Autor: TV News
Pas më shumë se tre dekadash kërkesa të vazhdueshme nga banorët, më në fund është përfunduar asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Vehçan me qytetin e Librazhdit. Segmenti prej 3.3 kilometrash, i cili prej vitesh kishte qenë një burim shqetësimi dhe izolimi për komunitetin, tashmë është kthyer në një aks funksional dhe të sigurt për qarkullim. Banorët e fshatit e kujtojnë me trishtim kohën kur mungesa e infrastrukturës i detyronte të përballeshin me vështirësi të mëdha, sidomos në raste emergjencash shëndetësore apo gjatë dimrit. Asfaltimi i kësaj rruge ka sjellë një ndryshim të ndjeshëm në jetën e përditshme të komunitetit…
Presidenti i SHBA-Donald Trump ka akuzuar sërish paraardhësin e tij, Jo Biden, si personin që nuk lejoi Ukrianën të kundërsulmojë Rusinë, por vetëm të mbrohet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Trump e krahason Ukrainën me një skuadër sportive të shkëlqyer, e cila sipas tij ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë në sulm”. “Është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e pushtuesit. Është njësoj si një skuadër e madhe sportive që ka një mbrojtje fantastike, por nuk i lejohet të luajë në sulm. Nuk ka asnjë shans…
Një gjykatë apeli ka rrëzuar një gjobë prej 500 milionë dollarësh (rreth 372 milionë paund) që Presidenti Donald Trump ishte urdhëruar të paguante vitin e kaluar në një gjyq civil për mashtrim në Nju Jork. Gjykatësi Arthur Engoron kishte vendosur që Trump të paguante këtë shumë pasi kishte rritur në mënyrë të konsiderueshme vlerën e pasurive të Organizatës Trump, me qëllim për të siguruar kushte më të favorshme për kredi. Në vendimin e tyre, gjyqtarët e Divizionit të Apelit të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut thanë se, megjithëse Trump ishte përgjegjës për mashtrim, gjoba prej gati gjysmë miliardë dollarësh ishte…
Skuadra suedeze, Hacken luan sot në “Play Off” të Conference League ndaj ekipit rumun, Cluj. Kjo ndeshje zhvillohet në Suedi me fillim nga ora 19:00. Etrit Berisha, portieri shqiptar starton për Hacken, kurse Meriton Korenica e Lindon Emërllahu poashtu janë në përbërjen fillestare në ekipin rumun. Ja formacionet zyrtare: Häcken: Berisha – Lindberg, Lode, Samuelsson, Lundqvist – Rygaard, Gustafson, Andersen – Svanbäck, Brusberg, Layouni Cluj: Hindrich – Bosec, Sinyan, Ilie, Camora – Emërllahu, Keita, Korenica – Cordera, Munteanu, Nkololo /GazetaBlic SPORT
Vitet e fundit, zona e Hamallajt ka përjetuar një rritje të ndjeshme të frekuentimit nga turistë vendas dhe të huaj, duke u shndërruar nga një destinacion i qetë bregdetar në një pikë të rëndësishme të hartës turistike shqiptare. Afërsia me kryeqytetin dhe Durrësin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, si dhe prezenca e projekteve moderne rezidenciale, kanë kontribuar që Hamallaj të vendoset në qendër të vëmendjes si shembull i zhvillimit të qëndrueshëm turistik në bregdetin shqiptar. Ky zhvillim nuk është vetëm një proces lokal, por pjesë e një transformimi më të gjerë të tregut turistik, ku bregdeti po bëhet gjithnjë e më…
Numri i fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja në Rripin e Gazës është trefishuar që nga marsi, tha të mërkurën një agjenci e Kombeve të Bashkuara. Pothuajse një në tre fëmijë në Qytetin e Gazës është i kequshqyer, tha Philippe Lazzarini, komisioner i përgjithshëm i Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), në platformën X. 🚨Alarming new data from @UNRWA clinics in #Gaza: Since March, nearly 100,000 children under the age of 5 screened by @UNRWA ➡️ In less than 6 months, child malnutrition tripled across the Gaza Strip. ➡️ In Gaza City, nearly 1 in every…
Harry Maguire ka pranuar se dëshiron të qëndrojë te Manchester United dhe ka lënë të kuptohet se do të ketë bisedime për të ardhmen e tij në muajt në vijim. Në një intervistë me BBC-në, mbrojtësi zbuloi se gjatë verës pati interes nga klube të tjera, por klubi shpejt hoqi dorë nga çdo mundësi transferimi. “Vitin e kaluar klauzola ishte në duart e tyre – nuk kishte asnjë mundësi për mua. Ata thjesht e aktivizuan dhe kontrata u zgjat. Këtë verë klubi e bëri të qartë se nuk mund të largohesha në asnjë rrethanë. Dy klube kërkuan, por morën një…
Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me Recep Tayyip Erdogan, ku në fokus ishin Ukraina dhe situata në Lindjen e Mesme .Siç theksoi presidenti francez, ai i përsëriti homologut të tij turk dëshirën e tij për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Postimi i detajuar i Emmanuel Macron: “Sapo përfundova bisedën time me Presidentin Erdogan mbi situatën ndërkombëtare. Para së gjithash, ne ndajmë qëllimin për t’i dhënë fund luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Kjo duhet të kalojë përmes ndërprerjes së armiqësive dhe vendosjes së garancive të forta të sigurisë për Ukrainën. Falënderoj Turqinë për bashkëpunimin shumë të mirë për këtë çështje,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duket se ka bërë një hap pas në lidhje me negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për ndalimin e luftës. Sipas zyrtarëve të administratës, presidenti amerikan synon t’ua lerë dy vendeve organizimin e një takimi mes liderëve të tyre pa luajtur vetë një rol direkt për momentin. Sipas mediave të huaja, Trump u ka thënë këshilltarëve ditët e fundit se ai synon të organizojë një samit trepalësh me dy kreret e shteteve, Putin dhe Zelenskyn vetëm pasi ata të kenë zhvilluar fillimisht një takim mes tyre. Edhe në një bisedë telefonike në një emission…
Dashi Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni për më vonë. Mund të përballeni me çdo gjë. Udhëtimet janë gjithashtu mjaft të favorshme. Demi Do të ketë një rritje ekonomike, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bëni një blerje të rëndësishme, bëni mirë që ta shtyni për pak më vonë. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mund të gjeni një marrëveshje edhe për personin që ju intereson. Atmosfera mund të jetë mjaft harmonike për raportet në çift. Binjakët Nëse jeni…
