Autor: TV News

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua në një kompleks shkollor në Dakën veriore të hënën, duke vrarë të paktën 19 persona, përfshirë pilotin. Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur sipas zyrtarëve dhe mediave lokale. Condolences for the lives lost in the F-7 crash in Bangladesh, and prayers for the injured. Stay strong, Bangladesh.Incidents like these in aviation can occur. In such moments, a pilot’s first instinct is to steer the aircraft away from populated areas, but in air, all this… pic.twitter.com/zf1xZ0QUHL — Mohsin Ali (@Mohsin_o2) July 21, 2025 Avioni F-7 BGI i Forcave Ajrore të…

Read More

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka kthyer në rigjykim rastin e pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia” kur e kanë ndaluar 27-vjeçarin Agon Zejnullahu. Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Zejnullahu duket se ka vdekur pak pasi është ndaluar nga forcat polciore në qytetin e Lipjanit, më 7 korrik. “Në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, është thënë në një komunikatë për media, të lëshuar…

Read More

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë. Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës. Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje: Dukagjini – Prishtina Gjilani – Ballkani Malisheva – Prishtina e Re Ferizaj – Drita Drenica – Llapi Sezoni i ri fillon më 16 gusht,…

Read More

Një javë luftime të përgjakshme mes beduinëve sunitë dhe pakicës druze, rezulton të kenë marrë 1 mijë e 120 jetë njerëzish në provincën jugore të Sweida në Sirinë jugore. Mes viktimave, observatori me seli në Britani thotë se janë 427 luftëtarë druzë dhe 298 civilë nga grupi minoritar, si dhe 354 personel sigurie qeveritar dhe 21 beduinë sunitë. Banorët e qytetit Sweida, të cilët numërojnë rreth 150,000, janë mbyllur në shtëpitë e tyre pa energji elektrike dhe ujë, dhe furnizimet me ushqim kanë qenë gjithashtu të pakta. Një fotograf i AFP tha se morgu në spitalin kryesor të Sweidës ishte…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen duke komentuar hetimin e prokurorisë për kompaninë “Bankers Petrolium Albania”. Gjatë komunikimit online me ndjekësit, Rama  e konsideroi pozitiv vendimin për arrestimin e drejtuesve të kompanisë. “Ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe Bankersi na detyrohet 240 milion euro, e para. E dyta, shyqyr ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, dhe në këtë rast, i heq kapelën Prokurorisë përkatëse që ka bërë këtë investigim, dhe uroj që t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrjeje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë…

Read More

Ballkani vazhdon të përforcohet me emra me përvojë për sezonin e ri, duke i dhënë theks veçanërisht repartit mbrojtës. Klubi nga Suhareka ka bërë zyrtare afrimin e portierit Adnan Golubovic, një emër i njohur për qëndrueshmëri dhe siguri në portë. 29-vjeçar slloven i është bashkuar Ballkanit nga skuadra rumune Dinamo Bukureshti dhe pritet të sjellë eksperiencën e tij ndërkombëtare, teksa skuadra synon suksese në garat vendore dhe evropiane. Njoftimi i plotë nga Ballkani: Mirësevjen në familjen portokalli, Adnan Golubovic. FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë afrimin më të ri në portë — gardiani me përvojë Adnan Golubovic i bashkohet klubit…

Read More

Dy burra kanë vdekur në mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas raportimeve të mediave lokale, nëpër të cilat viktimat janë përshkruar si punëtorë ndërtimi. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj është cituar të ketë thënë se viktimat kanë rënë nga një lartësi e objektit që ka qenë duke u ndërtuar, dhe nuk kanë mundur t’i përballojnë plagët e marra. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë e ditur se janë duke u kryer hetime për zbardhje të rastit. Në të kaluarën udhëheqës të Bashkimit…

Read More

Ministria e Brendshme e Bullgarisë thotë se ka sekuestruar 206 kilogramë kokainë në një automjet me targa diplomatike, në pikën kufitare me Turqinë. Sasia rekord e drogës, me një vlerë të përllogaritur prej afro 19 milionë euro është konfiskimi më i madh ndonjëherë në një kufi tokësor bullgar. Sipas deklaratës zyrtare, kokaina u gjet në një automjet tip Land Rover me targa diplomatike, i cili drejtohej nga një shtetas bullgar dhe shoqërohej nga një shtetas belg dhe një tjetër shtetas nga Republika Demokratike e Kongos, që mbante status diplomatik. Mediat lokale, duke cituar burime nga prokuroria, raportuan se personi me…

Read More

Paraqitja e Cole Palmer në Kupën e Botës për Klube 2025 ka tërhequr vëmendjen e Manchester Cityt. Pep Guardiola po shqyrton mundësinë për ta rikthyer talentin e rritur në akademinë e klubit. Palmer ishte protagonist absolut në finalen kundër PSG-së, ku realizoi dy gola në fitoren 3–0 të Chelseat, duke e mbyllur turneun si një nga lojtarët më të dalluar. 23-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Chelsean, ku në të gjitha garat ka zhvilluar 52 ndeshje zyrtare. Ai ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë, duke qenë lideri ofensivë i skuadrës. Kjo formë ka…

Read More

Edhe tentativa e 50-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej javësh. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të jetë pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:00. Në seancën e sotme, nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 53 votuan pro ngritjes së komisionit, numër i pamjaftueshëm për miratimin e tij.   Kjo situatë vjen vetëm pak ditë përpara përfundimit të afatit kushtetues 30-ditor, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin KO124/25,…

Read More