Autor: TV News
Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e “non gratës” për kreun e PD-së, Sali Berisha. Në një letër drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio thuhet se përcaktimi i Berishës si person i padëshiruar nga SHBA-të dëmtoi politikën e jashtme amerikane. Continental Strategy ka argumentuar duke u shprehur se heqja e këtij përcaktimi për liderin e opozitës duhet bërë edhe për faktin se Berisha tani nuk është më një politikan aktiv. “Shpallja “non grata” e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë.…
Me fillim nga ora 20:45, FC Ballkani luan ndaj Florianas në Maltë. Ndeshja e parë në kryeqytet para një jave përfundoi me fitoren e ekipit kosovar me rezultatin 4:2, shkruan GazetaBlic Sport. Sonte, lojtarët e Orges Shehit tentojnë ta rujanë rezultatin dhe të kalojnë tutje në raundin e tretë kualifikues të Conference League. Ja formacionet zyrtare të ndeshjes: /GazetaBlic Sport
Moti i keq me shira ka shkaktuar përmbytje në veri të Kinës. Si pasojë 60 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 31 në një shtëpi për të moshuar në rajonin malor Miyun në Pekin. Në Pekin, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë figurojnë të zhdukur deri në mesditën e së enjtes, tha zëvendëskryetari i bashkisë së Pekinit, Xia Linmao, në një konferencë për shtyp. Reshjet e dendura filluan një javë më parë dhe arritën kulmin në zonën e Pekinit dhe provincave përreth të hënën, me deri në 573.5 mm reshje në Miyun, nivele që mediat lokale i…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, ua hodhi fajin opozitës për moskonstituimin e Kuvendit, anipse kandidatën e njëjtë e paraqitën për kryetare të Kuvendit rreth 54 herë. Ai për opozitën tha “as nuk po shtyhen, as nuk po ngrehen”. “Nuk e kanë problemin me Albulenen, e kanë problemin me popullin që nuk ua dha besimin dhe e kanë problemin me Vetëvendosjen me qeverisjen tonë, që përfundimisht ua ka ndalur përfitimet e paligjshme e pasurimin privat e zhvatjen në dëm të interesit publik e kështu me radhë. …
Manchester United është i interesuar të nënshkruajë me portierin e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, raporton Sky Sports News. Portieri italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG-në dhe e ardhmja e tij në kryeqytetin francez është e pasigurt pasi klubi është në prag të nënshkrimit të Luca Chevalier nga Lille. Edhe pse Donnarumma është i hapur për të qëndruar dhe për të luftuar për një vend titullari, mundësia e largimit të fituesit të Ligës së Kampionëve nuk përjashtohet. Sky Sports raporton se Donnarumma nuk ka nxitim për të marrë një vendim për të ardhmen e…
Meksika duket se i ka shmangur tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi. Donald Trump njoftoi një pezullim të përkohshëm të masave pas një telefonate të zhvilluar me presidenten e vendit, Claudia Sheinbaum . Marrëveshja parashikonte që SHBA-të do të vendosnin tarifa prej 30% për të gjitha produktet meksikane nga 1 janari. Në vend të kësaj, marrëveshja e përkohshme tregtare do të zgjatet për 90 ditë të tjera, deri në fund të tetorit. Në një postim në “Truth Social”, Trump shkruan se negociatat për një marrëveshje të përhershme do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe. Nuk do të jetë e lehtë, shton ai:…
Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu. Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i një nga të dyshuarve për këtë rast. “Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, shkroi ai në Facebook. Pesë zyrtarëve policorë, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, më 9 korrik u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji. Por, më 17…
Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup. Veshkat kanë përgjegjësi të madhe por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerkes së keqe. Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë. Veshkat dhe ushqimet e rënda Ushqimet e yndyrshme, ato të përpunuara dhe veçanërisht të skuqurat janë…
Kampionët francezë dhe evropianë, Paris Saint-Germain, do të përballen me Tottenhamin në Superkupën e UEFA-s, e cila është planifikuar të zhvillohet më 13 gusht. Interesante është se skuadra e Luis Enriques nuk do të luajë asnjë ndeshje miqësore para kësaj finalje. Parisienët morën pjesë së fundmi në Kupën e Botës për Klube, ku humbën finalen ndaj Chelseat. Tani ata do të kenë një tjetër shans për të fituar një trofe, por do të përgatiten pa miqësore. Luis Enrique ka vendosur të fillojë përgatitjet vetëm më 6 gusht, dhe vetëm një javë më vonë skuadra e tij do të duhet të…
Turma protestuesish janë parë duke brohoritur me gëzim të enjten në Kiev, teksa e kanë shikuar një ekran të madh, në të cilin është konfirmuar që Parlamenti ukrainas e ka miratuar legjislacionin e ri për rikthim të pavarësisë së agjencive kundër-korrupsionit. Legjislacioni është miratuar me 331 vota për dhe asnjë kundër. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar ligjin e ri. Vendimi është marrë pasi një ligj – që dyshohej se do të mund t’i kufizonte hetimet për korrupsion – është miratuar një javë më parë, dhe i ka nxitur protestat më të mëdha prej nisjes së luftës së Rusisë…
