Autor: TV News
Santosi pësoi një humbje të thellë 0-6 ndaj Vasco da Gamës në ligën braziliane, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin Vila Belmiro. Ky rezultat shënoi humbjen më të madhe në karrierën e Neymar Jr, i cili nuk kishte humbur më parë me një diferencë të tillë. Ylli i ndeshjes ishte Filipe Coutinho, i cili shënoi dy gola dhe kontribuoi në një mbrëmje të vështirë për vendasit. Nejmar, i cili po përballet me rikthimin në formë pas një periudhe lëndimesh, nuk mundi të reagonte ndaj rezultatit dhe u shfaq i tronditur në fund të takimit. “Është një humbje e turpshme.…
Vijojnë sulmet ruse me dron në qytetin lindor të Ukrainës, në Kharkiv edhe pas takimit Trump-Putin. Si pasojë 4 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën. Sulmi vjen disa orë para takimit të paralajmëruar mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit Ukrainas Volodymir Zelenksy në Uashington. Edhe më herët Kharkiv ishte goditur me raketa balistike duke lënë të plagosur 11 persona. /vizionplus.tv
Neymar nuk kurseu fjalët kur dha vlerësimin e tij për performancën e shokëve të skuadrës pas humbjes 6-0 të Santos ndaj Vasco Da Gama të dielën. Neymar u rikthye te klubi i fëmijërisë së tij në janar të këtij viti, pasi më parë kishte ikur për te Barcelona në vitin 2013. Kthimi i brazilianit te Santos u prit me shumë entuziazëm, por gjërat nuk kanë shkuar aq mirë sa sulmuesi kishte parashikuar pas transferimit nga Al Hilal. Në 11 ndeshjet e tij të kampionatit që nga transferimi, Neymar ka shënuar tre gola dhe nuk ka dhënë asnjë asistim, ndërsa skuadra…
Media prestigjioze britanike The Telegraph ka raportuar për klanin shqiptar Çelaj–Çopja, një nga organizatat më të fuqishme kriminale në Europë, i cili u godit nga SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Ky grup kishte arritur të ndikonte drejtpërdrejt çmimin e kokainës në kontinent, duke kontrolluar trafikun nga Amerika Latine drejt porteve të Bashkimit Europian dhe duke pastruar fitimet kolosale përmes një rrjeti të gjerë pronash, resortesh dhe biznesesh luksoze. Organizata drejtohej nga Franc Çopja, 33 vjeç, i njohur si “truri logjistik” i operacioneve, dhe Ervis Çela, 41 vjeç, i cili merrej me financat dhe pastrimin e parave. Dy bosët kishin…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në një takim që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes të shtetit të tij, edhe pse Trump duket se e ngarkoi Zelenskyn me barrën që t’i japë fund luftës me Rusinë. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump në Truth Social në një sërë postimesh mbrëmjen e 17 gushtit, vetëm disa orë para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë. Trump, i cili ka…
Elita e futbollit të Kosovës, vazhdon sot pasdite me duelin mes Gjilanit dhe Ballkanit. Gjilanasit dhe skuadra nga Suhareka do të përballen në Gjilan, në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani ka qenë një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror dhe pritet një duel i fortë ndaj Ballkanit. Të dy ekipet synojnë ta nisin me fitore edicioni e ri, sezon që pritet të jetë i ‘nxehtë’. Përballja mes Gjilanit dhe Ballkanit fillon në orën 16:30.
Ish- kryeministri Sali Berisha sot është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje. Ai denoncon një skandal ku brenda këtij institucioni janë persona që bashkëpunojnë me krimin e organizuar, duke përmendur rastin kur ka parë Elvis Doçin duke dekoruar Altin Troplinin si “president nderi” të kartelit kriminal. Berisha thekson se kjo tregon lidhjet e ngushta mes drejtësisë dhe krimit dhe u bën thirrje medias të mos bien pre e dezinformatave nga SPAK-u. Deklarata e plote: Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte…
Adri dhe Iliriana, çifti shumë i dashur për publikun që rrëmbeu zemrat gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Të dy artistë në fushën e muzikës, ata po shkëlqejnë jo vetëm si çift, por edhe si bashkëpunëtorë në skenë. Performancat e tyre, sidomos gjatë sezonit veror në dasma dhe evente të ndryshme, janë mirëpritur ngrohtësisht nga publiku. Së fundmi, dyshja ndanë një video nga një nga performancat e tyre në Instagram, e cila mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. Ndër to, ra në sy edhe një koment komik nga një ndjekës…
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se Pekini po bëhet “gjithnjë e më agresiv”. “Kina kërcënon vazhdimisht, pak a shumë haptazi, për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së dhe zhvendosjes së kufijve në favor të saj”, tha ministri Johann Wadephul gjatë qëndrimit në Japoni, duke përmendur sjelljen e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës. “Çdo përshkallëzim në këtë qendër të ndjeshme të tregtisë ndërkombëtare do të kishte pasoja serioze për sigurinë globale dhe…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 10% gjatë periudhës janar–qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuas statistikave, në 6-mujorin e parë të këtij viti janë eksportuar 265 906 tonë prokukte bujqësore kundrejt 242 656 tonëve që eksportuan në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas ministres, kjo rritje dëshmon forcimin e vazhdueshëm të sektorit bujqësor, përmirësimin e standardeve të prodhimit dhe përkushtimin e fermerëve vendas për të ofruar produkte konkurruese në tregjet ndërkombëtare. “Prodhimet “Made in…
