Autor: TV News

Manchester United dhe RB Leipzig kanë përfunduar transferimin e Benjamin Seskos, duke mbyllur një marrëveshje me vlerë 85 milionë euro, me tarifën e transferimit të zbuluar nga Fabrizio Romano. Sulmuesi 22-vjeçar slloven ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030. Tarifa e vendos atë ndër futbollistët më të shtrenjtë nga klubi gjerman, duke u faruar te Josko Gvardiol, të cilin Manchester City e bleu 90 milionë euro dy vjet më parë. Sipas informacioneve nga The Sun, Sesko do të jetë lojtari i shtatë më i paguar te United. Paga më e lartë vjetore mbahet nga mesfushori 33-vjeçar brazilian Casemiro me…

Read More

Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë. Menjëherë, nga Njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë. Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë…

Read More

Bernard Berisha ka arritur marrëveshje me skuadrën e Dinamos nga Tirana. Sulmuesi kosovar do të bëhet pjesë e skuadrës shqiptare, e cila drejtohet nga ish trajneri i tij tek Skënderbeu, Ilir Daja. GazetaBlic Sport kishte raportuar dy ditë më parë ekskluzivisht për këtë transferim, kurse burimet tona mësojnë se paga e Berishës tek Dinamo, pritet të jetë rreth 15 mijë euro. /GazetaBlic Sport/

Read More

Të paktën edhe 11 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e kequshqyerjes në Rripin e Gazës, duke e çuar në 212 numrin total të viktimave nga uria, mes tyre 98 fëmijë Ndërkohë, të paktën 38 persona janë vrarë dhe 491 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e operacioneve ushtarake izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi. Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur raportet flasin për një afat të ri të vendosur nga Izraeli për evakuimin e qytetit të Gazës deri më 7 tetor 2025 – përvjetori i dytë…

Read More

Sot, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Egzon Gashin. Ky i fundit, është djali i Sulejman Gashit, gazetarit të ndjerë nga SHBA. ”Egzon dhe Sala, sot zemra m’u është mbushur, ftyra më ka buzëqeshur dhe sytë me kanë lotuar. Urime për martesën tuaj dhe dasmën më të mirë që kam përjetuar ndonjëherë! Shumë urime! Ju dua sot dhe përgjithmonë!”, ka shkruar Drilon Gashi.

Read More

Të paktën 11 persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Brazil. Një autobus është përplasur me një kamion. Pas përplasjes autobusi ka shpërthyer në flakë. Ndërsa rreth 46 persona u plagosën, 12 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, përfshirë edhe shoferin e kamionit. Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Qarkullimi i gjakut është thelbësor për një shëndet të mirë. Gjaku ndihmon transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në çdo pjesë të trupit. Çdo problem me sistemin e qarkullimit të gjakut mund të çojë në një sërë çështjesh shëndetësore. Nëse nuk trajtohet shpejt dhe në mënyrën e duhur, ai mund të shkaktojë dëme serioze në tru, zemër, mëlçi, veshka dhe gjymtyrë. Sistemi i qarkullimit të gjakut është një sistem i shtyrë nga zemra, që të sigurojë një furnizim të vazhdueshëm të gjakut në trup nëpërmjet enëve të gjakut, dhe është i rëndësishëm sepse: – Furnizon me oksigjen dhe lëndë ushqyese…

Read More

Shtatë notarë zgjodhën të përshkojnë me not një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës në përkujtim të dhjetëra djemve e vajzave që thuajse 4 dekada më parë notuan nën presionin e armëve për t’u arratisur nga Velipoja drejt ish Jugosllavisë. Të rinjtë e asaj kohe sfiduan komunizmin duke kaluar kufirin ujor me not… Organizatori Kliti Hoti tregon se ky është viti i dytë që po zhvillohet një aktivitet i tillë por që synon të kthehet në traditë.. Pjesëmarrësit ishin notar jo vetëm nga Shkodra por edhe qytete të tjera. Të emocionuar ata thonë se e pritën me…

Read More

BE është shprehur se mbështet negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë, por rithekson se në tryezën e bisedimeve duhet të jetë e pranishme dhe Ukraina ku mund të marrë vendime të pavarura e sovrane. Takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është njoftuar se do të mbahet më 15 gusht në Alaska. Megjithatë liderë europianë të cilët janë shprehur pro paqes, kanë bërë thirrje që BE dhe Ukraina të jetë e pranishme në takim. Franca, Gjermania dhe Britania  kërkojnë gjithashtu që çdo lëshim territorial nga Kievi të shoqërohet me garanci të…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar biseda telefonike me disa prej liderëve kryesorë evropianë, përfshirë Presidentin e Francës Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer. Në një postim në platformwn X, Macron shkruan se ka folur si me Zelenskyn, ashtu edhe veçmas me Merz dhe Starmer, duke theksuar përkushtimin e tyre për të mbështetur Ukrainën. “Ne qëndrojmë të bashkuar dhe të përkushtuar në mbështetjen e Ukrainës, duke vazhduar punën brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve,” shkruan Macron. Ai shton se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e ukrainasve, por edhe evropianët janë pjesë…

Read More