Autor: TV News
Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Gjilani – Ballkani. Skuadra e Gjilanit shkoi në pushim me avantazhin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport. Aganspahic realizoi golin e vetëm në 45 minutat e parë, kur pas gjysmë ore lojë shënoi nga pika e penalltisë. Ballkani kishte disa mundësi shënimi, por Vokli Laroshi priti goditjet e Serebes dhe Kryeziut. /GazetaBlic Sport
Mesazhi i tretë i Donald Trump nëpërmjet Truth Social, përpara takimit të shumëpritur me Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë, ishte i qartë! “Në gjashtë muajt e fundit, kam zgjidhur 6 luftëra, njëra prej të cilave mund të kishte shkaktuar një katastrofë bërthamore. Megjithatë, më duhet të dëgjoj Wall Street Journal dhe shumë të tjerë, të cilët realisht nuk kanë asnjë ide, të më thonë se çfarë po bëj gabim në situatën Rusi/Ukrainë, e cila është lufta e fshehtë e Joe Biden, jo e imja. Personalisht, jam këtu për ta ndaluar atë, jo për ta çuar më…
Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet vetë në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara. Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut rigjenerohen në katër muaj. Çdo ditë, trupi shkarkon plot 50 miliardë qeliza. Kjo aftësi e mrekullueshme rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e shumë kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve. Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë të ashtuquajturës Mjekësi Rigjeneruese e cila synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup dhe duke garantuar shëndetin. Mjekësia Rigjeneruese bazohet gjithashtu tek një regjim i shëndetshëm ushqimor falë të…
“Në bazë të vendimit: me 6 vota për dhe 1 kundër, urdhërohet Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës të miratuar më 8 prill 2025 dhe, në përputhje me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit. Kandidati/ja do të zgjidhet përmes votimit të hapur, i cili mund të përsëritet deri në tre herë për të njëjtin emër”, thuhet në aktgjykimin e publikuar sot. Po ashtu, Kushtetuesja…
Skuadra e Dritës të enjten luan ndeshjen historike ndaj Differdange 03 në “Play Off”. Drita dhe Differdange ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport. Biletat për këtë duel dalin në shitje sonte nga ora 19:00 para Teatrit të Qytetit në Gjilan, teksa ditën e ndeshjes shiten edhe tek stadiumi “Fadil Vokrri”. Ja njoftimi i klubit: “FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e Play Off të UEFA Conference League mes FC DRITA dhe FC Differdange 03 do të dalin në shitje nga sot (e hënë), në mënyrë fizike, nga ora 19:00 para Teatrit të Qytetit.Gjithashtu,…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, për një diskutim që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes të shtetit të tij, edhe pse Trump duket se e ngarkoi Zelenskyn me barrën që t’i japë fund luftës me Rusinë. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, tha Trump. Presidenti amerikan gjithashtu përjashtoi mundësinë e lejimit të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n ose për të rimarrë Krimenë e pushtuar nga Rusia. “Kujtoni si filloi.…
Sherret mes dy familjeve në Fier përfundojnë me vrasjen e qenit të një prej tyre, duke e çuar konfliktin deri në përleshje fizike, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e Policisë për të mos lejuar rëndimin e situatës në tragjedi. Dy familjet kanë qenë të afërta me njëra-tjetrën, teksa pronari 55-vjeçar i kafshës shtëpiake, së bashku me një të afërmin e tij, pas këtij krimi ka sulmuar autorin 62-vjeçar, duke e goditur me grushte. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 62 vjeç, I. Ll., 55…
Në kohën kur priten bisedime mes kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky në Uashington, Rusia nuk i ka ndalur sulmet ajrore. Si pasojë të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur në Kharkiv nga një goditje me dron në një ndërtesë pesëkatëshe banimi. Ndërsa në Zaporizhia 3 civilë u vranë, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar. Rusia po ashtu sulmoi edhe rajonin jugor të Odesës, duke shkaktuar zjarr në një fabrikë karburantesh. Sipas Presidentit Zelensky, rusët po vrasin qëllimisht njerëz, veçanërisht fëmijë, për të dëmtuar procesin e negociatave. /vizionplus.tv
Vendet evropiane janë të përgatitura të vendosin 50.000 trupa tokësore në Ukrainë nëse arrihet një armëpushim, raportoi e përditshmja finlandeze Iltalehti, duke cituar burime të politikës së jashtme dhe të sigurisë, transmeton Anadolu. Në lajm thuhet se është hartuar tashmë një plan operativ për të dërguar një forcë të tërë ushtarake, të komanduar nga një gjeneral perëndimor, si pjesë e një garancie sigurie për Kievin. Vendosja e trupave do të kryhet nën “Koalicionin e të Gatshmëve”, të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Prania e 50.000 ushtarëve perëndimorë do të shërbente si një pengesë, tha lajmi, duke parandaluar në…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Këlcyrë ku një 37-vjeçar është gjendur pa shenja jete në banesën e dajës së tij. Dyshohet se viktima është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit. Njoftim i Policisë: Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.…
