Autor: TV News
Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik. Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike. “Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjen e tij që ligji humanitar ndërkombëtar të respektohet plotësisht, duke theksuar veçmas obligimin për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta, ndalimin e forcës disproporcionale dhe transferimin me forcë të popullatës”, tha Vatikani. Papa po ashtu tha se “ka nevojë urgjente për ofrimin e ndihmës…
Avokati Arianit Koci ka prerë flokët para objektit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Koci tha se krizës politike i ka ardhur fundi, pasi, sipas tij, po rrezikohet shtetësia e Kosovës. Ai e quajti këtë një akt simbolik, që i dedikohet edhe qytetarëve, të cilët sipas tij, kanë rënë në gjumë dhe janë në një “depresion kolektiv”. “Është një akt simbolik, sepse i ka ardhur fundi. Po na rrezikohet shtetësia e Kosovës. Miqtë dhe armiqtë tanë po binden se ne nuk jemi të aftë për të…
Në Nyon të Zvicrës, është tërhequr shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në këtë raund garash do të paraqiten Ballkani dhe Prishtina, nëse e kalojnë me sukses raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Ballkani luan me Florianan e Maltës, kurse ndeshja e parë është të martën nga ora 20:30 në “Fadil Vokrri”. Nëse e kalon Florianan, Ballkani i Suharekës do të luajë në raundin e tretë me St. Josephin e Gjibraltarit apo Shamrock Roversin e Irlandës. Ndërkohë Prishtina në raundin e dytë kualifikues të Ligës…
Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse. Ananasi është frut i adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është i shërueshëm. Në molekulat e këtij fruti specifik gjendet edhe përbërësi i fuqishëm antikanceroz, gjë që do të mund t’i kontribuojë prodhimit të ilaçit të ri kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë në humbjen e peshës trupore, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe ënjtjeve. Pesë arsye përse duhet të hani më shpesh ananas: Ananasi i freskët ka vlerë të…
Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 59,029 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën e tij kundër Hamasit më 7 tetor 2023. Ndërkaq, mbi 142, mijë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve, shkruan BBC. Sipas raportit, afërsisht 130 persona janë vrarë dhe mbi 1,000 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit. Një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, me ambulancën dhe ekipet e mbrojtjes civile që nuk janë në gjendje t’i arrijnë.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete. “Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë”, tha Kurti gjatë një konference për media në Qeverinë e Kosovës. Kurti tha…
Shkëndija nesër luan ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League ndaj FCSB të Bukureshtit me fillim nga ora 20:00. Mbrojtësi i Shkëndijës, Klisman Cake thotë se e arritën synimin në duelin e parë, duke eliminuar TNS nga Uellsi, shkruan GazetaBlic Sport. “Atmosfera në grup është shumë e mirë, kemi ardhë pas një kualifikimi që e kishim vërtetë synim dhe e arritëm”, tha Cake në konferencë për shtyp. Cake është i vetëdijshëm se skuadra e tij do ketë punë të vështirë ndaj FCSB, por thotë se kjo i motivon më shumë. “Me Steauan do hyjmë në fushë…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të hënën se disa kompani franceze planifikojnë të nisin prodhimin e dronëve brenda territorit të Ukrainës, si pjesë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. “Jemi të gatshëm të zgjerojmë prodhimin e përbashkët të pajisjeve ushtarake. Ka një vendim nga kompani franceze për të nisur prodhimin e dronëve në Ukrainë dhe kjo është jashtëzakonisht e vlefshme,” shkroi Zelensky në rrjetin social X, pas një takimi që zhvilloi në Kiev me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Noël Barrot. Ky zhvillim vjen në një kohë kur Ukraina po përpiqet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë. “Shmangni udhëtimet drejt Serbisë, ka indikacione për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. Serbia po dëshmon se s’është e interesuar për normalizim. Kosova është vendosur për të garantuar dhe ruajtur sigurinë”, tha Kurti. “Kurti po provokon incidente, i kemi informuar miqtë tani, por kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçiç më parë gjatë një interviste për TV Pink.
Victor Froholdt është afër largimit nga FC Copenhagen. Mesfushori 19-vjeçar thuhet se është pranë një transferimi të madh te FC Porto, dhe mes shumë raportimeve, tani është e qartë se ai nuk do të jetë në fushë nesër ndaj FC Dritës, shkruan GazetaBlic Sport. Klubi ka konfirmuar se Froholdt nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër klubit kampion të Kosovës. Copenhaga konfirmoi më herët të hënën se janë në negociata me një klub portugez për shitjen e mesfushorit të ri. Ndeshja midis Copenhagës dhe FC Drita fillon në orën 19:00 të martën në mbrëmje. /GazetaBlic Sport
