Skuadra e Ballkanit ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me Astrit Thaqin.
Me marrëveshje të dyanshme, nënkampioni i Kosovës ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin nga Drenasi, transmeton GazetaBlic Sport.
“Falënderojmë Astritin për kontributin dhe angazhimin gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.

