Autor: TV News

Revista “Friday Briefing” e Guardian-it vë në pah se Bashkimi Evropian, pavarësisht ndikimit të tij ekonomik dhe kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka zgjedhur të mos ndërmarrë sanksione kundër Izraelit për operacionet ushtarake dhe bllokadën në Gaza. Zbulimet kryesore: Vlerësimi i BE-së: Një raport i fundit zbuloi se Izraeli ka shkelur obligimet për të drejtat e njeriut, por për një sërë propozimesh si pezullimi i përfitimeve tregtare apo ndalimi i importeve nga vendbanimet ilegale, mungon mbështetja politike e nevojshme brenda BE-së. Ankesa e Amnesty International: Dr. Agnès Callamard e ka përshkruar këtë pasivitet të BE-së si…

Read More

Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll ka pësuar humbjen e radhës në Kampionatin Evropian, Divizioni B. ‘Dardanët’ janë mposhtur në ndeshjen çerekfinale nga kombëtarja e Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 72-61. Zvicra ka siguruar tashmë gjysmëfinalen, atje ku do të përballet me Letoninë. /GazetaBlic Sport/

Read More

Prej muajit mars, kur u tërhoq nga një armëpushim me Hamasin, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij në Rripin e Gazës, duke shembur mijëra ndërtesa në zona të ndryshme të territorit palestinez. Pamjet satelitore të analizuara nga organizata të pavarura tregojnë për një nivel të jashtëzakonshëm të shkatërrimit, madje edhe në zona që ushtria izraelite pretendon se i ka nën kontroll të plotë operacional. Ndërtesa të larta, shkolla dhe infrastrukturë civile janë rrënuar nga ajo që Izraeli e quan “prishje të kontrolluara”. Në shumë raste, këto janë ndërtesa që ose ishin tashmë të dëmtuara nga luftimet, ose dukeshin të paprekura.…

Read More

Ultrasit e Napolit i kanë dërguar një mesazh të ashpër Victor Osimhen , duke e quajtur atë një “fshatar”, pasi transferimi i nigerianit te Galatasaray duket se do të realizohet në fund të fundit. Sulmuesi bëri emër te skuadra jugore pas transferimit të tij për 80 milionë euro nga Lille në vitin 2020. Verën e kaluar, Osimhen njoftoi se nuk do të luante më kurrë për klubin e Napolit. Kur asnjë nga ekipet e mëdha në Serie A dhe Evropë nuk e nënshkroi atë, lojtari ndërkombëtar i Nigerisë iu bashkua Galatasarayt në huazim si një zgjidhje e përkohshme. Ai tani…

Read More

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u ka bërë thirrje fuqive evropiane t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së. Diplomati kryesor i Teheranit shkroi të premten në X se u tha homologëve të vet nga Britania, Franca, Gjermania, si dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, gjatë një bisede të përbashkët telefonike se Evropa “duhet të veprojë me përgjegjësi” dhe të heqë dorë nga “politikat e shteruara kërcënuese dhe të trysnisë”. Ai tha se BE-ja dhe grupi evropian i quajtur E3 nuk kanë “asnjë bazë morale apo ligjore” për të aktivizuar “rikthimin…

Read More

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të përballen të shtunën, më 19 korrik, dhe fituesi do të bëhet kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në peshat e rënda. Dy boksierët përballen në stadiumin Wembley, ku Usyk mban titujt WBA, WBC, WBO dhe Ring Magazine, ndërsa Dubois është kampioni i IBF, transmeton GazetaBlic Sport. Dubois po përpiqet t’i japë fund rekordit të pamposhtur të Usyk dhe do të bëhej kampioni i parë britanik i padiskutueshëm në peshën e rëndë që nga Lennox Lewis në vitin 1999. Pikërisht, Lennox Lewis ka thënë fjalë të mëdha për boksierin ukrainas para këtij meçi,…

Read More

Prokuroria e Romës ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili ka pranuar fajësinë për vrasjen e ish-të dashurës së tij, shqiptares Ilaria Sula. Prokurorët, nën drejtimin e prokurorit të shtetit Giuseppe Cascini, e akuzojnë Samson për vrasje të qëllimshme me paramendim, motive e ulëta dhe lidhja afektive me viktimën, si dhe për fshehje kufome.Lexo edhe :Related Posts Në këtë procedim është nën hetim edhe nëna e Samson, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit. Pas kërkesës së prokurorisë ka ardhur edhe një reagim nga familja e Ilaria, ku babai i saj është shprehur sërish se…

Read More

Jose Mourinho ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer si trajner në Portugali, vendlindjen e tij, ndërsa është ende “në kulmin” e karrierës së tij. Mourinho, 62 vjeç, ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me gjigantët turq Fenerbahçe, transmeton GazetaBlic Sport. “Patjetër që do të kthehem në Portugali. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë”, tha Mourinho për Sport TV. “Nuk është sepse ndiej se fundi im është afër, ndihem shumë larg tij. Nuk dua të vij në Portugali për një pension të artë ose për vitet e fundit të karrierës sime. Dua të…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet në luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Rusisë dhe Turqisë. Nga ana e tij, presidenti Erdogan i shprehu homologut rus shqetësimin për përshkallëzimin e luftimeve në rajonin e Druzëve në Sirinë jugore, duke paralajmëruar se përplasjet e reja në qytetin Suvejda përbëjnë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin. “Largimi i forcave të sigurisë siriane nga Suvejda dhe përplasjet e fundit krijojnë një situatë të rrezikshme për të gjithë rajonin,”…

Read More

Përfaqësuesit e Ligës Profesionale Saudite po shqyrtojnë një ofertë rekord botëror për Vinicius Junior, sipas talkSPORT. Anësori i Real Madridit ka deklaruar publikisht se dëshiron të qëndrojë në Santiago Bernabeu dhe është në bisedime për një kontratë të re. Megjithatë, asgjë nuk është nënshkruar dhe palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje të plotë. Si Vinicius ashtu edhe “Mbretërit” janë të qetë për situatën, veçanërisht duke pasur parasysh se kontrata e brazilianit është e vlefshme deri në vitin 2027. Zyrtarët e Ligës Profesionale Saudite besonin në prill se 25-vjeçari do ta zgjaste kontratën e tij para se të hapej merkato…

Read More