Autor: TV News
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri. “Është e trishtë të shohësh kaq shumë pemë, shtëpi dhe fshatra të tërë nën kërcënimin e zjarreve në Shqipëri”, theksoi Gonzato në një postim në rrjetet sociale. Ambasadori i BE falënderoi zjarrfikësit dhe ata që punojnë për të përballuar këtë emergjencë. “Një falënderim i madh shkon për zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po punojnë pa u lodhur për të përballuar këtë emergjencë”, theksoi Gonzato. Ai gjithashtu u shpreh krenar që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të BE treguan solidaritet në këtë moment…
Për të pestën ditë radhazi, prodhuesit e energjisë në Greqi kanë paguar për të furnizuar rrjetin elektrik gjatë disa orëve të ditës. Përfituesit kryesorë nga kjo situatë janë furnizuesit dhe industritë e mëdha. Këto rrethana të pazakonta kanë ardhur si rezultat i një kombinimi të rrezeve të nxehta të diellit, erërave të forta dhe kërkesës së ulët për energji në kulmin e sezonit të pushimeve. Fundjavën e kaluar, pagesa negative ka zgjatur për tetë orë në secilën ditë, me çmimin e një megavat-orë (MWh) që ka rënë në -12.92 euro. Përkundrazi, furnizuesit dhe industritë e rënda po paguhen për të…
Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. FCSB ka avantazhin me dy gola të realizuar, me rezultatin e përgjithshëm që është 2 me 4. /GazetaBlic Sport/
Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Maliq-Moglicë, në qarkun e Korçës, me pasojë dy të plagosur. Burime policore informuan se 43-vjeçari me inicialet A. D., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.“Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore. Policia Rrugore ka nisur veprimet për rastin dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Të paktën 46 persona vdiqën dhe më shumë se 200 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shiut të papritur dhe të rrëmbyeshëm në Kashmirin Indian, thanë zyrtarët të enjten, katastrofa e dytë e tillë në Himalaje në pak më shumë se një javë. Incidenti ndodhi në qytetin Chasoti të distriktit Kishtëar, një pikë ndalese në një rrugë të njohur pelegrinazhi. Kjo ndodh pak më shumë se një javë pasi një përmbytje e madhe dhe rrëshqitje balte përfshiu një fshat të tërë në shtetin himalajan të Uttarakhand. Përmbytja mori para një kuzhinë të komunitetit dhe një postë sigurie të ngritur në…
Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi në këtë shtet. Sipas një ligji kundërthënës të miratuar më 2015, por që rrallë ishte përdorur para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia mund të ndalojë organizatat e huaja që i konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare. Stafi i këtyre organizatave që shpallen “të padëshirueshme” rrezikojnë ndjekjen penale. Kremlini ka intensifikuar shtypjen e mediave të pavarura, fushatë që zgjat që një dekadë, pas dërgimit të trupave në Ukrainë në vitin 2022, duke miratuar…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga plazhi i Durrësit, ku duken shumë pushues duke shijuar detin. Në postimin e tij, Rama falënderon personin që i ka dërguar videon, duke mos i kursyer as ironitë. “Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi! Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama.
Bayern Munich ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh, plus bonuse, për sulmuesin gjerman Nick Woltemade. Megjithatë, Stuttgart e ka refuzuar menjëherë propozimin, pasi e vlerëson kartonin e lojtarit rreth 75 milionë euro. Woltemade, 22 vjeç, është një nga emrat më të spikatur të gjeneratës së re gjermane. Ai u transferua te Stuttgart në verën e kaluar nga Werder Bremen dhe ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë, duke u bërë një nga protagonistët kryesorë të suksesit të skuadrës në Bundesligë. Sulmuesi, i cili luan edhe si mesfushor ofensiv, është i njohur për teknikën e lartë, shikimin e…
Skuadra e Dritës e zhvillon sonte ndeshjen kthyese ndaj FCSB në Europa League. Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:00, me ‘Intelektualët’ që synojnë përmbysjen e madhe të rezultatit, shkruan GazetaBlic Sport. Mbështetja do të jetë e madhe për Dritën nga tribunat, e cila synon triumfin dhe kalimin tutje në ‘Play-Off’ të Europa League. Ja formacioni zyrtar: Drita: Maloku, Bejtullai, Ovouka, Krasniqi, Sheji, Broja, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Tusha, Manaj /GazetaBlic Sport/
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka pritur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e së enjtes në Doëning Street. Ata shtrënguan duar me njëri tjetrin në prani të kamerave. Takimi vjen në një kohë kur Evropa po përgatitet për rezultatet e takimit historic të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ditën e premte. Diskutimet mes Starmer dhe Zelenskyt pritet të mbahen në një kohë kur një ditë më parë kryeministri britanik tha se vendi i tij është i gatshëm që ta “rrisë trysninë” ndaj Rusisë, nëse është e nevojshme. Gjatë një telefonate të…
