Autor: TV News

Dashi – Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do futen kryesisht ata që kanë pasur debate prej kohësh. Bëni kujdes! Beqarët mund të bëjnë ndonjë çmenduri vetëm e vetëm për të bërë për vete atë qe ju pëlqen. Ne planin financiar do favorizohen transaksionet dhe investimet. Demi  – Edhe pse kohet e fundit atmosfera në çift ka qenë problematike, sot gjërat do ndryshojnë. Do e shihni gjithçka me një sy tjetër dhe do toleroni me tepër ne çift. Beqarët nuk ndihen keq vetëm…

Read More

Kingsley Coman mund të shkruajë së shpejti një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë larg Evropës. Sipas Fabrizio Romano, anësori francez është në shënjestër të Al Nassr, një klub saudit që ka filluar tashmë bisedimet me Bayernin e Mynihut në lidhje me blerjen e tij. Qëllimi është i qartë: të bashkohet Coman me Cristiano Ronaldon, duke ndërtuar një sulm edhe më konkurrues. Pas gati dhjetë vitesh në Bavari, plot suksese në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, Coman mund t’i japë lamtumirën futbollit evropian. Al Nassr tashmë i ka paraqitur një ofertë konkrete si lojtarit ashtu edhe klubit…

Read More

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka rrethuar godinën ku ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Sipas informacioneve, policia ka kërkuar lirimin e ambienteve pa paraqitur vendim gjykate. Në vendngjarje ndodhet Ardi Veliu, në cilësinë e drejtuesit të shoqërisë “KAYO”, e cila pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimit të armëve. Gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi arsyet e veprimit.

Read More

Ardon Jashari u transferua pak ditë më parë te Milan. Pas shumë këmbënguljesh dhe përpjekjesh të mëdha nga mesfushori më në fund u konkretizua gjithçka ashtu siç shqiptari dëshironte. Por transferimi i Jasharit vazhdon të jetë në qendër të mediave në Itali, kjo pasi në këtë lëvizje të 23-vjeçarit ka të bëjë shumë edhe “BESA”. Për ne shqiptarët “BESA” është testament moral që prej qytetërimit të hershëm “Pellazg”. Po çfarë lidhje ka “BESA” me transferimin e Jasharit te Milan? Është gazeta e njohur italiane “Gazetta dello Sport” që ka zbuluar një detaj interesant nga ky transferim. Mesfushori me origjinë shqiptare…

Read More

U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 32-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin Florian Kalia, 32 vjeç, banues në Thumanë. 32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë. Kontrollet në kuadër të planit operacional…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e së premtes. Policia njofton se rreth orës 23:00, është paraqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në gjithë zonën përreth janë ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autori. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar pas njoftimit të Trump se do të zhvillojë një takim me Putin të premten në Alaskë, për të diskutuar mbi përfundimin e luftës në Ukrainë. Në një deklaratë publike, Zelenskyy ritheksoi qëndrimin e palëkundur të vendit të tij.Lexo edhe :Related Posts “Ukraina nuk do të japë tokë pushtuesit”, nënvizoi ai. Ai theksoi se çdo marrëveshje pa përfshirjen e Kievit është e papranueshme dhe e destinuar të dështojë. “Sigurisht që nuk do t’i japim Rusisë shpërblime për atë që ka bërë. Populli ukrainas meriton paqe. Përgjigja për çështjen territoriale ukrainase tashmë ndodhet në Kushtetutën…

Read More

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi dritaren më të re të raportimit sa i takon mbrojtjes së hapësirave publike. “Mirëmëngjes dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama. Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike. Kujtojmë se hapja e këtij portali u paralajmërua nga kryeministri pak ditë…

Read More

Mesfushori kroat Luka Modric ka folur për motivimin e tij dhe ëndrrën për të fituar trofe me Milanin, klubin ku iu bashkua me një kontratë njëvjeçare. Pavarësisht se muajin tjetër feston 40-vjetorin, Modric është i vendosur të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë dhe të japë maksimumin për skuadrën e re në Serie A. I rritur si tifoz i Milanit, ai zbuloi se ka folur me Carlo Ancelottin, i cili i dha mbështetje për këtë hap të ri. Modric theksoi se kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i trofeve janë synimet kryesore për sezonin. “Dashuria për futbollin…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë publike datën dhe vendin e takimit të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin, që do të zhvillohet të premten, më 15 gusht 2025, në shtetin amerikan të Alaskës. Takimi pritet të fokusohet në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë, por pa praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Trump, në një postim në platformën e tij Truth Social, shkruan: “Takimi i shumëpritur mes meje, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Presidentit Vladimir Putin, të Rusisë, do të mbahet të premten e ardhshme, më 15 gusht 2025,…

Read More