Autor: TV News

Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës. Operacionit në terren do tu bashkohen dhe 20 efektivë shtesë nga Forcat e Armatosura, për të forcuar angazhimin teksa i afrohemi mbrëmjes.

Read More

Roma e ka bërë ofertën e parë  drejt Manchester United për Jadon Sanchon. BBC Sport pretendon se një ofertë zyrtare ka mbërritur në Old Trafford dhe po merret në konsideratë, ofertë kjo që pritet të jetë me formulën e huazimit, transmeton GazetaBlic Sport. Sancho u rikthye te United pas një periudhe huazimi te Chelsea sezonin e kaluar, por meqë kontrata e tij skadon në qershor 2026 dhe nuk është pjesë e planeve të Ruben Amorim, skuadra është e interesuar ta bëjë shitjen e tij sa më shpejt. Juventusi ishte në negociata të avancuara dhe ra dakord për kushtet personale me…

Read More

Gaia Vitiello, 24 vjeçe nga Napoli, studente në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Federico II”, është një nga 11 personat që përfunduan në spital pas një helmimi të rëndë me botulizëm, pas konsumimit të ushqimit nga një furgon ushqimor në qytetin turistik Diamante. Ngjarja tronditëse ka detyruar organizatorët e festivalit “International Street Food” të anulojnë të gjitha aktivitetet në Kalabri, ndërsa në mbarë Italinë janë intensifikuar kontrollet nga autoritetet shëndetësore dhe karabinierët e Njësisë së Specializuar NAS. “Po të mos ishte motra ime Alessia që më çoi me forcë në spital, sot nuk do isha këtu,” – rrëfen…

Read More

Trajneri rumun, Marius Șumudica, tha se nëse FCSB eliminohet nga Drita, do të ishte një katastrofë e madhe. Kampioni rumun fitoi ndeshjen me rezultatin 3-2. Drita luajti shkëlqyeshëm në Bukuresht në 50 minutat e para dhe ishte një hap larg largimit nga Rumania me të paktën një barazim, transmeton GazetaBlic Sport. “Mendoj se nëse kualifikohen dhe e kalojnë Dritën, është një rezultat normal. Nëse eliminohen, nga pikëpamja ime, FCSB po përjeton verën më të turpshme në dekadat e fundit. Nuk doja ta lidhja me atë që do të thotë menaxhmenti dhe të flisja për njerëzit në menaxhment, menaxhmentin apo trajnerin,…

Read More

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, qarku Fier, vlerëson me Certifikatë të Mirënjohjes Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për bashkëpunimin mjaft të mirë, transparent dhe në kohë, mes Policisë së Shtetit dhe medias, duke e konsideruar këtë bashkëpunim, si një model me standarde europiane, në funksion të interesit publik. Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda priti në një takim një përfaqësi të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Fier, takim institucional që shënoi një moment domethënës vlerësimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e përbashkëta. Në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, në emër të gazetarëve të qarkut Fier, kryetari…

Read More

Zjarret që kanë shpërthyer në Akaia, Prevezë, Kios dhe Kefalonia të Greqisë, po djegin zona pyjore e shtëpi, duke kërcënuar jetën e njerëzve dhe të kafshëve. Disa banorë luftojnë për të shpëtuar pronat, disa janë evakuuar, ndërsa disa të tjerë, përfshirë vullnetarë dhe zjarrfikësit po përpiqen mes tymit e flakëve të shpëtojnë kafshët e mbetura të izoluara. Banorët kanë shpëtuar bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret. Fotot nga Akaia kanë bërë xhiron e botës. 48 orët e fundit kanë qenë një makth për Greqinë. Në Akaia kishte vatra të shumta zjarresh…

Read More

Nesër, të premten më 15 gusht, do të mbahet takimi në Alaska mes Trump dhe Putin. Fillimi i samitit është parashikuar për në orën 21:30 me orën shqiptare. Do të fillojë me një takim dypalësh mes liderëve, pasuar nga një drekë dhe biseda me delegacionet. Në fund parashikohet edhe një konferencë për shtyp e përbashkët mes “Czarit” dhe presidentit amerikan. Rusia: “Shkëmbim prej 84 të burgosurish për secilën palë me Kievin” Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një shkëmbim prej 84 të burgosurish lufte për secilën palë me forcat ukrainase. Moska thotë se shkëmbimi është ndërmjetësuar nga Emiratet e…

Read More

Turqia do të ndihmojë Sirinë me armatime, pajisje logjistike dhe trajnime ushtarake, sipas një burimi nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, në kuadër të një marrëveshjeje të re bashkëpunimi ushtarak të firmosur mes dy vendeve. Nëpërmjet një memorandumi mirëkuptimi të arritur pas negociatave disamujore, Ankaraja dhe Damasku kanë hedhur hapin e parë drejt një marrëveshjeje më të gjerë në fushën ushtarake, që përfshin trajnimin e ushtrisë siriane, ndihmën për pajisje dhe ndarjen e informacionit dhe përvojës. “Memorandumi synon të koordinojë dhe planifikojë trajnime ushtarake, të ofrojë këshillim, ndarje informacioni dhe përvojash, si dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake, sistemeve të armatimit,…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të zhvilluar ‘online’ në Facebook foli për situatën e zjarreve duke i cilësuar si më të vështira “207 shtëpi të prekura nga zjarri rezultojnë deri më tani. Në këtë numër hyjnë 40 familje që e kanë humbur shtëpinë plotësisht. I siguroj të gjithë se në po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet inventarizimin e plotë të dëmeve dhe askush nuk do të jetë vetëm dhe askush nuk do mbetet pa e parë në krah qeverinë dhe shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe sikundër…

Read More

Takimi kokë më kokë i Donald Trump me Vladimir Putin do të zhvillohet më në fund në orën 22:30 të mbrëmjes së së premtes (11:30 sipas kohës së Alaskës) , njoftoi Kremlini. Sipas këshilltarit të Putinit, Yuri Ushakov , udhëheqësit amerikanë dhe rusë fillimisht do të takohen vetëm me praninë e përkthyesve. Siç tha ai gjatë informimit për gazetarët, “do të diskutohen çështje të ndjeshme”, duke shtuar se tema kryesore në axhendë do të jetë kriza në Ukrainë , por do të diskutohen edhe çështje tregtare dhe ekonomike. “Diskutimi do të marrë parasysh atë që u tha në Kremlin më…

Read More