Manchester United është i interesuar të nënshkruajë me portierin e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, raporton Sky Sports News.
Portieri italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG-në dhe e ardhmja e tij në kryeqytetin francez është e pasigurt pasi klubi është në prag të nënshkrimit të Luca Chevalier nga Lille.
Edhe pse Donnarumma është i hapur për të qëndruar dhe për të luftuar për një vend titullari, mundësia e largimit të fituesit të Ligës së Kampionëve nuk përjashtohet.
Sky Sports raporton se Donnarumma nuk ka nxitim për të marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe është gati të luftojë për vendin e tij pavarësisht konkurrencës në rritje nga Chevalier. Interesi i United për portierin 26-vjeçar mund të ndikojë në situatë në javët në vijim.
/GazetaBlic Sport/

