefonojnë dhe kërkojnë të…
Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll është eliminuar nga Kampionatin Evropian, Divizioni B. ‘Dardanët’ janë mposhtur në ndeshjen çerekfinale nga kombëtarja e Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 72-61 , rezultat ky që nënkupton fundin e aventurës së djelmoshave kosovarë në këtë Kampionat. Zvicra ka siguruar tashmë gjysmëfinalen, atje ku do të përballet me Letoninë. /GazetaBlic Sport/
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka pranuar kritikat e shprehura nga presidenti amerikan Donald Trump në lidhje me kontributin e pamjaftueshëm financiar të vendeve evropiane për sigurinë kolektive. Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, Merz konfirmoi se pas samitit të mbajtur në Hagen një muaj më parë, vendet partnere kanë rënë dakord për rritjen e angazhimeve buxhetore në fushën e mbrojtjes. “E dimë që duhet të bëjmë më shumë. Ata po na kërkojnë të bëjmë më shumë dhe ne po e bëjmë këtë. Besoj se tashmë jemi në të njëjtën linjë. Ne nuk jemi mjaftueshëm të fortë, ushtria jonë nuk është…
Sipas L’Equipe, Galatasaray ka ofruar 3 milionë euro për portierin titullar të Manchester Cityt, Ederson. Portieri brazilian po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe tani “qytetarët” duhet të vendosin nëse do t’i lejojnë atij një sezon të fundit nën drejtimin e Pep Guardiolës. Ederson, 31 vjeç, kaloi tetë sezone të plota te Manchester City pas transferimit të tij nga Benfica në vitin 2017. Manchester City po shqyrton mundësinë e rikthimit të James Trafford nëse ndahet nga braziliani. Gjigantët e Manchesterit kanë një klauzolë në Trafford që po e vonon transferimin e tij në Newcastle. /GazetaBlic Sport/
Moti i keq, me shira të rrëmbyeshëm ka pushtuar Korenë e Jugut. Si pasojë kanë humbur jetën 4 persona. Mbi 4500 njerëz janë evakuar nga përmbytjet. Dhjetëra fluturime u anuluan dhe pati probleme me energjinë elektrike ne disa qytete. Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 4500 të tjerë janë evakuuar për shkak të dy ditëve me shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut. Mes viktimave është një person makina e të cilit u mbulua nga grumbuj dheu dhe betoni, pasi muri mbajtës i një mbikalimi u shemb gjatë reshjeve në jug të kryeqytetit Seul. Ministria tha se…
“Lëvizja Shqipëria Bashkë” e drejtuar nga Adriatik lapaj, me anë të një reagimi në rrjetet sociale kërkon të ulë tensionin brenda koalicionit me partinë e drejtuar nga Endrit Shabani dhe Panajot Soko. Në reagim Lëvizja Shqipëria Bëhet ju bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve që të ndalojnë gjuhën e urrejtjes ndaj pjesës tjetër të koalicionit, pas përplasjes që patën ditët e fundit për madatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 11 majit, se kush do të ulet në Kuvend në shtator. Shqipëria Bashkë i bën thirrje palës tjetër të drejtuar nga Shabani dhe Soko që të reflektojnë dhe të ulen…
Të luash një instrument muzikor e mban trurin të ri dhe ngadalëson rënien e perceptimit të të folurit që zakonisht ndodh me moshën. Kjo demonstrohet nga një studim i botuar në revistën PLOS Biology nga Akademia Baycrest për Kërkim dhe Edukim (Kanada) dhe Akademia Kineze e Shkencave. Studiuesit përdorën imazhe me rezonancë magnetike funksionale për të matur aktivitetin e trurit të 25 muzikantëve të moshuar, 25 të moshuarve që nuk luanin një instrument dhe 24 të rinjve jo-muzikantë, të cilëve iu kërkua të dëgjonin dhe të identifikonin rrokjet e maskuara nga tinguj të zhurmshëm. Rezultatet tregojnë se muzikantët e moshuar…
