Autor: TV News
Skuadra e Vikingur Reykjavik ka shënuar golin e avantazhit ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar, Gunnarson, shkruan GazetaBlic Sport. Gunnarsson realizoi pas veç 12 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. /GazetaBlic Sport
Bryan Kohberger, i cili vrau me thikë katër studentë të Universitetit të Idaho-s në vitin 2022 gjatë një grabitjeje në shtëpi, është dënuar me burgim të përjetshëm pa kusht. Studentët Kaylee Goncalves, Ethan Chapin, Xana Kernodle dhe Madison Mogen u vranë në shtëpinë e tyre jashtë kampusit në qytetin e Moskës, Idaho. Gjykatësi i thotë vrasësit të tyre se është një “frikacak” që “i masakroi pa mend” viktimat e tij. Kohberger refuzoi të fliste në gjykatë dhe nuk dha kurrë një motiv, por i shpëtoi dënimit me vdekje duke u deklaruar fajtor. Përpara se të shpallej dënimi, familjet e viktimave…
“Uria dhe mungesa e gjithçkaje na detyrojnë të shkojmë atje.” “E dimë që mund të plagosemi apo të vritemi në çdo moment, por gjithsesi shkojmë për të marrë një kilogram miell.” Mohammed al-Qedra, 33 vjeç, është një nga shumë pacientët që janë sjellë në spitalin fushor të organizatës britanike bamirëse UK-Med në jug të Gazës, pasi kishte kërkuar ushqim, por gjeti vetëm dhunë. Ai tha se ishte qëlluar në dorë dhe në këmbë ndërsa përpiqej të siguronte ushqim për familjen e tij në një qendër shpërndarjeje ndihmash të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), me mbështetje nga Izraeli dhe SHBA.…
Serbët mbesin të shtangur, lojtarët e klubit ukrainas nuk shtrëngojnë duart me lojtarët e Partizanit
Futbollistët e ekipit ukrainas, Oleksandryia refuzuan t’u shtrëngonin duart lojtarëve të Partizanit nga Beogradi para fillimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ukrainasit ishin të mbështjellë me flamujt e vendit të tyre, ndërsa lojtarët e Partizanit kaluan pranë tyre dhe nuk u dhanë dorën. Një veprim i tillë mund të pritej pas gjithçkaje që ndodhi para se ndeshja të luhej në Katowice të Polonisë. Konkretisht, trajneri i Oleksandrias, Kiril Nesterenko, kritikoi Partizanin në konferencën për shtyp para ndeshjes për pjesëmarrjen në turneun në Rusi. “Dua të shpjegoj situatën në vendin tonë dhe duam të falënderojmë ushtarët tanë…
Kryetari i PD, Sali Berisha, i bëri sërish apel Avokates së Popullit që të nisë hetimet për mënyrën si po trajtohet në burg kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Berisha, gjatë një konference me gazetarët, theksoi se Partia Demokratike beson se Veliaj është përgjegjës për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen e njohur me emrin “5D”, por pavarësisht kësaj, PD beson se të drejtat e njeriut duhet të respektohen edhe për të. “i kërkoj Avokates së Popullit, të hetojë. Të hetojë këto, sepse asnjëra e as tjetra nuk mund të bëhen. Askush nuk mund të publikojë statuse për të dhe…
Sipas MPJ-së, “ndihma nuk është duke u bllokuar, por po injorohet nga OKB-ja”. “Aktualisht, 950 kamionë me ndihma po presin brenda Gazës, krejt të mbushur dhe të gatshëm për shpërndarje. Izraeli lehtësoi hyrjen e tyre”, tha MPJ-ja në Izrael. Kjo ministri pyeti se “pse po presin ata kamionë ende atje”. “OKB-ja duhet të ndalojë drejtimin e gishtit dhe të nisë ta bëjë punën e vet”, tha MPJ-ja e Izraelit. Edhe Cogat, një degë e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që merret me koordinim logjistik mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, lëshoi një komunikatë. Të mërkurën, sipas Cogat, 70 kamionë u…
Ndjaj Atilla Kardesh po raportohet se është shpallur urdhërarrest. Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, moderator Kron Sadiku ka pohuar se është shpallur urdhërarrest për Atilla Kardesh, pasi nuk është paraqitur në seancën e paraparë gjyqësore. Sadiku ka shpalosur aktvendimin e seancës së datës 25 korrik, ku thuhet se Atilla Kardesh nuk ishte i pranishëm në seancë, dhe se mungesën e tij nuk e ka arsyetuar. Në seancë e pranishme ishte ish-bashkëshortja e Kardesh, Drenusha Latifi. Avokati i Atillës, i cili ka thënë se për arsye personale Atilla nuk ishte në seancë pasi kishte shkuar në Suedi për një…
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Conference League mes Larnes dhe Prishtinës. 45 minutat e parë të ballafaqimit u mbyllën me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra vendase kishte disa raste shënimi, por Ardit Nika ishte tejet stabil në portë, duke pritur goditjet e tyre. Rastin më të mirë për Prishtinën e kishte Leo Kryeziu, i cili në minutën e 12’të ishte shumë afër golit me goditjen me kokë – por portieri kundërshtar bëri mrekulli me pritjen. /GazetaBlic Sport
Pasi kryeministri Edi Rama i vendosi në “tabelë qitjeje” bashkitë, me një valë kritikash dhe shkarkimesh për shkak të performancës jo të mirë, pushteti vendor do të reformohet dhe trajnohet. Këshilli i Ministrave ka vendosur të krijojë Akademinë e Pushtetit Vendor, që do të jetë në dorë të ministrit përgjegjës për bashkitë, i cili do të nënshkruajë marrëveshje me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe do të ketë për detyrë aftësimin e stafeve. “Kjo strukturë do të ketë detyrë të bëjë praktikat më të mira. Marr shembull Bashkinë e Përmetit që ka një histori shumë të madhe suksesi në raport me…
Disa organizata mediale thanë se më 24 korrik se gazetarët e tyre në Gazë po përballen me kërcënimin nga uria, teksa po vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Përmes një deklarate të përbashkët, katër media i bën thirrje Izraelit që të lejojë gazetarët të hyjnë dhe të dalin nga Gaza dhe të lejojnë hyrjen e furnizimeve të duhura ushqimore në territorin palestinez. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gazetarët tanë në Gazë, të cilët gjithnjë e më shumë po përballen me vështirësi që ta ushqejnë veten…
