Autor: TV News
Liderët e BE, kryeministri britanik, presidenti Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATo-së, Mark Rutte, zhvilluan një takim me presidentin e SHBA, Donald Trump në Uashington, ku diskutuan për gjejen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Më herët presidenti trump zhvilloi një takim me presidentin Zelensky, ku ju ëprgjigjën fillimisht pyetjeve të gazetarëve dhe më aps zhvilluan një bisedë kokë më kokë. Në takimin shumëpalësh. Presidenti Zelensky e cilësoi të suksesshëm dhe shumë të rëndësishëm bisedën me presidentin Trump, për gjetjen e rrugës së paqes. Ai theksoi se në këtë takim pati një bisedë mbi garancitë…
Luka Modric ka falënderuar tifozët e Milanit për pritjen e ngrohtë në San Siro. Të dielën, skuadra e Massimiliano Allegrit mposhti Barin 2-0 në raundin e parë të Kupës së Italisë. Modric luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare për Milanin pasi u bashkua nga Real Madridi. Ai hyri në fushë në minutën e 66-të, duke zëvendësuar Samuele Riccin. “Shtëpia ime e re! Falënderime të përzemërta për të gjithë mbështetësit e Milanit për mikpritjen dhe dashurinë e mrekullueshme që më treguan dje në San Siro. Shihemi të shtunën!” shkroi Luka Modric pas ndeshjes. /GazetaBlic Sport
Sherri për parkimin degjeneron në dhunë, dy vëllezërit plagosin rëndë nënë e bir në Sarandë – faxweb
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi në dhunë fizike. Dy vëllezër, Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, u vunë në pranga pasi akuzohen për plagosjen e rëndë të një nëne dhe të birit të saj. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, ku pas një sherri në të cilin u përfshinë të paktën 6 persona, nënë e bir, N. A. dhe E. A., u sulmuan me grushte, shkopinj dhe sende të forta. Të dy u transportuan me urgjencë drejt Spitalit…
Katër ditë pas takimit me Vladimir Putin në Alaska, presidenti Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, për të diskutuar mbi zgjidhjen për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. Gjatë takimit me Zelenskyn para gazetarëve, trump tha se menjëherë pas këtij takimi dhe atij me liderët e BE, do të zhvillojë një tjetër bisedë me presidentin Putin përmes telefonit. “Ai po pret telefonatën time sapo të përfundojmë këtë takim,” tha Trump. Ai shtoi se mund të ketë ose jo një takim trilateral. Nëse nuk ndodh, luftimet do të vazhdojnë, ndërsa nëse realizohet, presidenti…
Tottenham ka njoftuar zyrtarisht përmes faqes së saj zyrtare të internetit rinovimin e kontratës së mbrojtësit argjentinas Cristian Romero. Romero iu bashkua Tottenham në gusht 2021 në huazim nga klubi italian Atalanta, përpara se të nënshkruante kontratë të përhershme me ekipin sezonin pasardhës. Romero u emërua kapiten i ekipit para ndeshjes së Superkupës UEFA, dhe ai ka shërbyer gjithashtu si zv/kapiten së bashku me James Maddison që nga gushti 2023. Lojtari pati një sezon të shkëlqyer në Premier League, duke marrë pjesë në 33 ndeshje dhe duke shënuar 5 gola. Edhe pse klubi nuk e ka njoftuar kohëzgjatjen e kontratës…
Sirena sulmesh ajrore dëgjohen në Kiev, pak para takimit të Donald Trump me Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Kjo situatë konfirmon vështirësitë që përjetojnë ukrainasit ndërsa negociatat vazhdojnë. Ukrainasit do të thoshin se asnjë nga këto nuk e përmirëson situatën që po përjetojnë, pasi ata vazhdojnë të përballen me bombardime dhe sulme me dronë çdo natë, siç raportohet nga Sky News. Kievi është kursyer nga sulmet ajrore ditët e fundit, ndoshta sepse Vladimir Putin dëshiron të shmangë dhënien e përshtypjes se po sulmon kryeqytetin ukrainas gjatë diskutimeve të tilla diplomatike delikate.
Ka nisur takimi mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymir Zelensky në Zyrën Ovale, ku po ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Në fjalën e tij Trump falenderoi Zelenskyn se që ishte sot në SHBA dhe tha se “po bëhet përparim” për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Trump tha se takimi me Putin shkoi shumë mirë, dhe ka një mundësi shumë të madhe që të dalë një mundësi e mirë prej saj,. Kujtojmë se në SHBA janë edhe 7 liderë europianë të cilët pritet të takohen pas pak me Trump dhe Zlelensky.
AS Roma ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Mallorcën për transferimin e Marash Kumbulla-s. Marrëveshja mes palëve është një huazim me mundësi blerjeje. Kumbulla iu bashkua Romës nga Hellas Verona në verën e vitit 2020. Mbrojtësi ka pasur 68 paraqitje me Romën, duke shënuar katër gola dhe duke luajtur në Ligën e Konferencës UEFA në vitin 2022, të cilën ekipi e fitoi. Ai tani do bashkohet me Muriqin tek skuadra simpatike spanjolle. /GazetaBlic Sport
Një 47-vjeçar shqiptar humbi jetën në Sant’Olcese, Itali, pasi të shtënat nga policia mund të kenë shkaktuar arrest kardiak tek burri. Sipas mediave të huaja, dy oficerë janë vënë nën hetim. Karabinierët u thirrën nga fqinjët e burrit, të cilët kishin dëgjuar britma dhe zhurma të forta që vinin nga apartamenti. Dy makina patrullimi mbërritën në vendngjarje dhe e gjetën burrin 47-vjeçar në një gjendje shumë të shqetësuar dhe të dehur. Në atë moment, njëri nga oficerët qëlloi me një armë elektrike, e cila i preku si burrin ashtu edhe një koleg. Më pas u qëllua edhe një e shtënë e dytë, por as kjo…
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Hamas ka pranuar një propozim për marrëveshje armëpushimi të paraqitur një ditë më parë, sipas mediave ndërkombëtare dhe izraelite. Raportohet se Hamas u tha ndërmjetësve se miraton propozimin e fundit për armëpushim në Gaza, sipas mediave ndërkombëtare dhe izraelite, duke cituar zyrtarë të Hamasit. Mediat izraelite raportojnë se propozimi i fundit iu paraqit grupit militant një ditë më parë dhe ishte një version i rishikuar i përgjigjes së fundit të Hamasit, i cili përfshinte një marrëveshje kornizë për një armëpushim 60-ditor dhe një lirim me dy hapa të pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Ndërmjetësuesit…
