Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

7 Shtator, 2026

“Karadaku” pushton Majën e Jezercës – 2694 metra mbi nivelin e detit

7 Shtator, 2026

Gjesti arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

7 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 7 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Stalla e lopëve dhe efekti ndaj alergjive tek fëmijët

TV NewsBy TV News1 Shtator, 2026 Shëndetësi Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një grup kërkimor nga Spitali i Fëmijëve të Klinikës Universitare të Mynihut vërtetoi për herë të parë të ashtuquajturin “efekti i fermës”, falë të cilit fëmijët që janë rritur në fshat apo ferma bujqësore preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti sesa fëmijët që rriten në qytet. Ekipi hulumtues arriti të ndjekë të gjithë zinxhirin biologjik të veprimit të të ashtuquajturit “efekti i fermës” te baktere që janë pjesë e mikrobiomës në zorrët e lopës.

Gjatë procesit të tretjes, këto baktere që gjenden në zorrët e lopës, prodhojnë substanca metabolike dhe i lëshojnë ato në ajrin e stallës. Kur njerëzit i thithin këto substanca, receptorët imunitarë në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri reagojnë ndaj tyre. Sipas studimit këto baktere janë përgjegjëse për rreth dy të tretat e efektit mbrojtës kundër astmës alergjike dhe për afërsisht 50% të efektit mbrojtës kundër riniteve alergjike dhe neurodermatitit. Megjithatë rol luajnë edhe gjenet e fëmijëve, pra predispozita familjare ndaj alergjive.

BIOINFORMATIKA DHE ANALIZA GJENETIKE

Me ndihmën e bioinformatikës dhe të metodave moderne të analizës gjenetike tani u bë i mundur bashkimi dhe vlerësimi i të gjitha të dhënave, shpjegon Markus Ege, drejtues i studimit thotë se: “Ne kemi identifikuar dy baktere që vijnë nga mikrobioma e zorrëve të lopës dhe që janë vendimtare për efektin mbrojtës. Megjithatë për ne kanë më pak rëndësi emrat apo llojet e baktereve sesa funksioni i tyre. Sepse ndikim te njeriu kanë vetëm produktet e metabolizmit të tyre”.

1000 DITËT E PARA TË JETËS VENDIMTARE PËR MBROJTJEN NGA ALERGJITË

Në fshat ose në mjedisin e fermës fëmijët bien në kontakt me një larmi të madhe mikroorganizmash. Kjo shumëllojshmëri konsiderohet vendimtare për stërvitjen e sistemit imunitar të fëmijës, sepse e ndihmojnë trupin të mësojë të dallojë patogjenët e rrezikshëm nga alergjenët e padëmshëm. Vendimtar në këtë proces është mikrobioma e zorrëve dhe e lëkurës së njeriut. Në të përfshihen jo vetëm bakteret, por edhe kërpudha, viruse dhe bakteriofagë. Për parandalimin e alergjive një rol të rëndësishëm luajnë si kjo shumëllojshmëri mikroorganizmash, ashtu edhe koncepti i 1.000 ditëve të para të jetës.

Sistemi imunitar formësohet që në fëmijërinë e hershme. Prandaj ekspertët u rekomandojnë nënave që, që gjatë shtatzënisë dhe më pas të kalojnë sa më shumë kohë në natyrë me foshnjën ose fëmijën e vogël. Zbulimet e reja do të verifikohen në laborator me qëllim që të deshifrohen mekanizmat molekularë dhe qelizorë të të ashtuquajturit “efekti i fermës”. Synimi afatgjatë është zhvillimi i formave të reja të parandalimit ose i barnave që mund të stërvitin sistemin imunitar, pa qenë e nevojshme që fëmijët të qëndrojnë në stalla lopësh.

Lexuar: 352

Lajme te ngjashme

Po flasim gjithnjë e më pak!

Mund të duken ushqime të shëndetshme, por nuk janë!

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

Stresi dhe dhuna në fëmijëri lidhen me rrezik më të lartë për endometriozë

Mënyra si vizatoni mund të zbulojë shenjat e Parkinsonit me deri në 99% saktësi

Manikyri me xhel, ekspertët zbulojnë rreziqet e fshehura

Lajmet e fundit

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.