Autor: TV News
Skuadrat shqiptare sonte luajnë ndeshjen e kthimit dhe synojnë të sigurojnë play-offin në garat e UEFA-s. Drita e Gjilanit luan në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj FCSB-së. Ndeshja e parë mes tyre ishte mbyllur me fitore të rumunëve me shifrat 3:2. Dinamo e Tiranës e pret në shtëpi Hajduk Splitin. Ndeshja e parë u mbyll me fitore minimale të kroatëve 2:1. Egnatia barazoi pa gola 0:0 në ndeshjen e parë ndaj Ljubljanas, kurse ndeshjen e kthimit e zhvillon në shtëpi. Kurse Ballkani me fitore minimale 1:0 ka udhëtuar në Irlandë, ku do të luajë ndaj Shamrock Rovers.
Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Gjenerali Eyal Zamir, tha se ushtria ka miratuar planet për të pushtuar Gazën. “Ne kemi miratuar planet për të pushtuar Gazën. Tani jemi në Liban dhe në të njëjtën kohë po operojmë në Siri, Jemen, Jude dhe Samari (Bregun Perëndimor) dhe po monitorojmë ngjarjet në Iran. Ne jemi në një luftë shumëfrontëshe” – tha ai. Ndërkohë, Izraeli është në bisedime me pesë vende – Indonezinë, Somalinë, Ugandën, Sudanin e Jugut dhe Libinë – në lidhje me zhvendosjen e mundshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës, raportuan mediat izraelite.
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli sot në konferencë për shtyp, ku foli për ndeshjen e nesërme kundër Hajduk Split, e vlefshme për turin e 3-të të UEFA Conference League. Mes të tjerash trajneri dinamovit theksoi rëndësinë e kësaj ndeshje, e cila vlen shumë për fatet e Dinamos në Europë, pa harruar kërkesën ndaj ekipit të tij, ekuilibrat në lojë: “Është një ndeshje më e vështirë se e para në Split. Arsyeja është se e nisim në disavantazh. Duhet të shkojmë drejt golit, por është shumë e vështitë. Ata kanë një skuadër të fortë, për këtë ka meritë stafi teknik,…
Gjykata kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për liri. Ish-Presidentit do t’i duhet të qëndrojë në arrest në burg, duke lënë në fuqi masën ndaj tij. Ndonëse SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve e dërgimin e çështjes, Presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg me vendim të gjyqtarit Erjon Çela. Ish-Presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare. /vizionplus.tv
Klubi i futbollit nga Bosna e Hercegovina “Podgrmeç” ka njoftuar nënshkrimin e kontrates me futbollistin 24-vjeçar, Besim Salihu. Futbollisti preshevar ka kaluar në skuadrën e BeH nga ekipi kosovar KF Kika. Përpara se të luante për Kika, Salihu ka qenë pjesë e disa klubeve si KF Rilindja, Shkumbini Peqin, KF Lugina dhe KF Turbina. Ai luan kryesisht në pozitën e mesfushorit qendror, me aftësi të hatashme edhe në krahun e majtë të sulmit, duke i ofruar trajnerit fleksibilitet në skemën taktike. Klubi i Podgrmeçit i ka uruar mirëseardhje lojtarit të ri, të cilin e ka cilësuar si vlerë e shtuar…
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, njofton se vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit në Delvinë. Rama shkruan se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë.Lexo edhe :Related Posts “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë”, shkruan Rama. /vizionplus.tv
PSG fiton trofeun e Superkupës së Evropës. Skaudra franceze triumfon pas penalltive ndaj Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati pas 90 minutave ishte 2 me 2, kurse në penallti, PSG fitoi me 4 me 3. /GazetaBlic Sport/ The post PSG e fiton trofeun e Superkupës së Evropës appeared first on GazetaBlic.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar mbi situatën shqetësuese të zjarreve që kanë përfshirë vendin. Në një konferencë për shtyp, ai tha se një qeveri e përgjegjshme do të kishte shpallur fatkeqësinë natyrore për zonat e prekura, ndërsa apelon edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Kjo është një emergjencë kombëtare dhe duhet përgjigjur si e tillë. Madje duhet të mblidhet dhe Këshilli i Sigurimit, por ai vijon ahengjet”, tha Berisha. Berisha dënon individët që kanë vënë zjarrin në disa zona, por bën përgjegjësi qeverinë për këtë situatë me devijimi i shpenzimeve të buxhetit të shtetit. “Po…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në postimin e tij Rama thekson se thekson se vëmendje në vazhdim kërkojnë vatrat në Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës. Sipas tij sot është një ditë sakrifice dhe krenarie ku strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin. Postimi i Ramës: 🔥Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që…
PSG fiton trofeun e Superkupës së Evropës. Skaudra franceze triumfon pas penalltive ndaj Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati pas 90 minutave ishte 2 me 2, kurse në penallti, PSG fitoi me 4 me 3. /GazetaBlic Sport/ The post PSG e fiton trofeun e Superkupës së Evropës appeared first on GazetaBlic.
