Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll është eliminuar nga Kampionatin Evropian, Divizioni B.
‘Dardanët’ janë mposhtur në ndeshjen çerekfinale nga kombëtarja e Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 72-61 , rezultat ky që nënkupton fundin e aventurës së djelmoshave kosovarë në këtë Kampionat.
Zvicra ka siguruar tashmë gjysmëfinalen, atje ku do të përballet me Letoninë.
/GazetaBlic Sport/

