Autor: TV News
Çmimet e naftës po përjetojnë një rritje të ndjeshme, dhe kjo është e lidhur ngushtë me zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thekson se situata aktuale po ndikon drejtpërdrejt në tregjet e naftës, duke shkaktuar shqetësim për konsumatorët. Berjani shpjegon se tensionet në rajon po rrisin pasigurinë në furnizimin global me naftë. Kjo pasiguri ka çuar në rritjen e çmimeve, duke ndikuar kështu në kostot e karburanteve për qytetarët e Kosovës. Një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e çmimeve është Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka njoftuar se sot do të depozitohet në Kuvend raporti i dalë nga Këshilli i Mandateve për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Përmes një deklarate, Bardhi bëri të ditur se Grupi Parlamentar i PD-së është pro kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes. “Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të takohet me presidnetin Bajram Begaj. Rama do i dorëzojë Begajt ndryshimet e fundit që ka bërë në kabinetinq everitar. Presidenti më pas ka në dispozicion 7 ditë kohë për të shqyrtuar dhe dekretuar ndryshimet e propozuara nga kreu i qeverisë. Pas dekretimit nga Presidenti, ndryshimet në kabinetin qeveritar do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohen nga deputetët në seancë plenare. Më 26 shkurt kryeministri Edi Rama propozoi ndryshime në kabinetin qeveritar. Në postin e zv.kryeminsitres u emërua Albana Koçiu, e cila zëvendëson…
Mëngjesin e 13 Shkurtit, Peja u shndërrua në qendër të një aksioni të rëndësishëm, ku zyrtarët e Prokurorisë, nën drejtimin e Kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, u grumbulluan për të zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Pejës. Ky aksion kishte si qëllim hetimin e veprimtarive të dyshuara në lidhje me shitjen e metaleve të çmuara, veçanërisht arit dhe argjendit, dhe përfshinte katër lokacione të ndryshme. Vuçetaj theksoi se ky aksion ishte rezultat i një hetimi gjashtëmujor, në të cilin ishin angazhuar edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, përkatësisht ata të Krimeve Ekonomike. Ajo njoftoi se në këtë operacion do…
Me një premtim të rëndësishëm për punëtorët e sektorit publik, Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se paga e 13-të do të shpërndahet në fund të marsit. Por, a do të realizohet ky angazhim, apo do të mbetet vetëm një premtim elektoral? Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksoi se ky angazhim është pjesë e përmbushjes së zotimeve të tij gjatë fushatës. Buxheti për vitin 2026, i miratuar nga Kuvendi, parashikon rreth 4 miliardë euro, duke përfshirë edhe pagën e 13-të. Miratimi i Buxhetit më 20 shkurt ka krijuar shpresë për punëtorët e sektorit publik, të cilët…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Universitetin e Tetovës, ku vlerësoi rolin e këtij institucioni në hapësirën shqipfolëse dhe në formimin e elitave të reja akademike dhe profesionale. Gjatë fjalës para pedagogëve dhe studentëve, ai theksoi se arsimimi në shqip është një çështje cilësie dhe bashkëpunimi, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të partneriteteve mes universiteteve shqiptare përmes shkëmbimeve studentore dhe projekteve të përbashkëta kërkimore. Presidenti Begaj e cilësoi Universitetin e Tetovës si një institucion të ndërtuar mbi rezistencën dhe sakrificën, duke kujtuar rrugëtimin e tij drejt legalizimit pas Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, sfida e radhës për…
Ka nisur protesta e pestë kombëtare e Partisë Demokatike dhe forcave të tjera opozitare kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Kreu i PD-së Sali Berisha ka lënë ambientet e selisë dhe është nisur drejt kryeministrisë Këtë herë opozita ka vendosur të zhvillojë një protestë ndryshe, pa fjalime politike dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para godinës së kryeministrisë nuk është vendosur skena që zakonisht vendoset sa herë që opozita del në protestë. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, paraditen e sotme, kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri apel qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës para…
Kryedemokrati Sali Berisha i ndejkur nga zyrtarët e tjerë të PD dhe aleatët, dhe nga simpatizanët pasi qendroi 30 minuta para kryeministrisë, është larguar që aty. Berisha i ndjekur nga protestuesit po vijon marshimin drejt institucioneve të tjera, nuk dihet ende ndalesa e radhës. Duhet theksuar se deri tani protesta ka qenë shumë e qetë, ku veç thirrjeve antiqeveri, nuk ka aptur asnjë incident tjetër.
Protestuesit e PD të udhëhequr nga Sali Berisha dhe zyrtarë të lartë të partisë janë larguar nga kryeministria, duke vijuar marshim drejt institucioneve të tjera. Gjatë marshimit protestuesit kanë hedhur molotovë në rrugë pranë kazanëve të mbetjeve. Duhet theksuar se rreth 30 minuta para kryeministrisë, protesta ka qenë e qetë dhe nuk ka patur asnjë incident.
Kryedemokrati Sali Berisha ka udhëhequr protestuesit në marshimin nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Duke folur për mediat, Berisha tha se kjo është revoltë e qytetarëve, duke theksuar se shqiptarët nuk do të ndalen. Sipas Berishës, kjo revoltë nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës. “Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi…
