Autor: TV News

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti foltoren e radhës me demokratët në Durrës. Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në foltoren e radhës në Durrës, u ndal tek lufta në Lndjen e Mesme, ku gjatë bombarimeve të SHBA-dhe Izraelit mbi Iran mbeti i vrarë edhe Ajatollahu Ali Khameni. Në fjalën etij Berisha th se vetëm Edi Rama nuk tha dot një fjalë për eliminimin e Khameneit, se e ndjen në shpirt se është si ai, diktator. “Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çifligun e tij për ta vjedhur. Do i përgjigjemi me zemërimin më të fuqishëm. Stina është e…

Read More

Partia Socialiste ka dalë sot me një draft, në lidhje me rregulloren e re të Kuvendit të Shqipërisë. Drafti parashikon që të ketë ndryshime në rregulloren aktuale të parlamentit. Partia Socialiste propozon sërish 11 komisione, por tashmë do futet në procedurë te rregullt dhe jo të përshpejtuar, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku. Gjithashtu, PS kërkon uljen e minutazhit të ministrave dhe deputetëve në Kuvend nga 10 minuta në 5 minuta. /vizionplus.tv

Read More

Partia Socialiste ka dalë sot me një draft, në lidhje me rregulloren e re të Kuvendit të Shqipërisë. Drafti parashikon që të ketë ndryshime në rregulloren aktuale të parlamentit. Partia Socialiste kërkon që numri i Komisioneve të shkojë në 11, nga 8 që është aktualisht, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku. Gjithashtu, PS kërkon uljen e minutazhit të ministrave dhe deputetëve në Kuvend nga 10 minuta në 5 minuta. /vizionplus.tv

Read More

Rritja e çmimeve të naftës mund të përkeqësohet shumë nëse situata në Lindjen e Mesme nuk përmirësohet së shpejti. Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në SHBA, çmimet e naftës amerikane u rritën me 9.2%, duke u afruar me rritjen më të madhe njëditore që nga maji 2020. Kjo rritje alarmante ka tërhequr vëmendjen e tregtarëve dhe analistëve, të cilët parashikojnë një situatë të vështirë nëse tensionet në rajon vazhdojnë. Çmimi i naftës bruto arriti deri në 77.98 dollarë për fuçi, niveli më i lartë brenda ditës që nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore…

Read More

Ambasadorët do të shërbejnë edhe një herë si arbitra dhe garantë të reformës zgjedhore. Në një tryezë për financimin e partive politike, të organizuar nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, ambasadori i Bashkimit Evropian dhe ambasadori i OSBE-së vendosën piketat ku duhet të rifokusohet puna për reformën elektorale. “Reforma zgjedhore duhet të garantojë pluralizmin politik dhe të sigurojë një fushë loje reale dhe të barabartë për të gjithë aktorët politikë. Kufiri midis shtetit dhe partisë duhet të përcaktohet shumë më qartë”, tha Ambasadori i BE, Silvio Gonzato. “Duke qenë se zgjedhjet vendore janë planifikuar për pranverën e vitit 2027, koha është…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tetovë, ku një 10-vjeçar ka humbur jetën pas një rënie nga ballkoni i apartamentit ku jetonte. Ky incident tronditës ka lënë pas një dhimbje të thellë në familjen e tij dhe në komunitet. Ngjarja e rëndë është raportuar sot rreth orës 09:25, kur prindërit e fëmijës, pas një njoftimi nga një fqinj, e kanë dërguar atë në Spitalin Klinik të Tetovës. Mjekët e spitalit kanë konstatuar vdekjen e fëmijës. Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë mori njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në…

Read More

Procesi gjyqësor për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pritet të nisë në datën 9 mars. Trupi gjykues kryesohet  nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive, pjesë e së njëjtës dosje. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me  burg që prej 10 shkurtit 2025.  Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të ndaluara…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë para parlamentit në të njëjtën ditë që do të diskutohet kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres në largim, Belinda Balluku. Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët shqiptarë, ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar. Për të mbrojtur shtetin ligjor, shtetin e të drejtës. Me vendimin e tij, në këtë mënyrë siç ka ecur, de facto asgjëson drejtësinë. Kreu i Partisë Demokratike, tha se ekziston nevoja e bashkimit kundër rrezikut sipas…

Read More

“Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Sipas Kurtit, takimi ishte “në një atmosferë konstruktive”, ndërsa çdo zhvillim i ri tha se do të bëhet i ditur për publikun. Takimi vjen teksa afati kushtetues për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit po afrohet, dhe pas raundit të parë të bisedimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut, kur nuk u arrit konsensus mes partive. Pas takimit të parë, Abdixhiku deklaroi se…

Read More

Ditën e sotme, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi një tryezë konsultimi të fokusuar në financimin e partive politike, një prej çështjeve kyçe të reformës në proces. Në takim morën pjesë ambasadorë në vendin tonë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, si dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Gjiknuri theksoi se ligji për financimet e partive politike është prioritet, dhe një nga pikat kyçe që kanë të bëjnë edhe me rrugën evropiane të vendit. Gjiknuri: Ndërtimi i një ligji me parametrat që kërkon koha është objektiv i rëndësishëm i joni.  Ligji nuk…

Read More