Autor: TV News

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i 47-vjeçarit Z. V. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Read More

Jim Lovell, astronauti amerikan i njohur për komandimin e misionit dramatik Apollo 13, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Lovell u bë figurë ikonike e historisë së fluturimeve hapësinore për shkak të një prej misioneve më të rrezikshme të NASA-s, që u zhvillua në prill të vitit 1970. Ai ishte në krye të ekuipazhit të Apollo 13 kur një defekt i rëndë teknik në bordin e anijes kozmike vuri në rrezik jetën e tij dhe të dy astronautëve të tjerë në mision. Pikërisht gjatë këtij incidenti, Lovell dha një nga deklaratat më të famshme të historisë së hapësirës: “Houston, kemi…

Read More

Igor Popoviqi, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë është shpallur fajtor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe urrejtjes etnike. Gjyqtari Kujtim Krasniqi ka caktuar dënimin prej 6 muajsh burgim, i cili u zëvendësua me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dënim plotësues, dëbim nga Kosova për një periudhë prej dy vjetësh. Në këtë rast, gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie mes tij dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Popoviq ishte arrestuar më 19 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut dhe akuzohet se më 18…

Read More

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë. Ai tha se banorët në disa vendbanime janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha” si pasojë e erërat e forta. Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për…

Read More

Dean Huijsen ka shprehur dëshirën e tij për të veshur fanellën me numër 4 te Real Madridi, sipas gazetarit Mario Cortegana nga The Athletic. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar iu prezantua tifozëve me fanellën me numër 24, por ai dëshiron të marrë fanellën e lakmuar me numër 4, aktualisht në pronësi të David Alabës. Huijsen është admirues i madh i Sergio Ramos, i cili ka lidhur emrin e tij përgjithmonë me atë numër. Për të, fanella me numër 4 simbolizon lidershipin dhe përsosmërinë në mbrojtje. Megjithatë, ai e ka pranuar se zgjedhja për të filluar me numrin 24 ishte një vendim praktik, pasi…

Read More

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem. Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te një resorti, ka sekuestruar celularin e pronarit, Orman Kokoshi. Deri më tani nuk dihen detaje rreth këtij aksioni, ndërsa të tjera informacione pritet të zbardhen në vijim.

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur me të madhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate, pasi ky i fundit mohoi raportet për urinë në Gaza, raporton NBC News. Netanyahu ka pohuar se në enklavën palestineze nuk ka uri, megjithëse forcat izraelite po e bllokojnë zonën dhe stafi mjekësor në Gaza ka denoncuar mungesë të ushqimeve. Gjatë telefonatës, Netanyahu insistoi se raportet për uri janë sajuar nga grupi militant Hamas, por Trump e ndërpreu duke thënë se ndihmësit e tij kishin prova të kundërta. Burime pranë NBC thanë se biseda u nis me kërkesë të Netanyahut, por u dominua…

Read More

Kostot e jetesës në Shqipëri zhvlerësojnë pagat, e sidomos atë minimale. Prej prillit të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë (408 euro), nga EUROSTAT vlerësohet si paga më e ulët në rajon pasi në Malin e Zi është 670 euro, Serbi 618 euro apo Maqedoni të Veriut 584 euro. Paga minimale e Shqipërisë, sipas EUROSTAT, lë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën. Ndërsa pagën minimale më të lartë në Evropë e ka Luksemburgu me 2704 euro, ndjekur nga Irlanda me 2.282 euro dhe Holanda me 2.246 euro në muaj. Në raportin e publikuar së fundmi për pagat…

Read More

Pas miratimit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerali Eyal Zamir, i cili më herët kishte shprehur kundërshtime ndaj këtij plani, ka deklaruar se ushtria do ta zbatojë atë “në mënyrën më të mirë të mundshme, me përgjegjësi dhe sipas parimeve kombëtare”. “Në përputhje me përgjegjësinë kombëtare që ka ushtria dhe komanda e saj, do të vijojmë drejt zbatimit të këtij plani. Jemi përgjegjës për gatishmërinë e forcave tona, për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve, për kthimin e pengjeve dhe për shkatërrimin e Hamasit…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila tha se deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur. “Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK. Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i fshehtë nuk pranohet”, shkroi Abdixhiku…

Read More