Autor: TV News
Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e arsyetuar pse rrezoi ngritjen e 11 komisioneve parlamentare në shtatorin e vitit të kaluar. Ky vendim hyn në fuqi një muaj pas botimit në fletoren zyrtare për t’i dhënë kohë parlamentit të ndryshojë rregulloren dhe të zbatojë detyrimet që lindin nga ky vendim. Ndryshimi i rregullores për të ngritur 11 komisionet parlamentare ishte vendimi i parë i Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare. Seanca u lajmerua në datë 15 shtator dhe në datën 16 shtator parlamenti zhvilloi dy mbledhje, në të parën futi me procedurë të përshpejtuar rregulloren dhe pak orë më vonë…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një takim me përfaqësues të agroturizmit të Tiranës, ku foli për projektin “Dyfisho ndërmarrjen tënde” dhe për paketën e maleve. Rama tha se të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten nga qeveria përmes Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, me kredi për t’i ndihmuar në rritjen e tyre. Ai tha se interesi i kredive do të jetë më i ulët se ai i kredive komerciale. “Programi i ri kombëtar që ne po përgatisim do të lançohet së shpejti. Në fund të muajit do të…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me përfaqësues të agroturizmit të Tiranës, ku u ndal edhe tek Paketa e Maleve. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se “Paketa e Maleve” nuk është një paketë për kompanitë e mëdha apo për investitorët, por për emigrantët apo migrantët që kanë tokat e të parëve të tyre në fshat. Rama shpjegoi edhe mënyrën se si do të funksionojë “Paketa e Maleve”. Rama: Paketa e maleve, besoj që gjithsecili prej jush mund të dojë të ketë një rrjet agroturizmi dhe për këtë shërben paketa e maleve. Ndryshe nga çfarë…
U mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se pesë janë lënë në “arrest me burg” dhe gjashtë në “detyrim paraqitje”. Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici. /vizionplus.tv
Zhurma e brendshme në PS pas qëndrimeve të Elisa Spiropalit në rrjetet sociale ka sjellë reagimin e kreut të grupit parlamentar të mazhorancës. I pyetur nga mediat nëse PS do te mbaje një qëndrim për kritikat e Spiropalit, Balla tha se në fund të sesionit parlamentar do të bëhet një analizë e performancës së çdo ligjvënësi. “Ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës së punës së çdo deputeti, kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit parlamentar një raport”, tha Balla. Duke sqaruar se kritikat e Spiropalit nuk janë shprehur gjatë mbledhjeve të grupit,…
Çështja e pronave të minoritetit grek në Shqipëri është në rrugën e zgjidhjes. Kështu u shpreh, kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median greke Kathimerini, ku shpjegoi se këto probleme nuk janë vetëm të minoritetit grek por edhe të shumë qytetarëve shqiptarë. “Të drejtat e pronës mbeten një çështje më e gjerë në të gjithë vendin, nuk është diçka që i përket vetëm pakicës greke. Ajo që po bëjmë tani është një proces konsolidimi dhe unifikimi të kadastrës. Po bëjmë përparim dhe kohët e fundit u kemi lëshuar shumë tituj pronësie njerëzve në jug, në Himarë”, tha Rama. Kreu…
Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të caktohet mbajtja e seancës plenare. Pikat e rendit të ditës janë këto si në vijim: Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale”, ku ka folur për marrëdhëniet me Italinë, reformat në vend dhe zhvillimet politike e ekonomike në Shqipëri. Duke iu referuar takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, Rama vlerësoi vizionin e saj strategjik për marrëdhëniet dypalëshe dhe theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Në intervistë, ai u ndal edhe te marrëveshja për migrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, duke deklaruar se modeli nuk është i transferueshëm në vende të tjera evropiane, por mbetet një marrëveshje ekskluzive vetëm për Romën. Intervista e Edi Ramës për “Il Giornale” Para…
“Përballjen e shekullit” e konsideron Sali Berisha ballafaqimin mes tij dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën e Posaçme, pasi togat e zeza miratuan thirrjen e tij si ish-kryetar i bashkisë së Tiranës. Kjo deklaratë u bë nga kreu demokrat pasi shleu detyrimin e tij për t’u paraqitur në SPAK. “Përballja e shekullit, aty do t’u tregoj shqiptarëve të gjithë korrupsionin e Ramës dhe çfarë qenie të ligë përfaqëson. Ndaj e ftoj: bëhu burrë dhe eja në gjykatë ose, nëse s’ta mban, zgjidh një studio televizive. Do vijë si delinkuent në sallën e gjyqit”, tha Berisha. Nëse më 30 prill do…
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve. Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia mbeten aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të konsoliduara në planin politik, ekonomik dhe ushtarak. Presidenti Begaj e vlerësoi bashkëpunimin në mbrojtje si të qëndrueshëm dhe në nivele shumë të mira. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, përmes programeve të arsimimit, trajnimit, zhvillimit të…
