Autor: TV News
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se vetëm në Tiranë, deri nesër do të jenë çliruar rreth 20 mijë metra katrorë hapësira publike, në kuadër të aksionit kundër zaptimit të trotuareve dhe hapësirave të përbashkëta. Ai thekson se puna nuk do të ndalet as në kryeqytet, as në qytetet e tjera, e as në zonat bregdetare apo të mbrojtura. Ndërkohë, po punohet paralelisht për projektet e “Rilindjes Urbane 2.0”, me kontributin e arkitektëve vendas dhe të huaj. Së shpejti, bën me dije kryeministri, të prezantohet plani i ri për vendosjen e tavolinave…
Një përqafim dhe një moment intim mes CEO-së së kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, Andy Byron, dhe shefes së burimeve njerëzore, Christine Cabot, gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, ka shkaktuar stuhi në rrjetet sociale. Andy Byron dhe Christine Cabot Videoja, që u kap nga “kiss cam” dhe u bë virale me miliona shikime, u interpretua si provë e një lidhjeje jashtëmartesore. @instaagraace trouble in paradise?? 👀 #coldplay #boston #coldplayconcert #kisscam #fyp ♬ original sound – grace Pas publikimit të pamjeve, bashkëshortja e Byron, Megan Kerrigan Byron, hoqi mbiemrin e saj nga rrjetet sociale dhe më pas fshiu të gjitha…
Kore e Jugut – Autoritetet në Korenë e Jugut thanë se gati 3,000 persona ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur vendin për të katërtën ditë me radhë. Si pasojë e motit të keq katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. 🚨 Three straight days of RAIN floods Gwangju, South Korea. The WORLD is UNDER WATER 😳😳😳😳😳pic.twitter.com/IzCwtg7w6x — Everything Internet (@KingstonLi25) July 18, 2025 Shirat do të vazhdojnë deri të hënën në disa zona, sipas agjencisë meteorologjike të Koresë së Jugut, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e…
Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të cilën ka ngecur qe më shumë se pesë muaj që kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare. Këtë herë kjo seancë do të mbahet pas disa deklaratave optimiste nga partia e Fatmir Limajt se mund të arrihet një marrëveshje me partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila mund të çojë në dhënien fund të këtij cikli të vazhdimit të seancës konstituive. Partia e Limajt, Nisma, ka tri vende në Kuvend, ndërsa është përfolur për një bashkëpunim të…
Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të lejojë shpërndarjen e ndihmës për palestinezët në një mënyrë “të sigurt” dhe “humane”. Merz ka zhvilluar një telefonatë me Netanyahun dhe ka diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, duke shprehur shpresën e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, tha zëdhënësi i tij Stefan Kornelius në një deklaratë. “Kancelari theksoi se ndihma humanitare e nevojshme urgjentisht duhet të arrijë tani tek njerëzit në Rripin e Gazës në një mënyrë të sigurt dhe humane”, tha ai, duke iu referuar mekanizmit kontrovers izraelit të shpërndarjes së ndihmës, i cili…
Një grup avokatësh të të drejtave të njeriut në Sudan, “Emergency Lawyers”, thonë se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë vrarë rreth 300 civilë gjatë sulmeve që nisën të shtunën në shtetin e Kordofanit të Veriut, pranë qytetit Bara, i kontrolluar nga RSF. Në fshatin Shag Alnom, më shumë se 200 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, humbën jetën nga djegia e shtëpive apo qëlloheshin me armë. Në Hilat Hamid, u vranë 46 persona, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë. Gjatë sulmeve të plaçkitjes në fshatra të tjerë, u vrarë edhe 38 civilë, dhe dhjetëra të tjerë raportohet se janë…
Barcelona është duke shikuar mundësinë e rikthimit të Xavi Simons në “Camp Nou”, edhe pse vështirësitë financiare e bëjnë këtë transferim shumë të komplikuar. Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka zhvilluar një takim dyzet e pesë minutësh me përfaqësuesit e mesfushorit holandez, përfshirë edhe vëllain e tij, duke diskutuar mbi mundësinë e transferimit. Leipzig kërkon shtatëdhjetë milionë euro për kartonin e Simons, shumë që duket e paarritshme për Barcelonën në kushtet aktuale financiare. Sidoqoftë, dëshira e vetë lojtarit për t’u rikthyer te klubi që e formoi mbetet e fortë, gjë që mund ta shtyjë Barcelonën të kërkojë alternativa të…
Oxford University Press (OUP) ka njoftuar se do t’i ndalojë publikimet në revistën akademike Forensic Sciences Research (FSR) deri në fund të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve etike mbi kërkimet që përfshijnë mostra ADN-je nga minoritete etnike në Kinë, përfshirë popullsinë Uyghur . FSR sponsorizohet nga Ministria e Drejtësisë e Kinës dhe botohet nga Akademia e Shkencave Forenzike. Ajo shquhet si e vetmja revistë trimestrale në gjuhë angleze në Kinë që trajton medicinën forenzike, dhe botohet nga OUP që nga viti 2023 . Disa studime, duke përfshirë një të botuar në 2020, analizuan mostra gjaku nga 264 persona Uyghur…
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës në Eurobasket U20-B. Rezultati pas 20 minutave lojë është 40-38, në të mirë të kombëtares helvete, shkruan GazetaBlic Sport. ‘Dardanët’ po tregojnë një paraqitje shumë të mirë deri më tash, duke synuar fitoren dhe kualifikimin për në gjysmëfinale. Gjithçka do të vendoset në dy çerekët e tjerë pasues, me fituesin e kësaj ndeshje që do të përballet me Letoninë U20, në fazën tjetër. /GazetaBlic Sport/
Kur dëgjojmë për rrezet e diellit, menjëherë na vjen ndër mend mbrojtja e lëkurës. Kremrat me faktor mbrojtës janë bërë pjesë e domosdoshme e përditshmërisë verore, por një pjesë shumë e rëndësishme e trupit shpesh harrohet: sytë. Dielli mund t’i dëmtojë seriozisht sytë Ashtu si lëkura, edhe sytë mund të pësojnë dëmtime nga rrezet UV të diellit. Me kalimin e kohës, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit mund të çojë në probleme serioze, si: Katarakti, një errësim i thjerrëzës së syrit që ndikon në shikim dhe mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale;Degjenerimi makular, një sëmundje që prek retinën dhe çon në humbje…
