Autor: TV News

Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh të vendit. Kushtet e krijuara kanë ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të liqeneve artificiale dhe hidrocentraleve kryesore të vendit. Gjendja është më e theksuar në liqenin e Fierzës, i cili përbën burimin më të madh të ujit dhe një hallkë kyçe në sistemin energjetik kombëtar. Ky liqen po shënon rënie të vazhdueshme të nivelit, jo vetëm për shkak të mungesës së reshjeve dhe prurjeve, por edhe nga prodhimi i energjisë që vijon…

Read More

Forcat ukrainase thuhet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të ri të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500 “Prometey” të vendit, sipas portalit të mbrojtjes Militarnyi. Raporti, duke cituar komunitetin e inteligjencës me burim të hapur CyberBoroshno, tha se kjo u zbulua në pamjet e publikuara nga Drejtoria e Inteligjencës së Mbrojtjes (GUR) e Ukrainës, që tregonin sulme me dronë nga njësia e forcave speciale “Prymary” kundër instalimeve të radarëve në gadishullin e pushtuar Krime. “Videoja e djeshme nga GUR na tërhoqi vëmendjen për shkatërrimin e një radari 96L6 nga sistemi S-400 – përveç…

Read More

Të jesh egoist nuk është edhe aq gjë e keqe, problemi qëndron kur cenon të tjerët. Në fakt janë 4 shenjat e horoskopit që para vetes dhe nevojave të tyre nuk vendosin askënd tjetër. Ja për cilat bëhet fjalë: Demi– Ata që kanë lindur nën këtë shenjë zodiakale janë shumë kokëfortë dhe kurrë nuk e pranojnë se e kanë gabim. Natyra e Demit është që të kenë sa më shumë njohuri të jetë e mundur dhe ata e valëvisin këtë dije që kanë, si një flamur, duke supozuar se askush nuk do të mund të dijë më shumë se ata.…

Read More

Pas më shumë se një dekade, kufizimet në gjueti do të hiqen. Kur kanë mbetur më pak se tre javë për nga mbarimi i afati të moratoriumit, qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin që i hap rrugën gjuetisë në zona të caktuara. “Gjuetia zhvillohet vetëm në zonat për ushtrimin e gjuetisë, që përfshihen në fondin pyjor dhe kullosor jashtë territorit të zonave të mbrojtura, në tokat bujqësore, sipërfaqet ujore të brendshme, toka të pafrytshme, të populluara me lloje të faunës së egër, objekt gjuetie, dhe shtrihen në sipërfaqe, që janë me pronësi shtetërore apo private”, thuhet në pikën 1 të nenit 8…

Read More

Përdorimi i tribunave sportive për betejat politike me ngjyrim etnik është bërë praktikë para zgjedhjeve, thonë analistët për Radion Evropa e Lirë. Sipas tyre, partive politike u është më e lehtë të debatojnë për gjuhën e urrejtjes sesa për projektet lokale të realizuara. Brenda vetëm një jave, në dy ndeshje të ndryshme ndërkombëtare – një basketbolli dhe një futbolli – ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë politikë, u dëgjuan nga tribunat thirrje me përmbajtje etnike dhe gjuhë urrejtjeje. Thirrje për dënimin e tyre erdhën nga elitat politike vendore, por edhe nga rajoni. Pas skandimeve fyese ndaj shqiptarëve në ndeshjen…

Read More

Një 28-vjeçar i cili shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit ka rënë në prangat  e policisë. Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku i riu ishte akomoduar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Kryesisht 28-vjeçari dozat e lëndës narkotike ua shiste pushuesve dhe turistëve të huaj. Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një shtetas në zonën turistike të Livadhit, i cili shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës të zonës. Personi i arrestuar është shtetasi M.P. nga…

Read More

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha se Uashingtoni po punon për një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Vance i bëri komentet gjatë një interviste me Fox News. Ai i tha medias amerikane se SHBA-të ishin në proces të caktimit të një date kur udhëheqësit rusë dhe ukrainas mund të takohen dhe të diskutojnë për t’i dhënë fund konfliktit. Vance shton se nuk mendon se është produktive që Putini dhe Zelensky të ulen përpara samitit të Alaskës. Ndërkaq, një takim mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, do të zhvillohet të premten e ardhshme në Alaskë.…

Read More

Prej më shumë se një muaji në të gjithë territorin e vendin po zhvillohet një betejë me zaptuesit e hapësirave publike iniciuar dhe udhëhequr nga vetë kryeministri Edi Rama. Paçka me se janë me mijëra metra katror rikthyer qytetarëve nga heqja e objekteve bllokuese nëpër trotuare apo brendësi të objekteve të banimit duket se ka ende shumë punë për të bërë. Këtë e tregojnë të dhënat që vinë nga portali qeveritar “Hapësira ime Publike”. Në më pak se 24 orë nga vënia në funksion e këtij portali janë regjistruar 2230 problematika të raportuara. Kanë marrë zgjidhje 12 prej tyre ndërsa…

Read More

Barcelona ka vënë në shënjestër sulmuesin gjerman Nick Woltemade të Stuttgartit, si pasardhësin e polakut Robert Lewandowskit. Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e sheh si goditjen e madhe të afatit kalimtar veror për repartin ofensivë. Megjithati problemi kryesor mbetet çmimi, pasi Stuttgarti kërkon 65 milionë euro për ta lejuar largimin e reprezentuesit gjerman. Bayerni e ka pasur objektiv kryesor këtë verë, por deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me klubin gjerman duke iu refuzuar dy oferta nga Stuttgarti. Woltemade shkëlqeu sezonin e kaluar me 17 gola e 3 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë duke zgjuar…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një të shtëne me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një person mashkull, shtetas i Kosovës, i njohur për Policinë e Kosovës, i cili për momentin ndodhet në arrati. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi rastin për Telegrafin dhe tha se autoritetet janë vënë në kërkim të të dyshuarit. “Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje…

Read More