Autor: TV News
Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve të saj, për shkak të një problemi teknik në sistemet e IT-së, njofton Administrata Federale e Aviacionit. Sipas një deklarate të linjës ajrore, rreth orës 8 të mbrëmjes së së dielës (me orën lokale), u regjistrua një ndërprerje në sistemet teknologjike që ka ndikuar drejtpërdrejt në operacionet e fluturimeve. Për këtë arsye, Alaska Airlines ka kërkuar ndalimin e përkohshëm të fluturimeve të kompanisë së saj dhe të Horizon Air deri sa problemi të zgjidhet. “Në emër të kompanisë kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar te pasagjerët.…
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK ditën e sotme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”. Berisha qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e Prokurorisë dhe pasi doli foli për gazetarët. Ai sulmoi gjyqtaren Irena Gjoka dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Berisha e quajti gjyqtaren Irena Gjoka mashtruese, ndërsa akuzoi Dumanin se po e mbron gjyqtaren me të gjitha mënyrat. Berisha: Irena me tre apo 5 mbiemra është një delikuente e cila ka vendin jo në drejtësi por atje ku e meriton. Por, Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës bën çdo gjë…
Bayern Munich po has vështirësi të mëdha në përpjekjet për të transferuar Nick Woltemade. Edhe pse bavarezët kanë bërë një ofertë rekord prej 55 milionë eurosh, duke përfshirë bonuse dhe klauzolë rishitjeje, Stuttgart nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim. Sipas të përditshmes gjermane Kicker, një transferim i sulmuesit të ri te kampionët e Bundesligës aktualisht konsiderohet si “jo shumë i mundshëm”. Klubi i Stuttgartit është treguar i prerë në refuzimin e ofertave nga Bayern. CEO i Stuttgartit, Alexander Wehrle, ka qenë i qartë në deklaratat e tij, duke theksuar se nuk po zhvillojnë negociata me Bayernin. Ai tha se kjo…
Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve. Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë. Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill. I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”, Macias akuzohet për shpërndarje të kokainës, për komplot dhe dhunë me armë, përfshirë kontrabandë të armëve. Në një letër të lëshuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë është thënë se Macias do…
Të paktën 100 objeke pa leje u shembën në fshatin turistik të Thethit. Aksioni nisi pas një denoncimi publik nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili denoncoi ndërtimin e 11 kabinave pa leje në “zemër” të Thethit dhe kritikoi një vendim të dhënë nga prokurorja e Shkodrës Elsa Gjeli. Pas denoncimit të Ramës nisi aksioni për shembjen e objektve dhe më pas pastrimin e inerteve. Mëngjesin e sotëm në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë iu përgjigj shqetësimit të një qytetari i cili tha se pas shembjes së këtyre objektev do të fillojë ndërtimi i resorteve nga e para.…
Legjenda angleze, Paul Gascoigne, është dërguar në spital. Ai ishte gjetur pa vetëdije në shtëpinë e tij nga një shokë i tij, ku u shtrua në kujdes intensiv, por tani është në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet në një njësi mjekësore akute. Shoku i tij Steve Foster, i cili e gjeti Gascoigne, tha: “Ai do të donte t’i falënderonte të gjithë për mbështetjen që ka marrë deri tani nga kaq shumë miq të vjetër që i urojnë gjithë të mirat dhe duan ta shohin përsëri në formën e tij më të mire”, deklaroi ai. Gascoigne, ishte një ikonë e…
Një javë tepër e trazuar ka qenë kjo që lamë pas për Andy Byron, ish-CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, i cili u përfshi në një skandal publik pas një momenti intim në një koncert të Coldplay në stadiumin Gillette, në Masaçusets. Gjatë transmetimit në ekranin gjigant të stadiumit, Byron u filmua nga e famshmja “kiss cam” duke shkëmbyer momente të afërsisë me Kristin Cabot, drejtoreshën e burimeve njerëzore të kompanisë së tij. Ajo që e bëri situatën më të ndjeshme ishte fakti se të dy janë të martuar me persona të tjerë.Lexo edhe :Related Posts Pamjet bënë xhiron e internetit…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot tentativën e 50 për konstituimin e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Afatit të caktuar me aktgjykim të Kushtetueses, i kanë mbetur edhe një javë kohë. Njohës së proceseve juridike e politike po paralajmërojnë një krizë të re. Më 26 qershor, Kushtetuesja vendosi që Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor. Ndërkohë që ky aktgjykim, nuk ka paraparë se si duhet të veprohet tutje, në rast se deputetët sërish dështojnë të konstituojnë Kuvendin edhe pas këtij afati, avokati Valdet Hoxha thotë se mund të krijohet krizë e…
Koalicioni qeverisës i Japonisë, i përbërë nga Partia Liberale Demokratike (LDP) dhe partneri i saj Komeito, ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit pas zgjedhjeve të zhvilluara të dielën. Megjithatë, Kryeministri Shigeru Ishiba deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht humbjes. Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të thellë pakënaqësie publike për shkak të rritjes së kostos së jetesës, inflacionit, veçanërisht të çmimit të orizit, si dhe pasigurive nga tarifat tregtare amerikane. Koalicionit i duheshin 50 vende për të ruajtur kontrollin në Dhomën e Sipërme me 248 vende, por arriti të sigurojë vetëm 47. Ndërkohë, Partia…
Kosova ka kaluar dy vjet nën masat ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat u vendosën në qershor të vitit 2023 si reagim ndaj tensioneve etnike në veri të vendit. Këto masa kanë pasur pasoja të ndjeshme në tre fusha kryesore: humbje financiare, izolim diplomatik dhe ngecje në procesin e integrimit europian. Humbje financiare Sipas një raporti të Institutit për Studime të Avancuara (GAP), masat e BE-së kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë humbur plotësisht për shkak të tejkalimit të afateve të…
