Autor: TV News

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, paralajmëroi Prokurorinë e Posaçme kundër krimit të organizuar e korrupsionit të mos aministojë kryebashkiakun Erion Veliaj për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Berisha komentoi deklaratat e drejtuesit të SPAK-ut Altin Dumani në lidhje me hetimet ndaj Veliajt, duke theksuar se ka dëshmi që implikojnë kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliajn në këtë çështje. “Qytetarët dixhital informojnë se janë bërë dëshmi se paratë e inceneratorit të Tiranës janë investuar në kulla nga Edi Rama dhe Erion Veliaj”, tha Berisha. Lideri i opozitës paralajmëroi SPAK-un të mos injorojë dëshmitarët dhe të zbardhë të vërtetën për çështjen…

Read More

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është intervistuar më 31 korrik nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurës sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezervat shtetërore. “Zonja Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë, zonja Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë kur ishte ftuar në Prokurori për këtë çështje”, tha për Radion Evropa e Lirë zyrtarja për komunikim në Prokurorinë Speciale, Arbnora Luta.…

Read More

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, u takua të enjten me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për të shpëtuar bisedimet për armëpushim në Gazë dhe për krizën humanitare në enklavën palestineze, ku organizatat që monitorojnë urinë kanë thënë se atje po ndodh skenari më i keq i urisë. Menjëherë pas mbërritjes së Witkoffit, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Truth Social: “Mënyra më më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gazë është që Hamasi të dorëzohet dhe t’i lirojë pengjet”. Ai iu referua grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Damien Comolli, ka folur për polemikat rreth mesfushorit Douglas Luiz, duke zbuluar se braziliani kërkoi falje pasi nuk respektoi shokët e tij të ekipit. “Douglas Luiz nuk i respektoi shokët e tij të ekipit dhe të gjithë grupin. Ai kërkoi falje menjëherë pas kësaj,” tha Comolli për La Gazzetta dello Sport. 27-vjeçari, i cili iu bashkua Juventusit nga Aston Villa për 50 milionë euro në verën e vitit 2024, tërhoqi vëmendjen e gjerë të medias pasi nuk iu nënshtrua testeve mjekësore të planifikuara të enjten e kaluar, duke çuar në një gjobë dhe vendosjen e…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako ditën e sotme në një deklaratë për mediat bënë publike masat e marra dhe mobilizimin e strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend. Qveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. Ministri Vengu bëri me dije se në total, si pasojë e zjarreve janë djegur 29 mijë…

Read More

Duke filluar nga data 12 tetor, Bashkimi Evropian nis zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit. Procedurat e reja prekin dhe qytetarët shqiptarë. Sistemi i ri hyrje/dalje po prezantohet për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të identifikuar udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se koha e lejuar në Zonën Shengen. Nga 12 tetori, Shtetet Anëtare të BE-së do të fillojnë të prezantojnë sistemin gradualisht gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh, tha Komisioni Evropian në një deklaratë. Autoritetet kufitare do të regjistrojnë në mënyrë progresive të dhënat e shtetasve…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Millosh Plleskoviçin me 15 vjet burgim, nën akuzat për krime lufte në Kosovë. Sipas aktakuzës, Plleskoviç bashkë me një grup serbësh të armatosur, i kanë vrarë tre civilë shqiptarë dhe i kanë plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit, raporton Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë. Gjykatësi Rrahman Beqiri ka thënë të enjten se vendimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh ngë hyrja në fuqi e aktgjykimit. Plleskoviç veçse ka qenë nën masë të paraburgimit. Sipas aktakuzës, Plleskoviç ka gjuajtur me armë të tipit ‘Kallashnikov’, ku…

Read More

Një avion i “Delta Airlines” me destinacion Amsterdamin është detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të turbulencave. Të paktën 25 persona mbetën të lënduar. Avioni i nisur nga Salt Lake City (Utah, SHBA) u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-St. Paul. Fatmirësisht avioni u ul në mënyrë të sigurt. 25 persona u dëguan në spitalet e zonës për trajtim. Kompania tha në një deklaratë se po bisedonte me pasagjerët për të përmbushur nevojat e tyre të menjëhershme. Në total, 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit ishin në bord, sipas BBC-së./vizionplus.tv

Read More