Autor: TV News
“Lindja e Mesme në flakë, sa zgjat?”, kjo ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Ish-ushtaraku Arben Çuku, i ftuar në studio, theksoi se nga ana ushtarake ky operacion i SHBA-së dhe Izraelit kishte një efikasitet shumë të lartë për shkak të të dhënave të siguruara nga inteligjenca. I pyetur se kur mund të mbarojë kjo luftë, Çuko tha se kjo varet nga municionet që disponojnë të dy krahët, në njërin Irani e në krahun tjetër SHBA dhe Izraeli. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ishte e pritshme?Çuko: Çdo operacion…
Ish-ushtaraku Arben Çuko, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, bëri një analizë të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria. Ai tha se në këtë moment qeveria shqiptare dhe shoqëria duhet të mësojnë dhe të nxitojnë të marrin masa ekonomike, por edhe ushtarake. Sipas tij, është e nevojshme që Shqipëria politikisht, në çdo moment, të jetë në krah të SHBA-ve e më pas të rrisë masat mbrojtëse ajrore. Ndërkohë, shoqëria dhe rinia shqiptare duhet të kuptojnë që ajo që vjen më pas do të jetë edhe më e keqe.…
“Lindja e Mesme në flakë, sa zgjat lufta?” Kjo është tema e kësaj të marte në QUO VADIS në Vizion Plus. Analisti politik Endri Tafani, u shpreh se shifrat për mijëra municione të përdorura brenda pak ditësh mund të jenë edhe më të larta nga sa raportohen. Sipas Tafanit, një përballje mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së ishte e pashmangshme për shkak të dy faktorëve kryesorë, programit bërthamor dhe atij raketor të Teheranit. Ai theksoi se Irani zotëron aktualisht rreth 3 mijë raketa balistike, duke e cilësuar këtë si një nga arsenalet më të mëdha në botë. Sipas analistit, pas një…
Ish-ushtaraku Arben Çuko, në analizën e tij mbi atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, paralajmëroi se konflikti do të përhapet në të gjithë globin. Sipas tij, sot jemi në një konflikt të ngjashëm me atë para Luftës së II Botërore, vetëm se sot, në vend të Japonisë, është Kina. Pjesë nga biseda: Çuko: Në nëntor të vitit që shkoi doli strategjia e re kombëtare e SHBA-së, ku interesat e SHBA-së janë hemisfera perëndimore dhe Paqësori. Kush është në Paqësor? Është Kina. Po të bësh analogjinë me parafillimin e Luftës së II Botërore në Paqësor, është paralelisht si me…
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme është tema e kësaj të martë në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus. Gazetari Egon Loli tha se ekzistojnë disa skenarë për mënyrën se si mund të evoluojë situata politike në Iran. Sipas tij, skenari i parë parashikon që Garda Revolucionare të vazhdojë të mbajë kontrollin e pushtetit deri në mbledhjen e këshillit përkatës. Loli shtoi se skenari i dytë është që qytetarët të shfrytëzojnë momentin për të kërkuar përmbysje të regjimit aktual. Por, gazetari e konsideron si më të mundshëm një skenar të tretë, që lidhet me interesat strategjike të Netanyahu. Sipas…
Ish-ushtaraku Arben Çuko deklaroi në studion e “Quo Vadis” se sot bota është pranë një konflikti global ushtarak. Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë gjithmonë në krah të SHBA-së, por njëkohësisht duhet të marrë masa për mbrojtjen. Pjesë nga biseda: Borakaj: Shqipëria në këtë konflikt? Çuko: Ne, të vegjlit dhe të dobëtit, megjithëse jemi në NATO, kemi vetëm një rrugë, pazgjidhshmërisht me SHBA-në. Çështjet e moralit të luftës nuk na takojnë ne t’i diskutojmë. Ne duhet t’u japim mbështetje SHBA-ve, aq sa mundemi. Ana e dytë, shqetësuese për mua, është kjo: historia botërore e shteteve tregon që rendet e reja…
Analisti Endri Tafani ka deklaruar në studion e “Quo Vadis” këtë të martë se Shqipëria nuk rrezikohet nga raketat iraniane, pasi jemi nën mbrojtjen ajrore të NATO-s. Por për Tafanin ekziston një rrezik tjetër, që mund të jenë aktet terroriste. Pjesë nga biseda: Tafani: Ne jemi pozicionuar tashmë. E kemi marrë MEK-un sepse kemi detyrimet tona. Na pëlqente dikur që Perëndimi të rrezikonte jetën për t’i dhënë lirinë Kosovës, tani duhet të rrezikojmë pak edhe ne. Borakaj: A rrezikojmë ne? Tafani: Probabiliteti është i vogël. Sistemet ajrore që janë vendosur në Turqi dhe në vendet e tjera e bëjnë thuajse…
“Lindja e Mesme në flakë, sa zgjat lufta?” Kjo është tema e kësaj të marte në QUO VADIS në Vizion Plus. Ish- zv. ministri i Brendshëm, Avenir Peka theksoi se vendet e vogla, si Shqipëria, duhet të dinë të orientohen qartë në raport me aleatët strategjikë. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten faktor i pazëvendësueshëm jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Evropën. Ai theksoi se interesat globale të SHBA-ve janë të lidhura ngushtë me interesat e aleatëve dhe se fuqizimi ushtarak i vendeve evropiane të NATO-s duhet parë si një zhvillim pozitiv. Pjesë nga biseda: Borakaj: Është…
Ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Avenir Peka, i ftuar në studion e “Quo Vadis”, tha se nëse Irani do të sulmojë Shqipërinë, do të aktivizohet neni 5 i NATO-s. Sipas tij, kjo do të thotë që menjëherë NATO do të futej në luftë me Iranin, pasi Shqipëria është vend anëtar i Aleancës. Pjesë nga biseda: Peka: Nëse na godet Irani, aktivizohet menjëherë neni 5. Borakaj: Që do të thotë? Peka: Që NATO futet direkt në luftë me Iranin.
Lufta në Lindjen e Mesme dhe Shqipëria ka qenë një nga pikat e diskutimit në studion e “Quo Vadis” mbrëmjen e kësaj të marte në Vizion Plus. I ftuar në studio, ish-zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka, tha se ky konflikt i ka fillesat që pas sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023. Sipas tij, pasi Izraeli dhe SHBA u siguruan që vendet e rajonit nuk do ta përkrahnin këtë të fundit, goditën regjimin. Pjesë nga biseda: Borakaj: Pse tani? Peka: Është një proces që herët ose vonë do të ndodhë. Edhe Izraeli, edhe Irani e dinin që kjo do të…
