Autor: TV News
Pas transferimit të Ardon Jasharit, ish-drejtori sportiv i Lazios dhe tashmë drejtor sportiv për Milanin, Igli Tare, po punon për të sjellë një tjetër futbollist shqiptar në “San Siro”. Mediat italiane raportojnë se Milani është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e transferimit të kapitenit të Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nga Atalanta. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar është një nga figurat më të rëndësishme të ekipit nga Bergamo në vitet e fundit, duke u shndërruar në lider absolut në mbrojtje dhe në një emër të dashur për tifozët. Sipas disa shkrimeve në mediat italiane, Gjimshiti pëlqehet shumë nga Tare, i cili ia ka propozuar trajnerit Massimiliano…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dimal, në urën e re mbi lum. Një 57-vjeçare, e cila po kalonte rrugën me delet, është shtypur për vdekje nga një automjet, i cili e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja. Viktima Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, pas identifikimit të kufomës. Policia konfirmon se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të aksidentit, për të identifikuar mjetin që e shtypi dhe shoferin që ndodhej…
Tifozët e Arsenalit janë bindur se Eberechi Eze do t’i bashkohet klubit të tyre, pasi panë një video virale pas Community Shield. Tifozët e Arsenalit u bënë të çmendur pasi panë reagimin e Eze kur u pyet nëse do t’i bashkohet Gunners. Eze, i cili shënoi golin vendimtar ndaj Manchester City në finalen e FA Cup për t’i dhënë Crystal Palace trofeun e tyre të parë të madh, u rikthye në Wembley të dielën për të ndihmuar Eagles të fitonin Community Shield kundër kampionëve të Premier League, Liverpool. Ndeshja përfundoi 2-2, me golat e futbollistëve të rinj të Liverpoolit, Hugo…
Policia e Kosovës shpalli në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës për vrasjen e trefishtë që tronditi sot në mesditë Gjilanin. Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç akuzohen po ashtu për vrasje të rëndë, pasi dyshohet se së bashku me babanë e tyre, Mefail Shkodrën vranë tre persona dhe plagosën një tjetër në rrugën “Ibrahim Rugova”. Një tjetër i dyshuar u arrestua në vendngjarje. Viktima mbetën argjendarët Selami Hasani dhe Edmond Hasani dhe dhëndri. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të…
Presidenti i Azerbajxhanit dënoi të dielën sulmet ajrore ruse mbi objektet e naftës dhe gazit të Azerbajxhanit në Ukrainë, por tha se bashkëpunimi energjetik midis dy vendeve do të vazhdojë. Ilham Aliyev zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. “Gjatë bisedës, të dyja palët dënuan sulmet ajrore të qëllimshme nga Rusia në një objekt magazinimi nafte në pronësi të SOCAR të Azerbajxhanit në Ukrainë, si dhe në objekte të tjera azerbajxhane dhe një stacion kompresori gazi që transporton gaz azerbajxhanas në Ukrainë”, tha shërbimi për shtyp i Aliyevit në një deklaratë. Ata theksuan besimin e tyre…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot në një konferencë për shtyp me mediat e huaja se plani për të marrë kontrollin mbi qytetin e Gazës është mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës. “Përkundër pretendimeve të rreme, kjo është rruga më e mirë dhe më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës. Do të sigurojmë që civilët të largohen në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimeve drejt zonave të mbrojtura, ku do të kenë ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor. Ne nuk duam ta pushtojmë Gazën, por ta çlirojmë atë nga Hamasi,” tha Netanyahu. Ai theksoi se Izraeli…
Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se banorët e Gazës po i “luten” Izraelit t’i çlirojë nga Hamasi. “Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Gazën, qëllimi ynë është të çlirojmë Gazën”, tha Netanyahu. “Lufta mund të përfundojë nesër nëse Hamasi ul armët dhe liron të gjithë pengjet e mbetura”, shtoi ai, shkruanSky News. Sipas tij, Gaza do të çmilitarizohet dhe Izraeli do të mbajë “përgjegjësinë e sigurisë” dhe një “administratë civile jo-izraelite” do të vendoset në Gaza. “Ky është plani ynë për ditën pas”, theksoi kryeministri. Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin…
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi sot se çdo marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të përfshijë detyrimisht edhe Ukrainën dhe Bashkimin Evropian. Në një deklaratë për media, Kallas theksoi se çështja nuk është vetëm për sigurinë e Ukrainës, por për të gjithë Evropën. Ajo shtoi se SHBA ka fuqinë për të detyruar Rusinë të ulet seriozisht në tryezën e bisedimeve. “Çdo marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse kjo është një çështje që prek sigurinë…
Albian Ajeti ka realizuar gol për Baselin. Por goli i shënuar nga Ajeti nuk i mjaftoi Baselit që të dielën u mposhtë 3:1 nga Lugano në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit zviceran. 28-vjeçari Ajeti golin e vetëm të Baselit e shënoi në minutën e 63-të. Ai në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë ndërsa Xherdan Shaqiri e kompletoi ndeshjen. Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi. Ndeshjen e kompletoi Uran Bislimi kurse Ezgjan Alioski luajti nga minuta e 64-t. Ajeti edicionin e kaluar në 36 ndeshjet e zhvilluara realizoi 12…
Forcat ukrainase çliruan fshatin Bezsalivka në kufirin shtetëror me Rusinë në Sumy Oblast, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm vjen ndërsa Rusia vazhdon të përpiqet të përparojë më thellë në Sumy Oblast më shumë se dy muaj pasi hapi një front të ri në verilindje. Shtabi i Përgjithshëm tha se “eliminoi” 18 ushtarë rusë në operacion. Regjimenti i 33-të Sulmues dhe Batalioni i 24-të Sulmues morën pjesë në operacionin për çlirimin e fshatit, sipas Shtabit të Përgjithshëm. Pas tërheqjes së forcave ukrainase nga territori i mbajtur në Oblastin fqinj të Kurskut…
