Autor: TV News

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për forcat Komando, duke shtuar se ishin një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë zjarri është qetësuar plotësisht dhe situata është nën kontroll. “Një falënderim i posaçëm me mirënjohje për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, shkruan Rama. /vizionplus.tv

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri. Këtë herë kreu i qeverisë ka publikuar vetëm një video në Facebook, duke mos komentuar asgjë në këtë postim. Prej më shumë se një 1 muaj në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuare apo kanë vendosur shezlongë e çadra në zonat bregdetare në kundërshtim me ligjin.

Read More

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia është përshëndetur nga garat europiane për këtë sezon. Rrogozhinasit pësuan pas vazhdimeve nga ekipi slloven, Olimpija Ljubljana 2:4. Në ndeshjen e parë në Slloveni, ekipi shqiptar ishte mbajtur duke barazuar pa gola, shkruan Gazeta Express. Koha e rregullt u mbyll 2:2, teksa me një lojtar më pak, Egnatia arriti të barazonte dhe ta dërgonte ndeshjen në vazhdime. Por kaq ishte fuqia e tyre, pasi në 30 minutat shtesë pësuan dy gola të tjerë, duke u eliminuar në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Read More

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet në këto zona: Syri i Kaltër (Delvinë) – Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje edhe avioni italian “Canadair”. Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra në sipërfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore. Kuç (Himarë) – Zjarr në…

Read More

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 3:1 pas vazhdimeve ndaj Hajduk Split, ndonëse kishin pësuar në ndeshjen e parë 2:1 në Kroaci. Baton Zabergja realizoi për 1:0 në minutën e 14-të të ndeshjes, duke “çmendur” stadiumin “Air Albania”. Në minutën e 78-të, Hajduk Split mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Sanyang u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Përkundër kësaj, kroatët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 99-të nëpërmjet Karacic. Por, Qardaku dhe Hekuran Berisha me golat e tyre e vulosën fitoren…

Read More

Duke folur në ‘Fox News Radio’, Donald Trump u shfaq i bindur se Presidenti rus Vladimir Putin do të lëvizte drejt një marrëveshjeje. Siç vuri në dukje ai, kërcënimi i sanksioneve të reja kundër Rusisë ishte një faktor vendimtar në organizimin e takimit, duke theksuar se stimujt dhe sanksionet ekonomike janë “mjete shumë të fuqishme” në negociata. Presidenti amerikan sqaroi se takimi i nesërm do të përgatisë terrenin për një takim të dytë, i cili, siç tha ai, do të synojë “të arrijë një marrëveshje”. Megjithatë, ai shmangu dhënien e detajeve rreth përmbajtjes së një marrëveshjeje të mundshme ose llojit të stimujve…

Read More

Një ditë para takimit të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska, presidenti amerikan Donald Trump ka folur nga Zyra Ovale për pritshmëritë që ka nga ky dialog. I pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm t’i ofrojë Rusisë qasje në minerale të rralla tokësore si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump u përgjigj shkurt: “Do të shohim çfarë do të ndodhë, kemi një takim të rëndësishëm.” Ai shtoi: “Besoj se do të jetë shumë i rëndësishëm për Rusinë, por edhe për ne, sepse do të shpëtojmë shumë jetë njerëzish.” Sa i përket…

Read More

Të paturit e një lëkurë rrezatuese pa shpenzuar shumë para padyshim që është ëndrra e çdo femre. Miliona shpenzohen në të gjithë botën për kremra, serume dhe produkte të tjera që ju ‘premtojnë’ si rezultat një lëkurë të përsosur. Por, në vend t’i derdhni paratë pa kursim në produkte kozmetike, një ekip i ekspertëve amerikanë po i kërkon si femrave dhe meshkujve të përqëndrohen tek mënyra e të ushqyerit. Sipas tyre duhet përqafuar ideja se patja e një lëkure të bukur fillon në pjatën tuaj. Shona Wilkinson, dietologe apelon: “Shumë njerëz nuk bëjnë lidhjen në mes të asaj që hanë…

Read More

Ballkani e ka pësuar edhe golin e katërt nga Shamrock. Burke ka realizuar për 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati i përgjithshëm tashmë është 4 me 1. 67′ | It’s over! Congratulations to Shamrock Rovers. Shamrock Rovers ⚪️ [4]-0 🟠 Ballkani⚽ Burke | Agg: 4-1#UECL | #Ballkani | 🇮🇪🇽🇰 pic.twitter.com/lt4L4dZXT5 — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 14, 2025

Read More