Autor: TV News
Kampioni i Evropës, PSG ka bërë transferimin e një portieri. “Parizienët”, zyrtarizuan francezin Lucas Chevalier, i cili erdhi nga skuadra e Lille. Chevalier, te Lille kishte qenë bashkëlojtar me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovën. PSG, pagoi rreth 40 milionë euro për shërbimet e tij, ku nënshkroi kontratë pesëvjeçare me kampionët në fuqi të Evropës. Ai do të ketë mundësinë që tani të fitojë trofeun e tij të parë me PSG-në, pasi që do të luajë në Superkupën e Evropës, të mërkurën ndaj Tottenhamit, që zhvillohet në Udine të Italisë.
Dashi Do i shtoni dozat e komunikimit ne çift gjate kësaj dite dhe për këtë arsye do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Asnjë hije dyshimi nuk do ketë me ndërmjet jush. Beqaret do jene sensuale dhe sharmante. Do marrin mjaft ftesa për takime te cilat nuk duhet t’i humbin. Ne panin financiar menaxhojini me maturi te ardhurat qe te mos keni vështirësi. Demi Do iu ndryshoje here pas here humori sot dhe do keni disa debate te forta me partnerin. Asgjë nuk do iu ece si e kishit menduar. Beqaret nuk do kenë asnjë kompleks dhe do…
Situata e zjarrit në bashkinë Finiq vijon të përkeqësohet me ritme alarmante. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë fshatin Velahovë, ku deri tani raportohet për djegien e dy banesave. Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke kërcënuar drejtpërdrejt jetën dhe pronat e banorëve. Flakët janë futur edhe në fshatin Krongj, ku autoritetet kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të banorëve për të shmangur viktima të mundshme. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte tepër të vështira për të vënë nën kontroll vatrat aktive, ndërsa është kërkuar ndërhyrje…
Një dasmë e zhvilluar në një restorant në Shkabaj është kthyer në një skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist rezulton të jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Sipas raportimeve, Kasapi dhe vëllai i tij ishin të ftuar në aheng, por mbërritja e tyre me vonesë dhe gjendja e dehur në të cilën ndodhej këngëtari, kanë tensionuar situatën në vendngjarje. Mospajtimet me nikoqirët kanë eskaluar në një përplasje fizike, e cila përfshiu disa persona. Në incidentin e dhunshëm është lënduar edhe nusja e dasmës, për të cilën dyshohet se mund të jetë goditur nga vetë Kasapi gjatë përplasjes. Raportohet se…
Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish qeverinë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025. Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se këto aktivitete janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin. “Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë.Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre,…
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga aksioni për çlirimin e buzërrugëve kombëtare. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi. Postimi: Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e portalit të ri për denoncimin e zaptimeve të zonave të përbashkëta i quajtur “Hapësira ime publike”. E konsideruar si një dritare e re ku qytetarët mund të informojnë për zaptimet publike, kreu i qeverisë shkruan se kjo platformë do të shërbejë për të mbrojtur hapësirat publike dhe shmangien e mjedisit të ndotur. Deri më tani në portal numërohen rreth 600 denoncime të bëra nga qytetarët për zonat pranë tyre. “Mirëmëngjes dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale videon ku tregohet momenti ku efektivi Klajdi Musta shpëton tre qytetarë që ishin aksidentuar në aksin Fier-Levan. Në postimin e tij Rama thekson se kur një punonjës policie turpëron uniformën të gjithë kemi të drejtë të revoltohemi, por në Policinë e Shtetit ka mijëra burra e gra që punojnë me përkushtim. Siaps tij heronjtë si Agim troci dhe Klajdi Musta janë forca e madhe e shembullit që duhen ndjekur. Postimi i Ramës: Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por…
Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në postimin e tij kreu i qeverisë thekson se kjo video ëhstë për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri. Postimi i Ramës: 🔴 Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as…
Qeveria siriane dënoi me forcë konferencën e fundit të organizuar nga grupi terrorist Forcat Demokratike Siriane (SDF) në verilindje të Sirisë, duke e quajtur atë një goditje serioze për negociatat në vazhdim dhe shkelje të qartë të marrëveshjes së 10 marsit. Një zyrtar i lartë i qeverisë, i cituar nga Agjencia Siriane e Lajmeve (SANA), tha se ngjarja e mbajtur në Sirinë verilindore “nuk ishte një kornizë kombëtare unifikuese”, por më tepër një “koalicion i brishtë” i palëve që kërkojnë të minojnë unitetin dhe sovranitetin e Sirisë. Damasku akuzoi pjesëmarrësit për “mbrojtje të agjendave separatiste, duke u mbështetur në mbështetjen…
