Autor: TV News
Fitore në miqësore siguroi Napoli, që mposhti 3-2 Girona-n. Pas golit të Di Lorenzo-s rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kevin de Bruyne, i cili realizoi ‘dopietë’. Këto ishin rrjetat e para të begut që pas ardhjes te skuadra e Conte-s. Të shtunën festë pati edhe te Arsenal, që fitoi 3-0 miqësoren kundër Atletic Bilbao-s. Goli që zhbllokoi shifrat erdhi nga blerja e verës Victor Gyokeres, i marrë nga Sporting për 75 milionë euro. Më tej rrugën e rrjetës e gjetën edhe Saka e Havertz.
Roma e ka identifikuar mesfushorin e Benficas, Florentino Luis, si një objektiv kyç për të përforcuar repartin e mesfushës në këto 20 ditë të mbetura të afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve të Fabrizio Romano. Klubi italian është në kërkim të një lojtari me profil mbrojtës që të përshtatet në mënyrë perfekte me idetë taktike të trajnerit Gian Piero Gasperini. Mesfushori 25-vjeçar vlerësohet shumë për aftësitë e tij mbrojtëse, ndërgjegjësimin e lartë taktik dhe aftësinë për rikuperimin e topit. Ai gjithashtu njihet për qetësinë e tij në menaxhimin e situatave të vështira në lojë, gjë që e bën tërheqës për…
Evropa nuk ka asnjë ekuivok, mbrojtja e interesave të Ukrainës do të jetë prioritare në bisedimet për paqe. Përpara samitit midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Alaska më 15 gusht, Evropa dhe Ukraina po mobilizohen për të bllokuar çdo mundësi të një marrëveshjeje paqeje midis SHBA-së dhe Rusisë që do të përfshinte transferimin e territorit ukrainas pa përfshirjen e Kievit. Teksa e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, udhëheqësit evropianë theksojnë fort nevojën për ta vazhduar trysninë mbi Moskën dhe për t’i mbrojtur interesat e sigurisë së…
Drilon Islami pritet të rikthehet në Kosovë vetëm pas dy muajsh në Rumani, te skuadra e CFR Cluj. Mesfushori kosovar, ish-kapiten i Prishtinës, nuk ka gjetur hapësirë në ekipin rumun dhe nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon. Trajneri Dan Petrescu nuk e ka përfshirë në planet e tij, ndërsa skuadra po përballet me probleme të tjera dhe po kërkon përforcime dhe ndryshime në përbërje. E ardhmja e Islamit duket se do të jetë sërish në Superligën e Kosovës, pasi Ballkani e ka në listën e dëshirave, shkruan mediumi rumun ‘Fanatik.ro’. Dy klubet kanë marrëveshje shumë të mira mes vete…
Liverpool po ndërton një skuadër të fortë këtë verë, duke u fokusuar në projektin afatgjatë të klubit. Pas përforcimeve në sulm dhe në krahë, trajneri Arne Slot kërkon të kompletojë ekipin edhe me një mbrojtës qendror cilësor. Slot, i cili mori drejtimin e Liverpoolit vitin e kaluar pas largimit të Jürgen Klopp, ka parë vetëm disa ndryshime në skuadër, me Federico Chiesan si një prej nënshkrimeve të pakta. Me një buxhet rreth 200 milionë euro këtë afat kalimtar, Reds kanë sjellë emra si Florian Wirtz, Jeremie Frimpong, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike për të forcuar repartet. Sipas raportimeve të The…
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndëshkime për çdo ndërtim pa leje, madje edhe për vetëm 1 metër katror. Ai tha se drejtuesit vendorë që nuk bëjnë punën ‘do të shkunden’, pa diskutim. Sipas tij, Rilindja Urbane 2.0 do të vijojë për pesë vitet e ardhshme. Rama theksoi se synimi është lirimi i hapësirave publike dhe forcimi i pushtetit vendor. Nuk mund të mendojmë më me idenë të kapim çfarë të kapim. Shkundja e bashkive bëhet për të përmirësuar punën e pushtetit vendor.
Shtëpia e Bardhë është duke shqyrtuar mundësinë e përfshirjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një takim të mundshëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin që pritet të mbahet në Alaska, raportoi NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan dhe disa burime të informuara mbi diskutimet e brendshme. Ky zhvillim vjen një ditë pasi Uashingtoni dhe Moska konfirmuan se presidentët e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen të premten për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas burimeve, pjesëmarrja e Zelensky-t nuk është ende e konfirmuar, por është duke u konsideruar seriozisht nga administrata. “Po diskutohet,” ka…
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lavdëruar dy përforcimet e reja në mesfushë të Milanit, Luka Modric dhe Ardon Jasharin. Milani u përball me Leeds United në një miqësore që përfundoi baras 1-1 të shtunën në Repulbikën e Irlandës, derisa mesfushori i ri shqiptar debutoi. Jashari, i transferuar nga Club Brugge për 37 milionë euro, shifra më e lartë e këtij afati kalimtar në Serie A dhe debutoi me fanellën kuqezi në Dublin, duke luajtur minutat e para me skuadrën e tij të re. Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës formoi treshen e mesfushës së bashku me Yunus Musah dhe…
Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi live në Facebook, ka folur mbi aksionin në vijim për lirimin e hapësirave publike, duke iu përgjigjur kritikave se ndërhyrjet përbëjnë një goditje ndaj bizneseve. “Bëhet fjalë për struktura të çmontueshme dhe në shumicën e rasteve ka mirëkuptim nga ana e sipërmarrësve. Po i çmontojnë vetë. Ka dhe përjashtime, por ky nuk është një sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës,” tha Rama. Ai theksoi se qeveria është duke përgatitur një rregullore kombëtare që do të përcaktojë qartë kufijtë dhe hapësirat që mund të përdoren, duke respektuar interesin e komunitetit. “Do të ketë hapësirë për të gjitha…
Policia italiane ka arrestuar tre shtetas tunizianë të dyshuar për përdhunimin në grup të një 19-vjeçareje nga Maroku, ngjarje e ndodhur më 8 korrik në një ndërtesë të braktisur pranë ish-aeroportit “Gino Allegri” në Padova. Sipas raportimeve, e reja dhe i dashuri i saj 22-vjeçar nga Algjeria kishin zgjedhur ndërtesën për të kaluar natën, pasi kishin humbur udhëtimin e fundit për në Spanjë – vend ku jetonin. Gjatë natës, tre të rinj me origjinë nga Afrika Veriore i sulmuan papritur, duke kërcënuar me thikë të riun algjerian dhe duke e detyruar të largohej. Më pas, ata i morën vajzës celularin…
