Autor: TV News

Shkodranët treguan se kërkonin me çdo kusht një fitore përballë publikut të shumtë që kishte mbushur shkallët e stadiumit, por pas një starti të vrullshëm, ata u goditën shpejt nga një gjuajtje me kokë e Gunarson që i dha avantazhin Vikingur. Ky i fundit krijoi edhe raste të tjera përballë Jukajt, por pa gjetur përsëri portën shkodrane në pjesën e parë. Lëvizjet e Martinit në fraksionin e dytë të lojës bënë punë, edhe pse fillimisht ishin miqtë të cilët rrezikuan përsëri. Bajrami gjeti barazimin pas një goditje këndi e më pas ishte Mala i cili me një gjuajtje të devijuar…

Read More

Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, pas 14 muajsh punë, përfundoi mandatin e tij, duke shtruar rrugën se ku duhet të ecë Parlamenti në legjislaturën e ardhshme dhe cilat ligje duhet të ndryshojë për të përmbushur detyrimet që lidhen me procesin e integrimit. Komisioni, i njohur më së shumti me emrin e kryetarit të tij, komisioni Xhafaj, skanoi 3 komponentët kryesorë të shtetit: mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit, duke propozuar miratimin e 78 nismave ligjore. “Për herë të dytë në këto 10 vite, Kuvendi…

Read More

Një ish-stjuard i linjës ajrore “American Airlines” është dënuar me 18,5 vite burg për vendosjen e një telefoni të fshehur në tualetin e avionit me qëllim regjistrimin e vajzave të mitura. Ngjarja tronditëse ndodhi në shtator 2023, kur një 14-vjeçare zbuloi telefonin e ngjitur me shirit në kapakun e tualetit gjatë një fluturimi nga Charlotte drejt Bostonit. Estes Carter Thompson III, nga Karolina e Veriut, u arrestua në janar 2024 dhe u akuzua për përpjekje për shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe posedim të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve që përfshinin një të mitur para pubertetit. Ai u shpall fajtor…

Read More

AC Milan vazhdon të punojë në tregun e transferimeve dhe synon të kthehet në garë për Gela Doue dhe Ardon Jasharin. Milani do t’i ofrojë Jasharit një shumë fikse prej 35 milionë eurosh + 4 milionë euro bonuse të lehta. Tani ekipin italian po pret një përgjigje përfundimtare dhe definitive nga Brugge. Kjo ofertë mund t’i përmbushë kërkesat e Brugge dhe lojtari t’i bashkohet shpejt Rossonerëve, pasi ka refuzuar krejt ofertat dhe po dëshiron veç Milanin. /GazetaBlic Sport 🚨🌗 | BREAKING: AC Milan have submitted a new restructured offer to Club Brugge for Ardon Jashari: €35M fixed fee + bonus.…

Read More

Gazetari Armand Bajrmani, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe dosjet “e nxehta” të SPAK. Sipas tij, korriku ka qenë një muaj “i nxehtë”, jo vetëm për temperaturat, por edhe për dosjet që kanë përfshirë figura të njohura të politikës shqiptare, përfshirë akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vijimin e çështjeve si “Partizani” me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Armand Bajrami: Për ne që raportojmë nga SPAK, ky korrik ka qenë i nxehtë jo vetëm për sa i përket…

Read More

Një nga raportet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Ferma VIP” ka qenë pa dyshim ai mes Erand Sojlit dhe Elinara Shehut. Dyshja jo vetëm që spikatën për mënyrën si luajtën lojën, por edhe për dinamikën e afërt që krijuan mes tyre, duke ngjallur dyshime për një marrëdhënie të mundshme romantike. Megjithatë, pas eliminimit të Elinarës nga loja, ajo u shpreh në “Ferma Club” se nëse Erandi do të kishte ndjenja të vërteta për të, nuk do ta kishte eleminuar atë nga gara për çmimin e madh. Për të sqaruar këtë raport mes tyre, Erandi i ftuar në…

Read More

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë raportuar të enjten mediat iraniane, duke cituar presidentin e shtetit, Masoud Pezeshkian. “Situata është serioze dhe Teherani thuajse nuk ka më ujë”, është cituar të ketë thënë Pezeshkian. Sipas tij, nuk mund të përjashtohet mundësia e zhvendosjes nga qyteti si zgjidhje emergjente. Irani është duke u përballur me krizë uji në më shumë se 20 prej 31 provincave që ka. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka raportuar se njëri prej rezervuarve më të mëdhenj të ujit mund…

Read More

Prej dy ditësh, kreu i PD-së Sali Berisha “ka marrë në mbrojtje” kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Berisha i bëri apel Avokates së Popullit që të nisë hetimet për mënyrën si po trajtohet në burg kryetari i Bashkisë në burg. Por pse ky qëndrim i Berishës tani? Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, tha se Berisha e ka luftën me personat që janë afër me kreun e qeverisë Edi Rama. Në momentin që ky i fundit i “hedh politikisht tutje”, Berisha përpiqet që t’i afrojë. Gazetari Ardit Hoxha: Kjo mund…

Read More

Napoli është duke kërkuar në mënyrë aktive një sulmues të ri anësor këtë verë, me Raheem Sterling që del si një nga objektivat, sipas La Gazzetta dello Sport. Sulmuesi 30-vjeçar i Chelseat thuhet se admirohet nga trajneri i Napolit, Antonio Conte. Sterling e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Arsenali, ku bëri 28 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asiste. Përveç Sterling, Napoli po mban nën vëzhgim edhe Federico Chiesa të Liverpoolit dhe Jack Grealish të Manchester Cityt, ndërsa eksplorojnë mundësi të shumta për të forcuar fazën e tyre sulmuese. /GazetaBlic Sport/

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten, duke shtuar se do ta bëjë njoftimin zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator. Presidenti francez e bëri të ditur vendimin e tij me një postim në X. “Nevoja urgjente sot është t’i japim fund luftës në Gaza dhe të shpëtojmë popullsinë civile. Paqja është e mundur. Ne duhet të zbatojmë menjëherë një armëpushim, të lirojmë të gjithë pengjet dhe t’u ofrojmë ndihmë humanitare masive popullit të Gazës. Ne gjithashtu duhet të sigurojmë demilitarizimin e Hamasit dhe të sigurojmë e…

Read More