Autor: TV News

Përmbytjet vranë 31 banorë në një azil kujdesi për të moshuarit në periferi të Pekinit këtë javë, thanë zyrtarët lokalë. Pamjet filmike tregonin ekipet e emergjencës duke ecur nëpër ujë që arrinte deri në gjoks duke u përpjekur të shpëtonin ata që ishin të bllokuar në shtëpi në distriktin Miyun. Shumë prej atyre që vdiqën thuhet se ishin të paaftë fizikisht për të lëvizur, shkruan BBC. Zyrtarët lokalë kanë pranuar se kishte “boshllëqe në planifikimin e emergjencës” dhe thanë se incidenti ishte një mësim i dhimbshëm që shërbeu si “një thirrje zgjimi”. 44 persona kanë vdekur në përmbytjet e ndodhura…

Read More

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një dekadë mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Konflikti, që nisi pas një shkëmbimi zjarri në një segment 200-kilometërsh të kufirit të tyre të përbashkët, u përshkallëzua shpejt dhe solli pasoja të rënda diplomatike e ushtarake. Përpjekjet për ndalimin e luftës fillimisht erdhën nga Kryeministri i Malajzisë dhe më pas nga Kina, por ishte vetëm pas një telefonate të Presidentit Trump me kryeministrin e përkohshëm tajlandez, Phumtham Wechayachai, që Tajlanda pranoi të merrte pjesë në negociata me Kamboxhian. Bisedimet…

Read More

Dashi Emocione të fshehura ose çështje të pazgjidhura mund të dalin në sipërfaqe, mos i shmang. Çështjet financiare, veçanërisht burimet e përbashkëta ose borxhet, kërkojnë vëmendjen tënde. Është një kohë e mirë për të riorganizuar buxhetin ose për të diskutuar kufijtë në marrëdhënie të ngushta. Ji i butë në bisedat romantike, pasi mund të ketë keqkuptime. Besoji intuitës, por mos nxito në përfundime. Një mbrëmje e qetë me ditar apo meditim mund të ndihmojë për të pastruar mendjen. Demi Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Qofshin ato romantike, profesionale apo miqësore, ndershmëria emocionale është çelësi sot. Mos i mbaj ndjenjat…

Read More

Albion Rrahmani ka realizuar gol në ndeshjen e sotme të Sparta Prague. Skaudra çeke triumfoi me shifrat 4 me 0 ndaj Aktobe dhe siguroi kalimin tutje në raundin e tretë të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport. Sulmuesi kosovar, realizoi pikërisht golin e katërt në fund të ndeshjes. pic.twitter.com/U0AvgThIH4 — AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) July 31, 2025 /GazetaBlic Sport/

Read More

Shtetet e Bashkuara deklaruan sot se Presidenti Donald Trump pret që marrëveshja e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të arrihet deri më 8 gusht, duke theksuar nevojën urgjente për t’i dhënë fund luftës që po vazhdon. Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh, diplomati i lartë amerikan John Kelly deklaroi: Presidenti Trump e ka bërë të qartë se kjo duhet të ndodhë deri më 8 gusht. Shtetet e Bashkuara po përgatiten të zbatojnë masa shtesë për të siguruar paqen.”

Read More

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa 145 persona janë plagosur, përfshirë 14 fëmijë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës një djalë 6-vjeçar dhe nëna e tij janë konfirmuar ndër viktimat. Zyrtarët lokalë thonë se sulmet goditën më shumë se 24 lokacione në disa lagje të kryeqytetit dhe rrëzuan një bllok apartamentesh banesore, duke shkaktuar viktima masive dhe panik qytetar. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se ky ishte sulmi me më shumë fëmijë të plagosur brenda një nate që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në…

Read More

Prishtina është eliminuar nga kualifikimet e Conference League. Skuadra kososvare dështoi në penallti ndaj Larne, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra e Irlandës së Veriut, triumfoi me rezultat 5 me 4 në penallti. The post Prishtina dështon edhe në Conference League, eliminohet nga Larne appeared first on GazetaBlic.

Read More

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i quajti planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur një shtet palestinez “të parëndësishme” dhe “kundërproduktive”. “Është bezdisëse për disa, e parëndësishme. Nuk do të thotë asgjë”, tha Rubio në një intervistë për Fox Neës Radio, për njohjen e shtetit palestinez. “Para së gjithash, asnjë nga këto vende nuk ka aftësinë për të krijuar një shtet palestinez. Nuk mund të ketë shtet palestinez nëse Izraeli nuk pranon. Së dyti, ata as nuk mund t’ju tregojnë se ku ndodhet ky shtet palestinez. Ata nuk mund t’ju tregojnë se kush do…

Read More