Autor: TV News
Arben Taravari, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga Pogradeci pas një takimi që ka patur me kryetarin e bashkisë Pogradec i ka cilësuar thirrjet kundër shqiptarëve si skandaloze dhe të orkestruara. Taravari i pyetur nga media ka vazhduar me tej duke fajësuar kryeministrin maqedonas Mickovski i cili një ditë para ndeshjes basketbollit ka fyer shqiptarët në fjalimin e tij ndërsa ka treguar se bota serbe ka ndikim të veçantë në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, koalicioni i Besëlidhja e Aleancës Kombëtare për Integrim do të ketë takime me kryetaret…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ky aksion është pjesë e një nisme më të gjerë që po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit. Sipas tij, kjo ndërhyrje synon të përgatitë terrenin për fazën e re të Rilindjes Urbane 2.0, një program bashkëpunimi midis qeverisë, pushtetit vendor, sipërmarrjes dhe komunitetit, që ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së hapësirave publike në funksion të vizionit për Shqipërinë 2030 në BE. “Mirëmëngjes 😊 dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër,…
Nuk ka vendim për kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar nga burgu. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, kërkoi që seanca të shtyhet, pasi Erion Bani nuk është gjyqtari i çështjes “Meta”. Për shkak se kolegu i tij, Erion Çela, nuk ishte i pranishëm, si edhe tre prokurorët që e hetuan – Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi – togat e zeza e shtynë vendimin për javën e ardhshme dhe shpallën moskompetencë në gjykimin e çështjes. “Nuk kemi gjë me gjyqtarin Erion Bani. Brenda muajit tetor do të ketë vendim nga Gjykata Kushtetuese. Ne duam të zhvillojmë procesin në…
Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se si fillim ço komunitet do të ketë më shumë hapësira të lira dhe më pas edhe më shumë gjelbërim. Postimi i Ramës: Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE🇦🇱🖐️🇪🇺 Ecim👊…
Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit njofton arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar Juxhin Drazhi, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi u bë pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe policisë spanjolle. Drazhi ishte i kërkuar nga GJKKO, e cila në prill 2025 i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe veprave të tjera të kryera nga organizata kriminale. Interpol Tirana dhe homologët në Spanjë vijojnë punën për finalizimin e ekstradimit të Drazhit drejt Shqipërisë.…
Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në kodrat e fshatit Humelicë, Njësia Administrative Cepo. Flakët po përhapen me shpejtësi mes fshatrave Humelicë dhe Picar, duke rrezikuar zonat e banuara. Efektivi i MZSH Gjirokastër, i angazhuar në terren për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara dhe për të vënë nën kontroll situatën. Puna vijon intensivisht në kushte të vështira terreni dhe me rrezik të lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta.
Askush nuk do ta mendonte që një thelb hudhër, nëse lihet të “plaket” me kujdes për javë të tëra, do të shndërrohej në një ndër superushqimet më të fuqishme të kohës sonë. Por ja ku jemi, hudhra e zezë, as tradicionale, as moderne, por diçka që ka ardhur nga një laborator i heshtur i natyrës! Hudhra e zezë nuk është as e djegur, as e kalbur. Është thjesht e duruar. Procesi i fermentimit zgjat rreth 30 deri në 90 ditë, ku thelbat qëndrojnë në një mjedis me temperaturë konstante dhe lagështi të lartë. Gjatë kësaj kohe, ajo kalon një transformim…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan në Berat. Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar nga bashkëfshatari i tij 53-vjeç. Të dy kanë duke ruajtur prej disa netësh parcelat me misër, që i dëmtonin derrat, kur në përpjekje për të gjuajtur derrin, 83-vjeçari Dhimitër Kuqi ka gjuajtur aksidentalisht bashkëfshatarin e tij Adriatik Toska, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe veprimet e para hetimore, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit. Njoftimi…
Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet prerës, dyshohet thikë, pas një konflikti mes tyre. Rreth orës 21:40, shtetasit A.M., 28 vjeç, dhe L.S. u paraqitën në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve paraprake, të dy janë plagosur gjatë përleshjes. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Hetimet vazhdojnë.
Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të fundit me Barcelonën. Klubi katalanas përmes rrjeteve sociale ka treguar rreth lëndimit të lojtarit. Lewa ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë dhe pritet të mungojë në ndeshjen miqësore të së dielës ndaj Comos. Ai tashmë është futur në fazën e rikuperimit, por nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij.
