Autor: TV News

Barcelona ka marrë miratimin e La Ligas për të regjistruar portierin e ri Joan Garcia, pas dëmtimit afatgjatë të Marc-Andre ter Stegen. Mungesa e gjermanit liron rreth 5 milionë euro nga limiti i pagës së klubit. Vendimi u konfirmua mbrëmë, pasi Komisioni Mjekësor i LaLigës ekzaminoi Ter Stegen në Ciutat Esportiva Joan Gamper, duke i mundësuar Barçës të formalizojë regjistrimin e Garcias dhe ta bëjë atë të disponueshëm për debutimin kundër Mallorca të shtunën në La Liga. Miratimi bazohet në “Rregullat e Përgatitjes së Buxhetit të Klubit dhe SAD” të La Ligës, të përditësuara më 19 qershor 2025. Sipas tyre,…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar të enjten një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë. Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë se gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për ta paraburgosur Morinën për një muaj gjatë një seance mëngjesin e së enjtes. Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se Morina dyshohet se mori pjesë në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në fillim të vitit 1999 në një fshat të Malishevës, në juglindje të vendit. “R.M.…

Read More

Ndonëse mund të duket e çuditshme që dikush të pijë çaj të nxehtë në vapën përvëluese të verës, ekspertët e shëndetit dhe nutricionit tregojnë se kjo zgjedhje ka përfitime të shumta. Në shumë kultura, veçanërisht në vendet e nxehta si India apo Maroku, çaji i nxehtë është pjesë e përditshmërisë, edhe në ditët më të nxehta të vitit. Por pse ndodh kjo? Ja pesë arsye pse çaji i nxehtë mund të jetë aleati juaj më i mirë në ditët e verës: 1. Ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore Kur pini çaj të nxehtë, trupi reagon duke prodhuar djersë. Kjo djersitje…

Read More

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka pritur Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e së enjtes në Downing Street. Ata shtrënguan duar me njëri tjetrin në prani të kamerave. Takimi vjen në një kohë kur Evropa po përgatitet për rezultatet e takimit historik të Presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ditën e premte. Diskutimet mes Starmer dhe Zelensky pritet të mbahen në një kohë kur një ditë më parë kryeministri britanik tha se vendi i tij është i gatshëm që ta “rrisë trysninë” ndaj Rusisë, nëse është e nevojshme. Gjatë një telefonate të…

Read More

Sezoni turistik ka sjellë rritje të ndjeshme të kërkesave për ndihmë mjekësore në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 qershori e deri më sot, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës janë regjistruar mbi 1000 thirrje për ndihmë mjekësore, ku rastet më të shpeshta lidhen me aksidentet rrugore, rrezikun nga mbytjet në det dhe probleme të tjera shëndetësore. Koordinatori i Urgjencës, Ledion Prendi, u shpreh se një ndihmesë të madhe këtë vit ka dhënë motoambulanca, e cila është vënë për herë të parë në shërbim për të përballuar trafikun kaotik dhe për të ofruar ndihmën e parë në kohë për…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit. Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan. “Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme komfor kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”, ka thënë për Klan Kosovën, Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e shkallës së parë në Gjilan. Në mes të…

Read More

Mbeturinat nga dronët e rrëzuar ukrainas kanë shkaktuar zjarr në një rafineri nafte në Volgograd të Rusisë , tha të martën guvernatori rajonal. “Zjarrfikësit filluan shpejt përpjekjet për të shuar zjarrin. Deri më tani, nuk ka viktima”, tha Andrei Botcharov nëpërmjet Telegram. Lukoil, pronari i rafinerisë, nuk i është përgjigjur ende një kërkese të Reuters për koment mbi sulmin. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan dhe shkatërruan 44 mjete ajrore pa pilot ukrainase gjatë natës, përfshirë nëntë mbi rajonin e Volgogradit.

Read More

Skuadra e Hajduk Splitit dje ka udhëtura në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo City. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Adrion Pajaziti u paraqit në konferencë për media. Edhe pse lojtar i klubit kroat, Pajaziti foli fjalë të mëdha për kundërshtarin, tifozët e saj dhe gjithë Shqipërinë. “Kjo është një ndejnjë e veçantë për mua. Po luaj në shtëpi. Familja ime do të jetë këtu. Jam shumë i emocionuar. Personalisht luajta shumë mirë në ndeshjen e fundit, por ka ende gjëra për t’u përmirësuar. “Do të luajmë në një stadium të shkëlqyer. Tifozët janë të mrekullueshëm këtu.…

Read More

Situata e zjarreve në territorin e bashkisë së Gramshit mbetet kritike dhe në zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa përhapja e flakëve ka zhvendosur rrezikun drejt vatrave të reja, duke rrezikuar seriozisht jetën, pronën dhe mjedisin natyror të banorëve të zonës. Pasditja dhe mbrëmja e kaluar kanë shënuar një përkeqësim të situatës, me vatra aktive të reja të regjistruara në fshatin Ermenj, në Njësinë Administrative Skënderbegas, si dhe në zonën e Teqes së Dushkut. Zjarret po përhapen me shpejtësi në një terren tepër të vështirë, për shkak të dendësisë së lartë të pyjeve dhe bimësisë së thatë,duke e bërë të vështirë ndërhyrjen…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të takohet sot me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer, në Downing Street, ka konfirmuar zyra e Kryeministrit. Ndërsa detajet zyrtare mbi agjendën e takimit janë të pakta, ky takim vjen në një moment kyç diplomatik, vetëm një ditë përpara një takimi ballë për ballë mes Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin në Alaskë. Bisedimet mes Zelenskyy dhe Starmer vijnë pas një telefonate të përbashkët dje mes liderëve evropianë dhe Presidentit amerikan. Gjatë bisedës, palët riafirmuan parimin thelbësor se “asnjë vendim nuk duhet të merret për Ukrainën pa Ukrainën.” Liderët theksuan se çdo hap drejt paqes…

Read More