Autor: TV News

FIFA ka shpallur zyrtarisht Chelsean si kampionin e parë në histori të Kupës së Botës për Klube, pas triumfit të tyre në Neë Jersey të dielën në mbrëmje. Blutë mposhtën fituesit e Ligës së Kampionëve dhe favoritët për Kupën e Botës për Klube, Paris Saint-Germain, të dielën e kaluar në mbrëmje, pas një paraqitje brilante nga Cole Palmer, i cili shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër. Ishte një rezultat tronditës, por një fitore e bindur për atë natë, me Chelsean që tani mori në shtëpi trofeun krejt të ri, si dhe një çmim të majmë parash. Megjithatë, suksesi i…

Read More

Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD). Gjashtë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, thanë shërbimet e emergjencës, raporton Sky News.  Incidenti ndodhi në orën 02:00 sipas orës lokale në East Hollywood. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë gri në trotuar dhe një prani të madhe policie. Car PLOWS through crowd in LA 4-5 people in critical condition among 20 injured Unconfirmed reports claim there was a shooting before the collision pic.twitter.com/ZnbUoUHtiH —…

Read More

Barcelona po e shqyrton mundësinë që të luajë fazën e parë të sezonit në stadiumin Montjuic, në rast se Spotify Camp Nou nuk do të jetë gati me kohë. Sipas Mundo Deportivos, nëse ky vendim finalizohet, atëherë e gjithë faza e grupeve të Ligës së Kampionëve do të duhet të luhet në Montjuïc, për shkak të rregullave të UEFA-s. Klubi është në pritje të përfundimit të punimeve në stadiumin e tyre historik.

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu nënshtrua presionit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe lëshoi një deklaratë zyrtare në gjuhën angleze, duke shprehur “keqardhje të thellë” për bombardimin izraelit të Kishës së Familjes së Shenjtë në Gaza një ditë më parë. Deklarata pasoi një telefonatë midis Trumpit dhe Netanyahut të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës Trump shprehu “pakënaqësinë” e tij me sulmin dhe i kërkoi Netanyahut të sqaronte se ishte një gabim nga ana e Izraelit. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump kërkoi shpjegim zyrtar nga Izraeli. Të enjten, një sulm izraelit goditi kompleksin e Kishës së Familjes së…

Read More

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik. Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 11:00. Para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që sot të ndodhë takimi dhe të ketë vullnet poliitk nga Kurti.  …

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00. Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”. Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare.

Read More

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha më 19 korrik se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 26 persona dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 100 të tjerë pranë dy qendrave të ndihmës në jug të territorit palestinez. Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Basal i tha AFP-së se 22 persona u vranë pranë një qendre të ndihmës në jugperëndim të Han Junisit, ndërkaq katër të tjerë afër një qendre në veriperëndim të Rafahut, duke fajësuar “sulmet izraelite” për të dyja rastet. Ushtria izraelite tha se po heton këto pretendime. Për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj mediave ndërkombëtare, raportimet…

Read More

Hati festoi ditëlindjen me një festë luksoze ku dominuan femrat dhe eleganca. E rrethuar nga shumë mike, ajo u shfaq në qendër të vëmendjes me stilin e saj të veçantë. Por ajo që ra më së shumti në sy ishte prania e një biznesmeni nga Shqipëria, Enea Marku. Ai ishte mashkulli i vetëm në mesin e dhjetëra të ftuarve, duke e shoqëruar nga afër Hatin në këtë ditë të veçantë. Ende nuk dihet nëse marrëdhënia e tij me Hatin është thjesht miqësore apo diçka më shumë, por fakti që ai ishte i pranishëm në një moment kaq të rëndësishëm për…

Read More

Thibaut Courtois do ta vazhdoj kontratën me Real Madridin. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi mbretëror ka arritur marrëveshje me portierin belg. Courtois do të nëshkruaj kontratë të re, e vlefshme deri në vitin 2027, pasi kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2026. 38 vjeçari sezonin që lamë pas bëri 38 paraqitje si dhe ka arritur të mbajë 15 herë portën e paprekur.

Read More

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e tejkaloi shifrën prej 58,000 vetë. Merz bëri  gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë, gjë që është penguar fort nga vendimi i Izraelit për t’i nxjerrë të gjitha programet ndërkombëtare të ndihmës nga Rripi i Gazës dhe për të lejuar vetëm Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF). GHF është një organizatë shumë e diskutueshme, e drejtuar nga SHBA dhe e mbështetur nga Izraeli, të cilin kritikët e kanë quajtur një kurth cinik vdekjeprurës për banorët e dëshpëruar…

Read More