Autor: TV News
Arsenali ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Noni Madueke nga Chelsea. Anësori do të veshë fanellën me numër 20 në Emirates. “Topçinjtë” do të paguajnë deri në 52 milionë funte për lojtarin anglez, i cili ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030.. “Jam shumë i lumtur, jam shumë i emocionuar që do të filloj punën. Do të bëj një pushim për pak tani, por mezi pres të kthehem, të takoj të gjithë djemtë dhe të stërvitem”, shtoi ai. Madueke u bashkua me Chelsean nga PSV Eindhoven në vitin 2023, duke bërë 92 paraqitje në të cilat shënoi 20 gola…
Një shpërthim ka ndodhur në një qendër trajnimi të Departamentit të Policisë të Qarkut Los Angeles. Si pasoje tre persona kanë humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila shkroi në “X”: Sapo fola me departamentin lidhur me një incident që duket të jetë tejet i rëndë dhe që ka marrë jetën e të paktën tre personave në një qendër trajnimi të zbatimit të ligjit në Los Angeles. Agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojmë për të mësuar më shumë. Zëdhënësi i Departamentit të Sherifit të Los Angeles-it konfirmoi se shpërthimi ndodhi…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme. “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca. Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka…
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar një një nga fluturimet e SkyWest me destinacion Detroit. Një pasagjerë, shqiptar, u konfliktua me stjuardesën dhe tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni bëri ulje emergjente. Në momentin e uljes, autoritetet arrestuan 23-vjeçarin Mario Nikprelajn. Siç shkruajnë mediat e huaja, në bord ndodheshin gjithsej 67 pasagjerë. Fluturimi kishte nisur nga Omaha në orën 17:30 me orën lokale dhe bëri ulje në Aeroportin e Iowa-s Lindore rreth një orë më vonë. Sipas një deklarate të Policisë së Cedar Rapids, Nikprelaj përballet me akuza për prishje të…
Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju, humbi në transfertë përballë Suwon FC. Sfida e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit koreano-jugor, përfundoi 2-1. Golin e vetëm për Gwangju, e shënoi pikërisht “mëngjarashi” nga Shkupi. Jasir Asani nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar të tijët përkohësisht në avantazh. Megjithatë, Suwon përmbysi gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes. Goli në minutën e 85-të dhe autogoli i Gwangju në të 90-tën, bënë që Suwon të fitonte 2-1. VIDEO.
Papa Leoni XIV, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, i theksoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nevojën për të mbrojtur vendet e adhurimit dhe të gjithë njerëzit në Palestinë dhe Izrael, si dhe për të vendosur një armëpushim në Gaza. Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Zyra e Shtypit e Vatikanit, u tha se Papa, i cili ndodhet në rezidencën e tij verore Castel Gandolfo afër Romës, mori një kërkesë për një telefonatë nga kryeministri Netanyahu këtë mëngjes pas sulmit ajror izraelit në Kishën e Familjes së Shenjtë (Manastiri Latin) në Gaza dje, i cili vrau tre…
Futbollisti kolumbian Luis Diaz duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Liverpooli në merkaton e verës, pasi arriti një marrëveshje mbi kushtet personale me Bayern Munich, raporton Bild. Sipas informacioneve, Diaz ka rënë dakord me kampionin gjerman për një kontratë katërvjeçare dhe një pagë prej 14 milionë eurosh bruto në vit. Megjithatë, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje midis Bayernit dhe Liverpoolit në lidhje me transferimin e kolumbianit 28-vjeçar. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, negociatat midis dy klubeve po përparojnë dhe janë afër arritjes së një marrëveshjeje. Shuma përfundimtare e transferimit pritet të jetë rreth 80 milionë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar publikimin e dëshmive nga gjyqi i abuzuesit seksual tashmë të ndjerë, Jeffrey Epstein. Kërkesa e Trump vjen pas kritikave të shumta dhe aludimeve se firma e presidentit amerikan ishte mes një albumi me foto nudo, dërguar Epsteinit në ditëlindjen e tij të 50. “Pas sasisë qesharake të publicitetit që i është dhënë Jeffrey Epstein, i kam kërkuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të paraqesë çdo dëshmi përkatëse të Jurisë së Madhe, në varësi të miratimit të Gjykatës”, tha Trump. Ishte gazeta amerikane The Wall Street Journal të cilën Trump ka thënë se do ta…
SHBA – Një burrë 61-vjeçar është në gjendje kritike në një spital të Long Island pas një incidenti të rëndë që ndodhi në një dhomë ku kryeshin ekzaminime imazherike MRI (imazheri me rezonancë magnetike). Incidenti i papritur ndodhi të mërkurën pasdite kur burri hyri në dhomën e imazherisë dhe në qaftë kishte një zinxhir metalik të rëndë. Long Island man, 61, wearing large metal necklace sucked into MRI machine: cops https://t.co/NkbVmCtLRO pic.twitter.com/RZNn36m8qM — New York Post (@nypost) July 18, 2025 Në atë kohë, skaneri MRI ishte i ndezur, duke bërë që forca e fortë magnetike e makinës ta tërhiqte me dhunë atë nga…
Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një këshilli për sigurinë kiberenetike dhe tekonologjinë. Deklaratën, Rama e bëri nga Berati, aty ku zhvilloi një takim më profesionistët e teknologjisë. “Ndërkohë që po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të kemi një ofertë për sektorin privat. Ajo që do ju kërkoja, është që të jeni totalisht të hapur. Ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur. Ju e keni edhe lirinë të thoni atë që doni, që mendoni, nuk keni varësi nga ne. Mendoj që ia vlen të kemi…
