Autor: TV News
Napoli po kërkon një qendërsulmues të ri për të zëvendësuar të dëmtuarin Romelu Lukaku, dhe Partenopeit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Rasmus Hojlund, raporton Football Italia. Napoli do të jetë pa Romelu Lukaku për disa muaj pasi konfirmoi dëmtimin që ai pësoi gjatë ndeshjes miqësore me Olympiacosin javën e kaluar. Lojtari i kombëtares daneze ka qenë subjekt i interesit të Milanit për disa javë, pasi Massimiliano Allegri dhe skuadra e tij kërkojnë një sulmues të ri për të konkurruar me Santiago Gimenez. Rossonerët po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e nënshkrimit të Dusan Vlahovic nga…
Ka nisur takimi mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe liderëve europianë, ku i pranishëm është edhe presizenti ukrainas Volodymir Zelensky. Zgjidhja për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, ka bashkuar këtë të hënë në Uashington liderët e BE dhe presidentin e SHBA. I pranishëm në takim është edhe Sekretari i NATO-s, Mark Rutte. Kujtojmë që më herët u zhvillua një takim kokë më kokë mes Trump dhe Zelensky-t.
Kryeministri Edi Rama ka postuar nëj tjetër video ngna vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Në postimin e tij Rama shkruan se: “Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”. Postimi i Ramës: Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit” – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal🫣🖐️ Kujtojmë që aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në fund të muajit korrik, por që prej 1 gushtit…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyn, zhvilloi një takim me liderët e BE të cilët ndodhen në Uashington. Trump theksoi se samiti i së premtes në Alaskë me Putinin i ka forcuar bindjen se paqja është e arritshme. Në një “hap domethënës”, Putin ra dakord që Rusia të pranojë garanci sigurie për Ukrainën, tha Trump. Ky është një nga “pikat kyçe” që do të shqyrtohen në takim. Ai shtoi se do të diskutohet “kush çfarë do të bëjë, në thelb”. Ai u shpreh optimist se grupi mund të arrijë një marrëveshje që do të…
Ka përfunduar finalja e Cincinnatit mes Alcaraz dhe Sinner. Carlos Alcaraz e ka fituar finalen e madhe, pasi Sinner u tërhoq në ‘gamen’ e fundit të setit të parë, shkruan GazetaBlic Sport. Tenisti spanjoll ishte duke e turpëruar italianin, me rezultatin 0-5, kur Sinner vendosi të tërhiqej. Pas tërheqjes së Sinner, Alcaraz u shpall kampion i Cincinnatit. /GazetaBlic Sport
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës një të mesditës së sotme, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë me viktima 3 shtetas shqiptarë. Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina pak para stacionit të Iasmës ku paguhen taksat e rrugës. Dy automjetet me pasagjerë kanë ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar, ndërsa kamioni nuk ka mundur të frenojë për arsye ende të panjohura dhe është përplasur me to. Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda, ndërsa automjeti i tretë mbante katër persona të tjerë, të cilët…
Hiperglicemia është e zakonshme tek njerëzit me diabet, dhe nëse sheqeri i lartë në gjak nuk trajtohet për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë nervat, enët e gjakut, indet dhe organet. Hiperglicemia e rëndë mund të çojë gjithashtu në një ndërlikim akut, të rëndë dhe kërcënues për jetën, ketoacidozë, veçanërisht tek njerëzit me diabet që marrin insulinë ose tek njerëzit që nuk janë diagnostikuar me diabet të tipit 1. Sheqer i lartë në gjak pa diabet Kushdo mund të përjetojë glukozë të lartë në gjak, madje edhe njerëzit që nuk kanë diabet dhe efekti nganjëherë quhet “sulm ndaj sheqerit”.…
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky pas takimit që pati kokë më kokë me presidentin e SHBA Donald Trump, deklaroi në takimin e përbashkët me liderët e BE se çdo gjë kishte shkaur mjaft mirë. Ai theksoi se të gjithë duan t’i japin fund kësaj lufte. “Ne të gjithë duam t’i japim fund kësaj lufte. Folëm për këtë dhe do të vazhdojmë të flasim për garancitë e sigurisë, që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë, së bashku me përpjekjet për të sjellë në shtëpi fëmijët tanë, por edhe ushtarët, civilët e gazetarët që ndodhen në burgje“, u shpreh Zelensky.
Atalanta njoftoi se ka finalizuar marrëveshjen për të nënshkruar me lojtarin polak Nikola Zalewski nga Interi. Sipas raportimeve, transferimi u finalizua për rreth 17 milionë euro, vetëm dy muaj pasi 23-vjeçari u ble përgjithmonë nga Nerazzurrët pas huazimit të tij gjashtëmujor nga Roma. Në një deklaratë në faqen zyrtare, La Dea i uroi mirëseardhje lojtarit të kombëtares polake, “duke i uruar shumë suksese, si personalisht ashtu edhe si ekip”. /GazetaBlic Sport
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg, në Uashington, pak përpara takimit me Donald Trump dhe liderë europianë. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se “Rusia mund të detyrohet drejt paqes vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka këtë forcë”. Ai falënderoi Kellogg për takimin dhe shtoi se Ukraina është “e gatshme të vazhdojë të punojë me përkushtim maksimal për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar siguri të qëndrueshme”. “Duhet të veprojmë saktë që paqja të bëhet realitet. Kur flitet për paqe për një vend…
