Autor: TV News

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i pranishëm në takimin mes liderëve të BE dhe presidentit Donald Trump, theksoi se po punohet për një armëpushim. Ai shtoi gjithashtu se mbi Rusinë po ushtrohet presion. “Po përpiqemi të punojmë drejt një armëpushimi, po ushtrojmë presion mbi Rusinë, do të doja ta shihja këtë duke filluar në takimin e ardhshëm”, tha Merz.

Read More

Shoferët që kalonin Urën San Giuliano, pranë Raddazzo, Catania në Siçili, ishin në rrezik të madh kur pjesë të strukturës filluan të shkëputeshin dhe të shembeshin. Pamjet, të cilat kapin copa betoni dhe dheu që bien në boshllëk, ndërsa automjetet ende lëviznin në urë, janë te frikshme. Falë reagimit në kohë të shoferëve, më e keqja u shmang, pasi trafiku u ndal menjëherë dhe nuk pati të lënduar. Ura u mbyll dhe po punohet për restaurimin e saj. Videoja e publikuar nxjerr në pah gjendjen e keqe të infrastrukturës në Itali, e cila prej kohësh konsiderohej problematike dhe u përkeqësua…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte i pranishëm në tryezën e dialogut mes liderve të BE, presidentit Trump dhe Zelensky ku u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Në fjalën etij Rutte tha se duhet që të ndalohet shkatërrimi i Ukrainës. “Nëse i luajmë kartat tona siç duhet, mund ta ndalojmë shkatërrimin e Ukrainës”, tha ai.

Read More

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin. Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kërkesat e…

Read More

Mediumi brazilian “Globo” zbuloi se trajneri Carlo Ancelotti, trajneri kryesor i ekipit kombëtar brazilian, ka vendosur të mos e thërrasë Vinicius Junior gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar. Ekipi kombëtar brazilian do të luajë dy ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Kilit dhe Bolivisë më 9 dhe 10 shtator, përkatësisht. Sipas mediumit, Ancelotti preferoi t’i jepte yllit të Real Madridit pushim për të lehtësuar presionin fizik mbi të, veçanërisht me intensitetin e ndeshjeve që ai po përgatit të përballet këtë sezon, si me klubin e tij ashtu edhe me ekipin kombëtar. Burimi sqaroi se Vinicius nuk do të…

Read More

Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit shumëpalësh me Presidentin Donald Trump. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën. Ai u prit nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley. Së bashku me Rutte-n, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrin pjesë të gjithë në takimet me Trump sot.

Read More

Mbrojtësi kosovar, Ardi Musliu u largua nga Vushtrria pas vetëm pak ditësh qëndrimi tek klubi i Armend Dallkut. Musliu ka njoftuar largimin nga klubi kosovar, e ndër tjerash akuzon edhe ata për pabesi dhe joprofesionalizëm, shkruan GazetaBlic Sport. Më poshtë keni njoftimin e tij në rrjetin social, Facebook. Ja postimi i Musliut (pa ndërhyrje): “Pas nje kohe jo te gjate qendrimi te FC Vushtrria kam vendosur te largohem,nje largim qe nuk e kam deshiruar e as menduar ne kete kohe dhe ne keto momente. Largohem nga nje klub qe kam menduar qe ka persona te ndergjegjeshum dhe profesional po aty…

Read More

Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në fshatin Dvoran të Korçës dolën këtë të hënë përpara Gjykatës së Rrethit. Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Aleks Qiqi, i cili plagosi një 27-vjeçar në fshatin Dvoran të Korçës. Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë për Qiqin, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues. Seanca për caktimin e masës është zhvilluar në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, për shkak se autori ndodhet ende nën kujdes mjekësor pas ngjarjes. Ekspertiza mjeko ligjore ka konkluduar se…

Read More