Autor: TV News
Ka përfunduar pas 30 minutash mbledhja e Kryesisë së PS-së në selinë e kësaj force politike. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se kryeministri Edi Rama u la porosi Kryesisë që të mbledhin strukturat dhe të zhvillojnë sa më shumë takime në terren. Gjithashtu u ka kërkuar të jenë vigjilentë për rritjen e çmimeve që mund të vijnë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Burime nga PS e cilësuan mbledhjen rutinë, ndërsa u shprehën se është ende herët për të caktuar një datë për Asamblenë e ardhshme të Partisë Socialiste. Të pranishme në mbledhje ishin edhe Belinda…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë në selinë e PS. Takimi pritet të nisë në orën 09:00. Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS. Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi kreut të shtetit, Bajram Begaj, ndryshimet e fundit në qeveri. Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave. “Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave“, njoftoi Presidenca pas takimit. Kreu i qeverisë…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për t’i dorëzuar zyrtarisht propozimet për ndryshimet në qeveri. Takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave. Presidenti më pas ka në dispozicion 7 ditë kohë për të shqyrtuar dhe dekretuar ndryshimet e propozuara nga kreu i qeverisë. Pas dekretimit nga Presidenti, ndryshimet në kabinetin qeveritar do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohen nga deputetët në seancë plenare. Më 26 shkurt kryeministri Edi Rama propozoi ndryshime në kabinetin qeveritar. Në postin e zv.kryeminsitres u emërua Albana Koçiu,…
Kryedemokrati Sali Berisha në foltoren e radhës para kryeministrisë ka vlerësuar dhe falenderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e 28 shkurtit. Në fjalën e tij ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar, ka dhënë mesazhe të qarta. “Një marsh i paparë më parë në rrugët e Tiranës. Ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur. Mirënjohje të pakufishme. Duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike. Rama siç e shihni, pasi është kapur dhe është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në Lindjen e Mesme, atje ku situata është mjaft e tensionuar gjatë ditëve të fundit pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit mbi Iran. Siç dëgjohet edhe në komunikimin mes kryeministrit Rama dhe ambasadorëve në fokus të diskutimit janë siguria e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vendet e Lindjes së Mesme. Postimi i Ramës: Kujtojmë që prej mëngjesit të ditës së shtunë SHBA dhe Izraeli nisën një ofensivë ajrore ndaj Iranit ku mbeti i vrarë edhe Ajatollahu Ali Khamenei, ndërkohë që edhe Irani është kundërpërgjigjur duke goditur…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të PD. Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave. Por pas daljes nga SPAK, Berisha ka folur për gazetarët. Ai u pyet për sulmin me molotov ndaj Vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha gjatë protestës së të…
Nis gjykimi për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi. I vënë nën akuzë për shpërdorim detyre së bashku me numrin dy të tij, Abedin Kërrnaja, ata kërkuan gjykim të zakonshëm nga gjykata, e cila e pranoi kërkesën e tyre. SPAK, i përfaqësuar nga prokurori, Elvin Gokaj e akuzon kryebashkiakun për shpërdorim detyre në bashkëpunim për ndërtimin e disa rrugëve në zonë. Sipas Prokurorisë së Posaçme projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak për hapjen e rrugëve, janë në shkelje të ligjit, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.
Opozita depozitoi në parlament raportin e saj në lidhje me kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, doli para medias së bashku me 4 anëtarët e tjerë demokratë në këshillin e mandateve dhe imunitetit për të deklaruar se opozita do të votojë pro heqjes së imunitetit të Ballukut. “Ne jemi pro kërkesës së SPAK-ut. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit. Prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova se bashkëpunëtorja e Edi Ramës, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka abuzuar me detyrën dhe në mënyrë korruptive ka paracaktuar garën për…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë në selinë e PS. Takimi do të zhvillohet në orën 09:00. Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku mëson se në fokus të kësaj mbledhje do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS.
Sali Berisha, ditën që i duhet të paraqitet në SPAK, u distancua nga sulmi që militantët e Partisë Demokratike i bënë Vilës 31, të ish- diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së pestë kombëtare të 28 shkurtit, të shtunën. Kreu demokrat sqaroi se protestuesit nuk kanë qenë në dijeni se brenda ambienteve kishte njerëz dhe se ish- shtëpia e udhëheqësit komunist ishte shndërruar në një qendër kulturore. Berisha u kërkoi ndjesë artistëve të huaj, të cilët të alarmuar nga bombat me molotov dhe fishekzjarrët lanë godinën për t’ju drejtuar një vendi më të sigurt. “Ndjej shumë keqardhje për ata të huaj…
