Autor: TV News

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar për Rusinë. Edhe pse Ukraina dhe Rusia kanë arrestuar dhjetëra spiunë të dyshuar gjatë luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, rastet e spiunazhit brenda agjencive qeveritare janë të rralla. “Një punonjës i zyrës qendrore të NABU-s [Byrosë Kombëtare të Ukrainës kundër Korrupsionit] është arrestuar”, tha shërbimi i sigurisë, SBU. “Ai ka punuar në njësinë më elite, D-2 dhe ka spiunuar për shërbimet e posaçme ruse”, u tha në njoftim, ku nuk u publikua emri i zyrtarit të arrestuar.…

Read More

Skuadra e Shkëndijës nesër luan ndaj FCSB në raundin e dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00. Shkëndija e mirëpret ekipin rumun, FCSB në Shkup, në duelin e parë të raundit të dytë. Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, rreth 50 tifozë rumunë pritet të jenë prezent në Shkup për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës, FCSB nga Bukureshti. Poashtu, tifozeria shqiptare, ‘Ballistët’ kanë paralajmëruar udhëtim të madh drejt Shkupit, në mbështetje të Shkëndijës. /GazetaBlic Sport

Read More

Edhe pse Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli për lëvizjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën në fund të majit 2025, gjë që, sipas saj, mund të kishte çuar në një përshkallëzim, me anë të një reagimi për median kosovare, Gazeta Ekspres, KFOR-i i ka mohuar këto pretendime. “Kohët e fundit, nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë e Forcave të Armatosura Serbe në anën serbe përgjatë vijës administrative. Në përputhje me procedurat ekzistuese, Forcat e Armatosura Serbe informojnë rregullisht KFOR-in për vendosjen e trupave të tyre dhe aktivitetet operative pranë vijës administrative”, deklaroi zyra e medias e KFOR-it.…

Read More

Një 35-vjeçar kolumbian është shpallur fajtor për dy vrasje, pasi vitin e kaluar i çoi trupat e viktimave të tij në valixhe në Urën e Varur Clifton të Bristolit. Yostin Andres Mosquera u dënua të hënën për vrasjen e Paul Longworth dhe Albert Alfonso , të cilët u vranë në Londrën perëndimore më 8 korrik 2024. Viktimat e Mosquera-s ishin 62-vjeçari Alfonso dhe partneri i tij civil, 71-vjeçari Longworth. Besohet se Mosquera, një 35-vjeçar që punonte në industrinë e filmave për të rritur, e takoi për herë të parë Alfonson në internet. Mosquera kishte shpërndarë përmbajtje seksuale me pagesë të…

Read More

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, ka thënë se e di çfarë duhet të bëjë dhe është i bindur se ka një shans për t’u përfshirë në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës 2026. Tomori nuk është thirrur në skuadrën e Tre Luanëve që nga tetori i vitit 2023, por thotë se ka zhvilluar bisedime me Thomas Tuchel dhe se e di që “nëse luan mirë për Milanin, atëherë ka një shans të mirë për të pasur sukses”. “Çdo sezon është i rëndësishëm. Kur është sezoni i Kupës së Botës, gjërat janë pak më ndryshe. Çdo lojtar dëshiron të luajë…

Read More

Video virale e CEO-s Andy Byron dhe shefes së Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, në koncertin e grupit “Coldplay” është filmuar nga Grace Springer. Fansja e grupit të famshëm që kapi momentin kur kamera shkoi te CEO i “Astronomer” dhe Cabot teksa ishin të përqafuar, ka folur për momentin tronditës. 28-vjeçarja që postoi videon në fjalë në internet ka treguar se nuk e dinte për zhurmën e madhe që do të shkaktonte në rrjet. Kur kamera e kapi Byron, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë me bashkëshorten e tij, papritmas u fsheh pas një barriere. Nga ana tjetër,…

Read More

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më 9 korrik 2025 ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve, rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu. Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të dyshuarve, Apeli e ktheu çështjen në rivendosje. Sipas vendimit të Apelit, ankesë ndaj vendimit të Themelores, e cila kishte caktuar paraburgimin kanë parashtruar mbrojtja e pesë policëve të dyshuar. Apeli vlerëson se seanca dëgjimore është mbajtur në shkelje të…

Read More

Papa Leoni XIV ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abaz, katër ditë pas sulmit vdekjeprurës izraelit mbi një kishë katolike romake në Gaza, njoftoi Selia e Shenjtë. Gjatë kësaj bisede, e para që bëhet publike që prej zgjedhjes së Papës amerikan më 8 maj, ai përsëriti thirrjen e tij për respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Papa theksoi domosdoshmërinë për të mbrojtur civilët dhe vendet e shenjta, si dhe ndalimin e përdorimit të dhunës pa dallim dhe zhvendosjen masive të popullsisë, sipas deklaratës zyrtare të Vatikanit. Papa Leoni XIV nënvizoi gjithashtu rëndësinë urgjente të…

Read More

Pas transferimit të Trent Alexander‑Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, duket se struktura e skuadrës së Real Madrid është pothuajse e kompletuar — përveç vendit të mesfushës, tashmë bosh, pas largimit të Toni Kroos. Klubi po konsideron të nënshkruajë një përforcim të rëndësishëm në këtë pozicion yll, sidomos nëse shitet Rodrygo, që mund të sjellë 80–100 milionë euro. Megjithatë, emrat si Barella (Inter), Enzo Fernández (Chelsea) dhe Alexis Mac Allister (Liverpool) konsiderohen pothuajse të paprekshëm për shkak të rëndësisë në skuadrat e tyre dhe kontratave afatgjata. Kjo e bën transferimin e tyre të komplikuar dhe të shtrenjtë. Në këtë kontekst, klubi…

Read More

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla [raketahedhës krahu], prodhim serb”, u tha në njoftimin e Policisë. Sipas saj, armët janë sekuestruar dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këtë rast reagoi edhe ministri në detyrë për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai fajësoi Serbinë se përveç se nuk distancohet nga këto armë të prodhimit…

Read More