Autor: TV News

Protestuesit kanë mbërritur para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Uniformat blu kanë bërë gardh pak metra para godinës, ndërsa kanë nisur dhe përplasjet e para me protestuesit. Të udhëhequr nga zyrtarët e lartë të PD, protestuesit po kërkojnë të vijojnë marshimin, por janë ndalur nga policia. Mes protestuesve dhe policëve ka nisur shtyrjet fizike.

Read More

Ministrja e Jashtme në largim Elisa Spiropali ka reaguar për sulmet që Irani ka kryer së fundmi ndaj bazave amerikane. Përmes një reagimi, Spiropali thekson se regjimi i ajatollahëve është një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. Ajo shton se liria sot ka fytyrën e vajzave dhe grave të Iranit. Reagim i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali: Situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë globale. Në qendër të kësaj krize nuk janë vetëm shtetet dhe strategjitë. Janë njerëzit. Në Iran, qytetarë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve me raketa ndaj vendeve të Gjirit, duke i quajtur ato një goditje ndaj stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerëson reagimin e Arabia Saudite dhe Katari, duke thënë se raketat u neutralizuan dhe kërcënimi u zmbraps me forcë dhe saktësi. Rama shton se forca e vërtetë qëndron te uniteti i vendeve të Gjirit, që sipas tij kanë zgjedhur progresin dhe bashkëpunimin në vend të provokimit. Kryeministri shpreh solidaritet të plotë edhe me Kuvajtin dhe Bahreinin, duke theksuar se në Gjirin Persik siguria është e pandashme. Reagimi i…

Read More

Ambasada franceze ka reaguar ndaj sulmit me molotovë nga protestuesit e PD në ‘Vilën 31’ kur brenda ndodheshin artistët. Në deklaratë, ambasada thotë se organizatorët e protestës s’mund të injoronin faktin që prej vitit 2025, godina shërben si rezidencë për artistë ndërkombëtarë. Ambasada shprehet se rrezikimi i jetës së rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara “janë të patolerueshme”, ndërsa shton se e drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. “Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të dielë në ambientet e Vilës 31, ish-shtëpia e diktatorit Enver Hoxha, e cila një ditë më parë ra pre e sulmeve me molotov nga protestuesit e PD. Reagimi i Edi Rames Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme. Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka komentuar valën e fundit të shkarkimeve në qeveri. Gjatë podcastit të tij “Flasim”, duke u ndalur veçanërisht te largimi i Belinda Balluku, nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Rama tha se në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka folur për raportin mes politikës dhe drejtësisë, në një fazë që sipas tij ka sjellë arritje pozitive, por që ende kërkon adresim të mëtejshëm. Kreu i qeverisë krahasoi ndryshimet në kabinet me lëvizjet në një skuadër sportive, duke theksuar diferencën mes një ekipi futbolli dhe një skuadre basketbolli, për të ilustruar…

Read More

Rruga e shembur Librazhd-Prrenjas nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin dhe rrëshqitja e dherave në këtë aks nuk ka asnjë lidhje me korrupsioni. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”, duke hedhur poshtë pretendiumet që janë ngritur deri tani. Ndërtimin e Korridorit të 8, që kalon në këtë aks, Rama e cilësoi si një nga veprat më kuptimplota të Shqipërisë së viteve pas rënies së regjimit. Fjala e plotë e Ramës: Dua të ndalem këtu edhe një herë për të adresuar një zhurmë të jashtëzakonshme bombash artizanale që shpërthyen në të tëra 700 tenxheret politike-mediatike të Shqipërisë, lidhur…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmeve me raketa të drejtuara nga Irani ndaj vendeve të rajonit, kryesisht ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain. Në një reagim të fortë publik, Rama i cilësoi sulmet si “të verbëra dhe të dëshpëruara”, duke theksuar se ato nuk përbëjnë vetëm një agresion ndaj një shteti sovran, por edhe një goditje ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe perspektivës së paqes në Lindjen e Mesme. “Sulmet kundër një oaze paqeje si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi zbulojnë natyrën e vërtetë të një regjimi mesjetar në Teheran”, shprehet Rama, duke shtuar se bëhet fjalë…

Read More

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe forcat e tjera opozitare zhvillojnë sot protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë, në një klimë të tensionuar politike. Tubimi vjen në një moment kur debatet e brendshme politike janë ndërthurur edhe me zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën përmes një postimi në platformën X, duke e lidhur retorikën e opozitës me zhvillimet në Iran. “Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, shkruan Rama, duke e vendosur përplasjen politike në kontekstin e qëndrimit…

Read More

Protestuesit e PD-së, të udhëhequr nga Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë të lartë, janë larguar nga Drejtoria e Policisë për të vijuar marshimin e tyre në drejtim të institucioneve të tjera. Kujtojmë që marshimi i sotëm nisi nga Kryeministria, ku nuk pati asnjë incident. Ndërkohë, më pas protestuesit u drejtuan për te godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku pati një incident me uniformat blu. Pas shtyrjeve fizike dhe hedhjes së gazit, protestuesit u tërhoqën për të vijuar më tej marshimin në drejtim të institucioneve të tjera.

Read More