Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

7 Shtator, 2026

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

7 Shtator, 2026

“Karadaku” pushton Majën e Jezercës – 2694 metra mbi nivelin e detit

7 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 7 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bllokuan për dy orë Ramën në zyrë, policia arreston 14 protestues pas tensioneve para Kryeministrisë

TV NewsBy TV News2 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku qytetarët bllokuan për rreth dy orë në zyrë Edi Ramën, policia ka arrestuar 14 persona.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, të arrestuarit janë: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli,Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.

Sipas Policisë, protestuesit vijuan të qëndronin në rrugë pavarësisht thirrjeve të përsëritura për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.

Efektivët u kanë bërë të ditur protestuesve, përmes megafonit, se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin dhe se tubimi po pengonte qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e personaliteteve që ndodheshin në institucion.

Policia pretendon se, gjatë ndërhyrjes për zhvendosjen e protestuesve dhe lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë, pjesëmarrësit kanë bërë rezistencë aktive. Sipas njoftimit zyrtar, disa prej tyre janë ulur në rrugë, kanë vijuar bllokimin e hyrjes dhe rrugës, ndërsa “kanë goditur dhe shtyrë” punonjësit e Policisë.

Njoftimi:

Tiranë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dhe bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në kohën kur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë ndodheshin personalitete të larta shtetërore, arrestohen 14 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 01.09.2026, pranë Kryeministrisë:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 50 vjeç; J. M., 38 vjeç; E. L., 28 vjeç; E. A., 35 vjeç; S. B., 50 vjeç; L. Gj., 47 vjeç; V. Sh., 52 vjeç; F. M., 22 vjeç; D. A., 29 vjeç; B. M., 34 vjeçe; A. Ll., 28 vjeçe; Y. B., 38 vjeç; A. K., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç.

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.

Më datë 01.09.2026, rreth orës 20:00, një grup pjesëmarrësish në tubim u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet në ambientet e këtij institucioni, në kohën kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë krijuan një kordon sigurie, me qëllim moslejimin e depërtimit të mëtejshëm brenda perimetrit të sigurisë.

Tubuesit vijuan qëndrimin në rrugën “Ismail Qemali”, përpara hyrjes së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të punonjësve të Policisë, për rreth 30 minuta, nëpërmjet megafonit, për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore.

Pavarësisht thirrjeve të Policisë, tubuesit vijuan me thirrje dhe veprime aktive për kundërshtimin me forcë të punonjësve të Policisë të planëzuar në kordonin e sigurisë.

Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë aktive, u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së institucionit dhe të rrugës, si dhe goditën dhe shtynë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Lexuar: 319

Lajme te ngjashme

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

Kush është më i votuar në sondazhin për president të Kosovës?

Rama i pret shpresat Veliajt: Bashkia pa kokë! Ishte talent, po e hëngri pushteti

Lajmet e fundit

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

7 Shtator, 2026

Sarajeva tërheq stafin e ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.