Autor: TV News
Të paktën 30 palestinezë u vranë pas të shtënave me armë zjarri nga ushtria izraelite teksa prisnin ndihmë humanitare në Gazën veriore të mërkurën, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi. Një zëdhënës i mbrojtjes civile të Gazës i tha agjencisë së lajmeve AFP se të paktën 300 persona të tjerë u plagosën. Izraeli tha se detajet e incidentit “po shqyrtohen ende”, raporton BBC. Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thanë se “hapën zjarr” pasi banorët e Gazës u mblodhën rreth kamionëve me ndihma 3 km në jugperëndim të pikës kalimtare të Zikim, por ata “nuk kishin dijeni për viktima”.…
Skuadra e Dritës do të luajë ndaj kampionit të Rumanisë, FCSB në raundin e tretë të kualifikimeve të Europa League, pasi ekipi rumun u mposht nga Shkëndija në kualifikueset e Champions League, e Drita pësoi disfatë nga Copenhagen. Gazetari i njohur rumun, Ovidiu Ioanitoaia tha se FCSB assesi nuk duhet ta nënçmojë Dritën, ashtu siç bëri me Shkëndijën, shkruan GazetaBlic Sport. “Tani vjen Drita. Përsëri duhet të jemi vigjilentë. Bëhet fjalë për kampionin e Kosovës. Është e vërtetë, e dimë mirë që kosovarët janë në të gjithë Evropën, ka më pak prej tyre që kanë mbetur në shtëpi, por Drita…
Një javë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi ndryshime në nivel drejtues edhe në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në qarqet e tjera, kater nënkryetarë të Bashkisë më të madhe në vend kanë dhënë dorëheqjen. Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Ndërkohë, janë ndarë edhe detyrat që do të ketë secili: Ilir Mengra do të marrë përsipër punët publike, Vasilika Vjero – financat dhe zhvillimin ekonomik, Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural dhe Gentian Keri –administatën e Bashkisë tiranë. Përjashtim nga…
Të paktën 6 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën pasi Rusia lëshoi breshëri dronësh dhe raketash në disa lagje të Kievit, thanë zyrtarët ukrainas. Një nga të vdekurit ishte një djalë gjashtëvjeçar, dhe Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se numri i të vdekurve mund të rritet. Sulmet ruse kanë vazhduar pavarësisht kërcënimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Moskës nëse Vladimir Putin nuk pranon një armëpushim deri më 8 gusht. Rusia lëshoi 309 dronë dhe raketa gjatë natës, sipas forcave ajrore të…
Plisat i kanë dërguar mesazh FC Prishtinës se sonte duan veç fitore ndaj Larnes në “Fadil Vokrri”. FC Prishtina sonte ballafaqohet me Larnen në ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Conference League. Ndeshja e sotme luhet në kryeqytet me fillim nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport. Ja njoftimi i “Plisave”: “DUAM KUALIFIKIM Klubi jone i zemres sot luan ndeshjen e kthimit ndaj Larne. Ndeshja fillon nga ora 20:00, kurse Fan Clubi hapet nga ora 13:00. Ku mblidhemi nga aty dhe vazhdpjme ne tribunë. Duam fitore, duam kualifikim. HAJDE PRISHTINË”, shkruhet në postimin e tyre. /GazetaBlic…
SHBA-të duhet të bien dakord të kompensojnë Iranin për dëmin që pësoi nga sulmet amerikane dhe izraelite kundër tij në qershor, sipas një artikulli në Financial Times sot, i cili citon Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi. “Ata duhet të shpjegojnë pse na sulmuan në mes të negociatave dhe duhet të na sigurojnë që kjo gjë nuk do të përsëritet gjatë negociatave të ardhshme”, tha Araghchi në një intervistë me FT. “Dhe ata duhet të kompensojnë Iranin për dëmin që shkaktuan”, theksoi ministri iranian, ndërsa Teherani duket se po mban një qëndrim më të ashpër dhe po vendos kushte të reja për rifillimin e negociatave mbi…
Skuadra e Prishtinës sonte luan ndaj FC Larne në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League. Ndeshja e parë në Irlandën e Veriut përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, andaj Prishtinës i duhet përkrahje e madhe sonte që të kalojë këtë raund, shkruan GazetaBlic Sport. Biletat për të shikuar këtë ndeshje janë në shitje tek “Newborn” dhe tek stadiumi, pranë zyreve të klubit. Ja çmimet e biletave: Lindje: 3 euro Perendim: 5 euro VIP: 10 euro /GazetaBlic Sport
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka përshëndetur vendimin “historik” dhe “të guximshëm” të Kanadasë, për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Z. Abbas “mirëpret qëndrimin historik të Kanadasë për të njohur një shtet palestinez”, i cili “do të forcojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin” e Lindjes së Mesme, theksoi ai gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA. “Ky qëndrim i guximshëm regjistrohet në një moment historik kritik për të shpëtuar zgjidhjen me dy shtete”, shtoi presidenti i Autoritetit Palestinez.
Sonte është momenti i fituesit të Kupës së Kosovës dhe nënkampionit tonë që të luajnë në garat europiane. FC Prishtina sonte ballafaqohet me Larnen në ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Conference League. Ndeshja e sotme luhet në kryeqytet me fillim nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport. Ndeshja e parë në Irlandën e Veriut u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, teksa ekipi i Arsim Thaqit sonte synon kalimin tutje. Poashtu, sonte luan edhe FC Ballkani ndaj Florianas në Maltë, me fillim nga ora 20:45. Ndeshja e parë në kryeqytet para një jave përfundoi…
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka thënë se shteti që udhëheq do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që bën një njoftim të tillë në ditët e fundit. Carney ka thënë se marrja e këtij vendimi do të varet nga reformat që do të kryhen, përfshirë zotimin e Autoritetit Palestinez që t’i mbajë zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm, pa pjesëmarrje të Hamasit. Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera. Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Mbretëria…
