Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti Abdel Fattah El-Sisi pret në Kajro presidentin kinez Xi Jinping

TV NewsBy TV News2 Shtator, 2026 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah El-Sisi e priti ngrohtësisht vizitën shtetërore të presidentit Xi Jinping në Egjipt me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ai tha se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, lidhjet Egjipt-Kinë kanë ruajtur një zhvillim të shëndetshëm e të qëndrueshëm, me rezultate të frytshme të arritura në bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Egjipti i përmbahet fort parimit të Një Kine dhe është i përkushtuar për të nxitur një zhvillim më të madh të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis dy vendeve. Egjipti është i gatshëm të punojë me Kinën për të forcuar bashkëpunimin në tregti dhe investime, prodhim, ndërtimin e infrastrukturës, financa, shkencë e teknologji dhe energjinë e re, për të forcuar shkëmbimet ushtarake dhe të sigurisë dhe për të shtuar shkëmbimet njerëzore, në dobi të popujve të të dy vendeve, duke kontribuuar në zhvillimin dhe prosperitetin rajonal. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

Gjatë këtyre bisedimeve, Xi theksoi se në vitin 1956, Egjipti u bë vendi i parë arab dhe afrikan që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës. Brezi i vjetër i udhëheqjes së të dy vendeve i udhëhoqi popujt e tyre në një luftë të përbashkët për pavarësi kombëtare dhe kundër imperializmit e kolonializmit, duke krijuar një miqësi të pathyeshme dhe të thellë. Shtatëdhjetë vjet sprova e vështirësi kanë kultivuar dhe dëshmuar karakteristikat dalluese të marrëdhënieve Kinë-Egjipt: barazi dhe besim i ndërsjellë, miqësi dhe mësim i ndërsjellë, ndihmë e ndërsjellë dhe bashkëpunim me përfitim të ndërsjellë.

“Në vitet e fundit, nën udhëheqjen tonë të përbashkët, partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Egjipt ka arritur një zhvillim të jashtëzakonshëm. Të dyja palët ndajnë ideale të përbashkëta dhe përputhje strategjike në kauzat e zhvillimit dhe rigjallërimit, përmirësimin e mirëqenies së njerëzve dhe mbështetjen e drejtësisë ndërkombëtare. Përballë një situate komplekse dhe të paqëndrueshme ndërkombëtare e rajonale, të dy vendet duhet të mbështesin njëri-tjetrin, të thellojnë bashkëpunimin dhe të vazhdojnë të përparojnë ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët Kinë-Egjipt,” tha Xi.

Të dy krerët e shtetit zhvilluan diskutime të thella edhe mbi situatën në Lindjen e Mesme. Xi Jinping theksoi se Kina mbështet vendet e rajonit në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e miqësore, duke ndjekur konceptin e sigurisë së përbashkët, përfshirëse, ​​bashkëpunuese e të qëndrueshme, si edhe duke ndërtuar një arkitekturë të re sigurie për Lindjen e Mesme.

Pas bisedimeve, të dy krerët e shtetit morën pjesë së bashku në nënshkrimin e disa dokumenteve të bashkëpunimit në fusha të tilla si nisma “Një brez, një rrugë”, inteligjenca artificiale, bashkëpunimi ekonomik e tregtar dhe bashkëpunimi në zinxhirin e furnizimit. Ata gjithashtu publikuan Deklaratën e Përbashkët midis Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës Arabe të Egjiptit mbi Thellimin e Mëtejshëm të Partneritetit të Gjithanshëm Strategjik. Gjatë vizitës, të dy palët nënshkruan gjithashtu më shumë se 20 dokumente bashkëpunimi në fusha të tilla si ekonomia digjitale, shkenca e teknologjia, arsimi dhe transporti.

Lexuar: 279

Lajme te ngjashme

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

BE-ja drejt një vendimi historik: Bullgaria rrezikon gjobë prej 23 milionë eurosh, në shënjestër edhe Hungaria!

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.