Autor: TV News

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot pasdite në mbledhje deputetët e Tiranës të Partisë Socialiste dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit. Në fjalën e tij, Rama tha se ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen. Kryeministri shtoi se shkelësit e lejeve do të futen në një listë të zezë. Edi Rama: Së pari kemi diskutuar për procesin e legalizimit, terminologji abuzive nga individë që fillojnë zaptimin e hapësirës publike dhe bëjnë vetëdeklarimin si individ në proces legalizimit. Asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk legalizohet. Është lejuar të bëhen vetëdeklarimin për ti dhënë mundësi të bëjnë vetëdeklarimin kur nuk e kanë…

Read More

AC Milan është në rrugë të mrië transferimit të mbrojtësit të majtë Pervis Estupinan nga Brighton. Sipas ekspertit të njohur të transferimeve Fabrizio Romano, sot janë zhvilluar kontakte të reja mes dy klubeve. Milani po kërkon ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes për sezonin e ri, dhe 26-vjeçari nga Ekuadori. Estupinan ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Brighton në Premier League, duke tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera evropiane. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Milan do të arrijë marrëeshje me Brighton për transferimin e Estupinan në ‘San Siro’.

Read More

Serbia dhe Rusia po afrohen përherë e më tepër. Kjo pasi së bashku me Hungarinë dhe Moskën kanë diskutuar ndërtimin e një tubacioni nafte midis dy vendeve për tu furnizuar me naftën ruse. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, Péter Szijjártó, i cili publikoi foto nga bisedimet trepalëshe të zhvilluara nëpërmjet video-lidhjes. Një sërë vendimesh të gabuara në Bruksel e kanë vënë Evropën në një pozicion shumë të vështirë në tregun ndërkombëtar të energjisë. “Sot, çmimet e energjisë në Evropë janë rritur disa herë krahasuar me pjesën tjetër të botës.…

Read More

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë mbledhjes me deputetët e Tiranës të Partisë Socialiste dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, tha se njerëzit që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta. Ai paralajmëroi masa drastike për këdo që firmos jashtë ligjit. Edi Rama: Ndërtimet pa leje me javë e me muaj, në sy të të gjithëve dhe askush nuk i denoncon, kjo është bashkëfajësi, dhe për këtë do të ketë masa penale. Njerëzit që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta në këtë farë mënyre. Duhet të marrin përgjegjësi. Policia e shtetit nuk ka…

Read More

Izraeli e ka lansuar një ofensivë të re ushtarake në Rripin e Gazës, duke synuar t’i lirojë pengjet e mbajtura në qytetin Deir al-Balah. Si pasojë e përshkallëzimit të luftës, të paktën 130 palestinezë mbeten të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa gjendja humanitare lë shumë për të dëshiruar. Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të mëdha ajrore dhe një operacion tokësor në Rripin e Gazës, duke i shënjestruar lagjet në qytetin Deir al-Balah, qendra kryesore e përpjekjeve humanitare në territorin e shkatërruar palestinez, mes paralajmërimeve në rritje për krizën e urisë. Tanket hynë për herë të parë në zonat…

Read More

AC Milan është në rrugë të mrië transferimit të mbrojtësit të majtë Pervis Estupinan nga Brighton. Sipas ekspertit të njohur të transferimeve Fabrizio Romano, sot janë zhvilluar kontakte të reja mes dy klubeve. Milani po kërkon ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes për sezonin e ri, dhe 26-vjeçari nga Ekuadori. Estupinan ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Brighton në Premier League, duke tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera evropiane. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Milan do të arrijë marrëeshje me Brighton për transferimin e Estupinan në ‘San Siro’. The post Milan afër…

Read More

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka Bashkia Tiranë, të bëhen 5, ku secili të ketë profile të caktuara. Kjo kërkesë e kreut të ekzekutivit ka ardhur pasi zv/kryeministrja Belinda Balluku në mbledhje ka paraqitur një strukturë me problematika të bashkisë, të cilat kanë dalë në pah pas inspektimit në terren nga deputetët në takimet me qytetarët. Për këtë është ngritur një grup pune, ku disa prej anëtarëve janë Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët…

Read More

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po sjellin reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. Si pasojë, në disa pjesë, mijëra banorë të Ljubljanës kanë mbetur pa energji elektrike. Veç kësaj, erërat kanë rrëzuar pemë, dëmtuar ndërtesa dhe penguar qarkullimin në rrugët kryesore dhe autostrada. /vizionplus.tv  

Read More

Futbollisti kosovar Amar Gërxhaliu tashmë edhe zyrtarisht është bërë më ekip të ri. Gërxhaliu është bërë pjesë e Erzurumsporit, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit turk. Lajmin për transferimin e 23-vjeçarit e bën me dije vet faqja zyrtare e klubit turk përmes një video të publikuar në Instagram. Kujtojmë se Gërxhaliu ishte futbollist i lirë në treg pas skadimit të kontratës me Antalyasporit dhe kështu i është bashkuar Erzurumsporit si lojtar i lirë. Ai kishte marrë ftesë nga Kosova në vitin 2023 nga përzgjedhësi i atëhershëm Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 ndaj Izraelit…

Read More

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u ndërpre pasi komisioni që duhet të ngrihet për të mbikëqyrur votimin e fshehtë nuk kaloi. Partitë që deri dje ishin në opozitë vijuan të qëndrojnë në sallën plenare për të shprehur pakënaqësinë me situatën duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e tyre Albin Kurti. “Për të Albin Kurti kjo kohë është pjesë e një plani. Për përmbysjen e rendit kushtetues, për delegjitimimin e demokracisë dhe institucioneve dhe për zhbërjen e ADN-së së shoqërisë sonë”, tha Vlora Çitaku…

Read More