Autor: TV News
Albion Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë në fillimin e këtij sezoni me Sparta Pragën. Sulmuesi ishte përsëri protagonist, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Sigma Olomouc dhe duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij. Ky ishte goli i tretë i Rrahmanit në po aq ndeshje të kampionatit, një statistikë mbresëlënëse që tregon formën e lartë dhe efikasitetin e tij para portës. Me këtë ritëm, ai po tregon se mund të jetë jo vetëm një lider në fushë, por edhe një garanci për gola gjatë gjithë sezonit. Trajneri i Spartës, Brian Priske, në deklaratën pas…
Një burrë 81-vjeçar vdiq dhe 29 të tjerë u plagosën në një tërmet me magnitudë 6.1 ballë që goditi provincën perëndimore të Balikesir të dielën, njoftuan autoritetet turke . Sipas mediave turke, i ndjeri është Nihat Onbas, 81 vjeç, i cili dha frymën e fundit në spitalin ku u dërgua pasi u nxor nga një ndërtesë trekatëshe që u shemb. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Hamide, e cila pësoi një frakturë në krah. Sipas Ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya i cili udhëtoi për në qytetin Zenter “asnjë nga 29 të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë”. Në…
Sot, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Egzon Gashin. Ky i fundit, është djali i Sulejman Gashit, gazetarit të ndjerë nga SHBA. ”Egzon dhe Sala, sot zemra m’u është mbushur, ftyra më ka buzëqeshur dhe sytë me kanë lotuar. Urime për martesën tuaj dhe dasmën më të mirë që kam përjetuar ndonjëherë! Shumë urime! Ju dua sot dhe përgjithmonë!”, ka shkruar Drilon Gashi. The post S’ka pritje të gjata në pikat kufitare appeared first on GazetaBlic.
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se Uashingtoni po punon për të organizuar një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Komentet ai i bëri gjatë një interviste për “Fox News”, duke theksuar se SHBA është në proces të përcaktimit të kohës dhe vendit ku dy udhëheqësit mund të diskutojnë për përfundimin e konfliktit. Vance shtoi se, sipas tij, nuk është e dobishme që një takim i tillë të zhvillohet përpara samitit të Alaskës. Ndërkohë, raportohet se Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë që Zelensky të marrë pjesë në një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin,…
Të gjithë kemi takuar njerëz që duket se kanë një energji të pandalshme dhe shpirt të palodhshëm, pavarësisht nga vështirësitë që hasin. Ndonjëherë, jeta sjell sfida që na vënë në provë, por disa shenja duket se kanë një aftësi të natyrshme për t’i kapërcyer të gjitha me hir dhe vendosmëri. Le të shohim se cilat janë shenjat që nuk dorëzohen kurrë dhe cilat arsye i bëjnë ato kaq të qëndrueshme dhe të paepur. Dashi njihet për vendosmërinë dhe entuziazmin e tyre të pandalshëm. Duke mishëruar luftëtarin e zodiakut, Dashi nuk tërhiqet kurrë. Ai mund të përballet me vështirësi, por gjithmonë…
Të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian, dolën sot para Gjykatës së Posaçme. Ervis Çela, i cili së bashku me Franc Çopjan ishte kreu i organizatës kriminale që solli 28 ton kokainë nga Amerika latine në Evropë për vetëm 2 ngarkesa, është lënë në burg këtë të diel nga Gjykata e Posaçme në Tiranë. Pas seancës disa orëshe, GJKKO konfirmoi arrestet me burg edhe për 6 të prangosur të tjerë, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku,…
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në zonën e quajtur “Vgjeshta”, pranë fshatit Sojnik, në njësinë administrative Kukur të bashkisë Gramsh. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se në vendin e ngjarjes janë nisur me urgjencë forcat e shërbimit zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, zona e përfshirë nga zjarri është me sipërfaqe pyjore të mbjellë me pisha, duke e bërë përhapjen e flakëve edhe më të shpejtë dhe të vështirë për t’u kontrolluar.Për momentin nuk raportohet për rrezik ndaj banesave, por autoritetet mbeten në…
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive. Aktualisht, janë aktive vatrat në: Qarku Vlorë. Në bashkinë Finiq vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit. Flakët kanë kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren po operojnë: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair.…
Njoftimi për Lucas Chevalier te Paris Saint-Germain konfirmon pse Gianluigi Donnarumma u la pas dore, dhe është një çështje që ka ndikuar italianin gjatë gjithë karrierës së tij. Shumë u habitën nga vendimi për të shpenzuar diku 55 milionë euro duke përfshirë shtesat për të blerë Chevalier nga LOSC, kur tashmë kishin ndoshta portierin më të mirë në botë aktualisht. Është e vërtetë që problemi kryesor ishin negociatat e kontratës, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit dhe Donnarumma refuzoi uljen e pagës ose ristrukturimin e marrëveshjes që do ta kthente pjesën më të madhe të pagës…
Një vatër e fuqishme zjarri vijon të jetë aktive në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Flakët kanë kaluar mbi linjën e ujësjellësit dhe janë afruar rrezikshëm pranë një grupi banesash, si dhe pranë Azilit të të Moshuarve në qytet. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të mbështetura nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe ndërhyrje nga ajri. Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se operacioni për shuarjen e flakëve vijon…
