Autor: TV News
Një aheng familjar në një restorant në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka mbetur i sulmuar bashkë me Albin Kasapin. Burime të “Sinjalit” bëjnë të ditur se viktimat janë Shpat Kasapi rreth 40-vjeçar dhe Albin Kasapi rreth 47-vjeçar, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj rreth 62-vjeçar, Bledar Kicaj rreth 36-vjeçar dhe Blerim Kicaj rreth 29-vjeçar. Njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarit dhe viktimat për intervistim. Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është dërguar në mbajtje…
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar aktin heroik të efektivëve të policisë gjatë kohëve të fundit, i pari Agim Troci që u plagos duke luftuar me flakët në Delvinë më 25 korrik dhe i dyti Klajdi Mustaj, që shpëtoi 3 udhëtarë teksa makina e tyre mori flakë në ecje, në aksin Levan-Fier. Kreu i qeverisë tha sot nëpërmjet një postimi në rrjetin Instagram, se Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, por ehde nga gra, vajza, djem dhe burra që punojnë me përkushtim dhe nga heronj si dy rastet e mësipërme. Ai e shoqëron postimin edhe me pamjet e momenteve kur…
Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rajonin e Umbrias. Ka qenë një telefonatë në numrin emergjent 112, ajo që ka vënë alarmin te policia e cila ka ndërhyrë menjëherë, duke shpëtuar gruan nga burri dhunues. Gruaja e të moshuarit, e frikësuar për jetën e saj, ka kërkuar ndihmë pasi burri i saj me probleme shëndetësore, kishte shpërthyer në agresivitet dhe kishte marrë një thikë, me të cilën e kërcënonte. Agjentët e policisë, të cilët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, e kanë gjetur…
Një takim i organizuar me urgjencë është zhvilluar sot në Angli mes zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe ministrit të Jashtëm britanik David Lammy, në kuadër të përgatitjeve për samitin e javës së ardhshme në Alaskë, që pritet të fokusohet në luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Rusisë. Sipas zyrtarëve perëndimorë, qëllimi i takimit është të ofrojë një panoramë më të qartë për vendet europiane mbi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, si dhe për të ndarë informacionet që Uashingtoni ka mbi propozimet e fundit të presidentit rus Vladimir Putin. Ky zhvillim vjen pas një takimi të diskutueshëm të mbajtur të mërkurën…
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se do të takohet me homologun rus Vladimir Putin në Alaskë të premten 15 gusht për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë. Trump nuk dha detaje të tjera rreth takimit, por e quajti atë një hap të mundshëm të madh pas javësh zhgënjimi për mungesën e përparimit drejt ndalimit të luftimeve.Lexo edhe :Related Posts “Do të takohem shumë shpejt me Presidentin Putin. Do të kishte ndodhur më shpejt, por mendoj se ka organizime sigurie që për fat të keq duhen bërë përpara”, tha Trump. Lajmin e konfirmoi edhe këshilltari i…
Paniku shpërtheu në Times Square herët mëngjesin e të shtunës kur tre persona, përfshirë një grua të re dhe dy burra, u qëlluan me armë zjarri në një nga zonat më të ngarkuara të New York City-t. Një i dyshuar është arrestuar, ndërsa të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut. Incidenti ndodhi rreth orës 1:20 të mëngjesit, midis West 44th Street dhe 7th Avenue në Manhattan, me policinë dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Sipas autoriteteve, të plagosurit janë një vajzë 18-vjeçare, një djalë 19-vjeçar dhe një burrë 65-vjeçar, të cilët u dërguan në Spitalin Bellevue, ku…
Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka reaguar ndaj vendimit të SHBA për të dyfishuar shpërblimin që çon në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro. Lopez e cilësoi këtë vendim si një veprim të paligjshëm, duke theksuar se përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. “Këto shpërblime të dëshpëruara në stilin më të mirë të një filmi hollywood-ian, përfaqësojnë një tjetër akt ndërhyrjeje në vend, që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vetëvendosjes së popujve”, deklaroi Lopez. SHBA e ka akuzuar Presidentin venezuelian se është një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë,…
Falë largimeve të një numri të madh lojtarësh, Barcelona arriti të çlirojë një sasi të konsiderueshme parash në buxhet, gjë që do të mundësojë regjistrimin e lojtarëve të rinj. Inigo Martinez është lojtari i pestë që largohet nga klubi dhe ai do ta zëvendësojë Kataluninë me Arabinë Saudite. Duke marrë parasysh që rregulli 1 me 1 ende nuk vlen për klubin, d.m.th. që çdo shpenzim që zgjidhet mund të llogaritet si pjesë e buxhetit, Barcelona nuk do të jetë në gjendje ta përfshijë plotësisht pagën e tij prej 14 milionë eurosh në “fair play”, por do të jetë në gjendje…
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme ullishtet dhe sipërfaqet me shkurre të thata në fshatin Sejmenas, njësi administrative Fier-Shegan, në Bashkinë Lushnje. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ndërhynë tre mjete zjarrfikëse të Lushnjes, dhjetëra efektivë policie, si dhe banorët e zonës, të cilët u angazhuan për më shumë se dy orë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të mbrojtur banesat që ndodheshin pranë zonës së djegur. Aktualisht, situata paraqitet plotësisht e kontrolluar, ndërkohë që vatrat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin e mundshëm të flakëve. Paralelisht, grupi hetimor i Policisë së…
Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, gjatë muajve të fundit, njoftoi të shtunën gjyqësori iranian. Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore. Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar,…
